Shqetesimet ne Krye
Anetaret e qeverise provizore te Kosoves jane te nxehur me refuzimin nga ana e komunitetit nderkombetar per tu dhene atyre qofte edhe nje legjitimitet te perkoheshem.
Shqetesimet ne Krye
Anetaret e qeverise provizore te Kosoves jane te nxehur me refuzimin nga ana e komunitetit nderkombetar per tu dhene atyre qofte edhe nje legjitimitet te perkoheshem.
Ndersa OKB po perpiqet me veshtiresi te krijoje nje ekip per te administruar Kosoven, Shqiptaret e provinces e kane tashme nje qeveri provizore, megjithese komuniteti nderkombetar duket se nuk e njeh ate.
E krijuar mbi bazen e nje marreveshjeje zoterinjsh te arritur ne perfundim te bisedimeve te Rambouillet, sipas se ciles te gjithe grupet politike duhet te perfshiheshin dhe kryeministri do te ishte perfaqesues i Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK), qeveria e perkoheshme fulloi punen menjehere pas fillimit te bombardimeve te NATO-s kunder Jugosllavise.
Kryeministri Hashim Thaci dhe kabineti i tij jane vendosur ne nje ndertese ne sheshin kryesor te Prishtines, e cila dhjete vjet me pare njihej si Dhoma Ekonomike e Kosoves, se bashku me ndihmesit e tyre, keshilltaret, sekretaret dhe rojet e trupit.
Ne Rambouillet, komuniteti nderkombetar e mirepriti krijimin e saj dhe e konsideroi ate si nje hap drejt bashkimit te fraksioneve te shumta Shqiptare ne Kosove. Tani, qendrimet e komunitetit nderkombetar duket se kane ndryshuar.
“Hashim Thaci nuk konsiderohet si kryeminister ne misionet diplomatike ketu. Ai shihet si udheheqes i UCK-se,” thote nje diplomat perendimor. “E ashtuquajtura qeveri provizore e Kosoves po diskutohet, sepse ata jane nje faktor i rendesishem ne terren, ndersa faktoret e tjere, si LDK [partia politike e Ibrahim Rugoves], jane te paqarta.”
Sipas burimeve diplomatike te cilat nuk deshirojne te identifikohen, komuniteti nderkombetar po e konsideron Keshillin Tranzitor te Kosoves - nje organizem i krijuar nga OKB i cili perfshin nga dy perfaqesues te seciles parti politike apo fraksion Shqiptar, dy politikane te pavarur Shqiptar dhe perfaqesues te Serbeve dhe Turqve - si partnerin kryesor lokal te tij, ne vend te qeverise provizore te Thacit.
Per me teper, OKB mendon te perdore kete organizem per qellime konsultuese per te kuptuar ndjenjat e opinionit publik, dhe jo per te marre vendimet.
Ky qendrim i bezdis se tepermi udheheqesit e rinj te mundeshem te Kosoves ne qeverine e provizore.
“Ne po perpiqemi te imponohemi me te gjitha mjetet politike dhe metodat demokratike. Ne po perpiqemi te tregojme se edhe ne mund te qeverisim,” thote Bilal Sherifi, krye keshilltari i Thacit.
“Shume here ndjejme sikur po na perdorin,” thote nje zyrtar tjeter i qeverise. “Une ndjehem si nje minister nen nje protektorat nderkombetar.”
Nderkohe, njerezit e thjeshte ne Kosove po perpiqen te gjejne te dashurit e tyre qe mungojne, te rindertojne shtepite dhe pronat e tyre dhe te ringrene jeten e tyre. Si rezultat, pjesa me e madhe e tyre nuk jane shume te vemendeshem per zhvillimet ne skenen politike Shqiptare dhe per ate qe ndodh apo jo ne mes Ibrahim Rugoves dhe Hashim Thacit.
“Une e di qe te huajt jane ketu dhe se jane ata qe do te marrin vendimet. Per fat, dikush qe nuk eshte Shqiptar do te drejtoje tani qytetin”, thote nje banor i Prishtines.
Garentina Kraja eshte nje gazetare e Koha Ditore ne Prishtine.