Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

Shperthen Lufta Ne Maqedoni

Kamerieret po perleshen me trupat e dehura te NATO-s, dhe te rinjte Shqiptare dhe Maqedonas zihen neper rruge. Pyetja eshte nese dikush do te perpiqet ti shfrytezoje keto incidente per avantazhet e tij politike.
By Iso Rusi

Nje zenke e zakoneshme ne nje kafene nje jave me pare ilustron me se miri zhvillimet politike te pazakonta qe po ndodhin keto dite ne Maqedoni. Por zenka te tjera ne mes te te rinjve Shqiptare dhe Maqedonas duken akoma edhe me shqetesuese.


Ne fillim te muajit Mars, ne restorantin e elites Dva Elena « Dy Dreret » ne Shkup, nje grup prej 19 ushtaresh Britanike te ekipeve pararoje te NATO-s qe kane arritur per shkak te gjendjes ne Kosove paten nje mbremje te gezueshme dhe pine shume, dhe pastaj jane rrahur mire nga pese kamerjere. Dy prej ushtareve Britanike perfunduan ne spital.


Ndersa nje grup kaq i madh dhe i stervitur mire i ushtareve Perendimore jane shkaterruar nga nje grusht kamerjeresh vendas, incidenti ka shkaktuar te qeshura, por edhe komente politike. Me i rendesishmi, Vojislav Seselj, zevendes presidenti i Qeverise Serbe dhe udheheqesi i Partise Radikale Serbe, i ka derguar nje leter urimi pronarit te restorantit, nje kengetar i famshem pop Saso Kainovski-Panki i duetit Kuku Lele. Zenka, deklaroi Seselj, ishte nje « garanci e vertete per miqesine Maqedono-Serbe » sepse « okupatorit Britanik » i eshte dhene nje mesim nga kamerjeret Maqedonas.


Natyrisht, do te duhej dicka me teper se nje zenke bari per te krijuar nje aleance te re te Sllaveve te Jugut. Vetem pak kohe me pare, vete Seselj ka kercenuar Maqedonine per pranimin e trupave te NATO-s. Nepermjet portit te Selanikut dhe aeroportit te Shkupit, trupat e NATO-s dhe armatimet e tyre ne pritje te nje vendosje te mundeshme ne Kosove po mblidhen ne Maqedoni. Duke perfshire « forcen e terheqjes » per vezhguesit e Misionit te Verifikimit te Kosoves dhe forcen e ashtuquajtur « force e mundesimit » ne pergatitje per nje Force Stabilizimi te Kosoves te mundeshme, tashme ne Maqedoni ndodhen mbi 10,000 trupa te NATO-s, dhe shume te tjere po arrijne nga dita ne dite. Britaniket, Francezet dhe Gjermanet jane ne krye te tyre.


Jo te gjithe ne Maqedoni jane te kenaqur me ardhjen e tyre. Dy jave me pare ne Kumanove, nje qytet prane kufirit me Serbine, anetare te Partise Komuniste dhe Partise Demokratike te Serbeve demonstruan kunder NATO-s dhe misionit te saj te mundshem ne Kosove. Rreth nje mije demonstrues kercenuan se do ti perzinin ushtaret e NATO-s me duart e tyre dhe te paarmatosur. Nje demonstrate tjeter eshte mbajtur ne Shkup. Ne nje konference per shtyp te koheve te fundit, Dragisa Miletic, udheheqesi i Partise Demokratike te Serbeve, njoftoi per demonstrata te reja, duke thene se misioni i NATO-s « provon se fashizmi nuk ka vdekur …. Sot ai udhehiqet nga Adolf Clinton. »


Ne se nje zenke ne nje kafene, dhe reagimet qe pasojne, duken te lidhura me zhvillime me te gjera politike, po keshtu jane te lidhura edhe konflikte te tjera qe po ndodhin ne Maqedoni. Gjate tre javeve te kaluara, 11 perleshje kane ndodhur ne mes te te rinjve Shqiptare dhe atyre Maqedonas--kryesisht nxenes te shkollave te mesme. Ne shumicen e rasteve, njera pale ka qene me e shumte ne numer se pala kundershtare, por nga te gjitha keto incidente, te dyja palet jane rrahur mire. Perleshjet filluan me 22 Shkurt kur nje grup te rinjsh Maqedonas, pas nje incidenti te vogel ne nje stacion autobusi aty prane, sulmuan nxenesit Shqiptare ne shkollen e mesme Zef Lush Marku. Pastaj nje grup i madh Shqiptaresh praktikisht rrembyen nje autobus, rrahen dhe u ngulen edhe thika disa nxenesve Maqedonas te shkolles se mesme. Ngjarje te ngjashme kane ndodhur edhe ne Shkup, Tetove, dhe Kumanove…


Opozita dhe nje pjese e medias kane shfrytezuar keto perleshje ndermjet grupeve per te provuar pa aftesine e qeverise se re. Administrata e re eshte nje koalicion i perbere Partia Revolucionare Demokratike per Bashkimin Kombetar Maqedonas (VMRO-DPMNE), Alternativa Demokratike (DA) dhe Partia Demokratike e Shqiptareve (DPA). Si nje administrate qe perfshin dy pale te cilat me pare kane qene nacionaliste dhe kundershtare me njera tjetren, qeveria insiston se ka ndermarre hapa te rendesishem dhe te shpejte per te permiresuar marredheniet nder etnike. Ndoshta kundershtare te qeverise deshirojne te prishin kete stabilitet te ri.


Perleshjet mes te rinjve Maqedonas dhe atyre Shqiptare jane te pazakonta--kryesisht sepse, ato jane kryesisht ne nje linje etnike. Ky eshte rasti i pare i nje armiqesie dhe dhune kaq te hapur ne mes te dy popullsive me te medha ne numer te vendit. Pavaresisht tensioneve shume vjecare, dhe nacionalizmit dhe populizmit ne rritje, nuk ka patur dhune me baze te vertete etnike gjate dekades se kaluar. Ne kohen kur shume zona ne ish Jugosllavi po kalonin ndarje etnike, ne Maqedoni nuk kishte perleshje mes Maqedoneve dhe Shqiptareve. Perleshje nuk pati edhe pas nje sere incidenteve te dhuneshme ne mes te policise dhe Shqiptareve, qe nga Bit Pazari ne Nentor 1992 deri ne Gostivar dhe ne ngjarjet qe pasuan me vone ne Korrik te 1997.


Perleshjet e koheve te fundit bien me teper ne sy per shkak te ndjenjes se pergjitheshme se, pas krijimit te qeverise se koalicionit me VMRO-DPMNE, tensionet etnike jane rritur ne menyre dramatike. Disa vezhgues mendonin se futja ne te njejten qeveri e dy armiqve te betuar te meparshem, do te thoshte se politikat etnike radikale kishin marre fund nje here e mire, dhe se qeveria e re kishte fituar shume pike prej diplomateve nderkombetar per zbutjen e tensioneve etnike.


Sipas Komitetit Maqedonas te Helsinkit per te Drejtat e Njeriut, ngjarjet e koheve te fundit sugjerojne se ndjenja e perhapur rreth harmonise nderetnike mund te kete qene vetem nje reklame e mire per konsum nderkombetar.


Ne nje interviste per TV Maqedonas, Kryeministri Ljubcko Georgievski i VMRO insistoi se perleshjet ne fakt jane nje perpjekje e kundershtareve te paspecifikuar te qeverise per te prishur marredheniet e permiresuara nderetnike dhe per te penguar punen e koalicionit. Ai gjithashtu theksoi se konfliktet midis te rinjve jane nje provokim per te krijuar nje konflikt te tipit te Kosoves edhe ne Maqedoni--si edhe pershtypjen se kudo qe ka Shqiptare, ka probleme.


Ministria e Brendeshme, e cila ka ngritur akuza ndaj rreth 20 pjesemarresve ne keto perleshje, ka thene se ajo dispononte prova se disa prej ketyre pjesemarresve ishin nxitur nga forca politike te cilat deshirojne te nxjerrin perfitime nga kriza ne Kosove dhe te destabilizojne vendin. Burime te tjera kane hapur fjale se Aleanca e Social Demokrateve te Maqedonise ne opozite ka qene drejt per se drejti e perfshire ne keto incidente, dhe se ndoshta edhe policia sekrete Jugosllave ka pasur gisht ne to. Nje teori tjeter thote se provokatoret jane anetare te VMRO te cilet jane te pakenaqur me alenacen e re me Shqiptaret.


Sido qe te jete, sipas disa burimeve duket se sa me te larta te jene tensionet etnike, aq me politike jane ato. Ne nje shembull tjeter, qeveria ka shprehur gadishmerine e saj per te pranuar 20,000 refugjate nga Kosova, sa gjysma e atyre qe priten ne fillim te luftes ne Bosnje. Refugjatet Kosovare po regjistrohen me statusin e « personave nen perkujdesje per aresye humanitare », dhe jo si refugjate, gje e cila do te kerkonte me teper pergjegjesi nga shteti. Zyrtarisht ne Maqedoni ka 9,000 refugjate Kosovare; agjensite humanitare japin shifren prej 13,000 vetesh. Ata kryesisht po vendosen me familjet, kryesisht Shqiptare, ne pjesen perendimore te vendit.


Opozita dhe media ne gjuhen Maqedonase jane pergjigjur duke akuzuar qeverine se po ndryshon perberjen etnike te vendit. Ka pasur nje diskutim te ri te idese se Presidentit Kiro Gligorov te vjeshtes se shkuar per krijimin e nje korridori nepermjet te cilit te transferohen refugjatet ne Shqiperi. Nderkohe, propozimi i Komisionerit te Larte per Pakicat Kombetare, Max Van der Stoel, per te hapur nje universitet privat per te zgjidhur problemin e shkollimit te larte ne gjuhen Shqipe eshte kritikuar. Ndersa perpara zgjedhjeve, ideja kishte shkaktuar pak kundershtime, tani opozita po ben thirrje per nje konsensus publik me te gjere rreth kesaj ceshtjeje, si per nje referendum.


Tashme policia eshte ne ruajtje te shkollave, ne ndjekje te inspiruesve te perleshjeve, dhe po perpiqet te zbuloje motivet e tyre. Perleshjet jane nje gje e jashtezakoneshme gjate me teper se dhjete vjeteve te fundit, dhe veshtire se mund te gjehet nje shpjegim racional per to. Por ekziston dyshimi se dikush mund te jete i interesuar per to. Per momentin, nuk dihet se kush eshte pergjegjes. Por cdo perpjekje per te fituar pike politike duke nxitur tensionet nder etnike do te jete shume e demshme per Maqedonine. Do te ishte me mire qe perleshjet te jene vetem zenka te te dehurve neper bare ne oret e vona te nates.


Iso Rusi eshte gazetar i Focus ne Shkup.