Shkrimtaret Shqiptare Ne Gjendje Te Veshtire

Botuesit ne Shqiperi bejne nje jete luksoze por shkrimtaret e kane te veshtire te sigurojne jetesen.

Shkrimtaret Shqiptare Ne Gjendje Te Veshtire

Botuesit ne Shqiperi bejne nje jete luksoze por shkrimtaret e kane te veshtire te sigurojne jetesen.

Friday, 14 September, 2001
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Autori i mirenjohur Shqiptar Bedri Dede ka nostalgji per periudhen e komunizit. Ne ate kohe, thote ai, me fitimet e nje libri mund te blije nje kostum - tani je me fat nese arrin te fitosh aq sa per te blere nje pale kepuce.


Ndoshta vetem pak shkrimtare, si Ismail Kadare dhe Dritero Agolli, jetojne ende mire - te tjeret jane gjithnje e me te varfer. Po a detyrohen shkrimtaret Shqiptare te pranojne realitetin e hidhur te jetes dhe te shkruajne pa pasur asnje perkrahje nga shteti?


Ne nje fare mase po. Per me teper gjate ketyre dhjete vjeteve qe pas rrezimit te komunizmit autoret kane shume pak mbrojtje - dhe fitimet e artit te tyre duket se perfundojne drejt e ne xhepat e botuesve. "Shume prej tyre (botuesve) kane ndertuar vila tre dhe kater kateshe," ankohet shkrimtari Myftar Gjana.


Shtepite botuese shfrytezojne etjen e lexuesit per librat e lire dhe sensacional dhe deshtimin e qeverise per te permiresuar ligjin per te drejten e autorit me qellim qe ai t'u sherbeje shkrimtareve te cilet nuk kane me mbeshtetjen e shtetit.


"Shkrimtari sot nuk mund te fitoje as nje cope buke per te jetuar," thote Dede. Gjate dekades se fundit thote ai, profesioni i tij ka vuajtur nga mungesa e ligjeve mbrojtese. Librat e sukseseshem botohen e ribotohen pa lejen e shkrimtarit - i cili si pasoje nuk perfiton asnje pjese te fitimit. Botuesit dhe shitesit bejne marreveshje me njeri tjetrin me qellim qe te anashkalojne shkrimtaret.


Sikur te mos mjaftonte kjo, ashtu sic ka ndodhur ne shume vende ish-Komuniste, botuesit kane filluar te perkthejne edhe librat e sukseseshem te huaj - 'mollet e ndaluara' te periudhes se para demokracise - ne kurriz te autoreve serioz vendas. "Me pelqen shume te lexoj Kadarene, Agollin dhe shume te tjere. Por shpesh ne nuk mund ti bleme librat e tyre," thote pensionisti Islam Baholli, duke zhbiruar me sy raftet e nje librarie ne Sheshin Skenderbej, ne qender te Tiranes.


Periudha e trazuar post-komuniste ka thelluar krizen morale dhe shpirterore te Shqiptareve. Arti pa vlera dhe i dhunshem si edhe pornografia - elementi baze i televizioneve te cilat nuk kane fondet e mjaftueshme - perbejne nje shkeputje nga realiteti per njerezit. "Te rinjte jane bere tani te cmendur pas internetit. Pastaj, ne shtepi ata ngulen para televizorit," thote Baholli.


Ne qender te Tiranes, ka disa dhjetra kioska, ne te cilat shiten shume libra te lire - kryesisht te shkruajtura nga te rinj - dhe qe perpiqen te fitojne treg. "Mua me pelqejne 'librat e verdhe' me skena dashurie qe lexohen lehte, te mbushura me gjera te marra nga bota Perendimore," thote studenti i shkencave sociale Altin Raxhiku.


Dyshues ndaj shkrimtareve vendas, Raxhiku shpreh pikerisht ndjenjen e cinizmit qe ekziston ndermjet shume njerezve rreth talenteve vendase. Por e verteta eshte se gjate dhjete vjeteve te fundit letersia Shqiptare ne fakt ka pasur nje ndalim thuajse total.


Demokracia mund te kete sjelle lirine e fjales dhe lirine e fjales se shtypur, por lexuesit duket se jane te terhequr nga i njejti sensacionalizem me te cilin perballen ne jeten politike dhe, te perballur me realitetin e te qenit "vendi me i varfer i Europes", ata kerkojne te kene nje ushqim pro Perendimor.


Vath Koreshi, nje dramaturg i njohur, e konsideron kete si nje forme te re censure: shkrimtaret detyrohen te adaptohen me tregun. "Nuk mjafton te jesh i lire qe te shkruash mire," thote Koreshi. "Eshte e gabuar te kritikosh cdo gje qe eshte bere ne periudhen e komunizmit. Emrat me te medhenj te asaj peridhe kane mbijetuar gjate viteve te tranzicionit. Era e re nuk na ka sjelle ndonje shkrimtar te ri te nje stature te ngjashme me ta".


Ai ka parasysh veprat e cilesise si "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur" te Kadarese, i cili pranohet si nje kritike e sofistikuar ndaj rregjimit komunist. Ai mendon si shume te tjere ne komunitetin e letersise, se cilesia e shkrimeve dhe redaktimeve ka rene shume.


Ne kete menyra, ne fushen e letersise gjerat kane ndryshuar per keq. Dhe autore, dikur te sukseseshem, tani arrijne me veshtiresi te sigurojne jetesen. "Si eshte e mundur qe ata qe prodhojne letersi per kombin te mos kene mundesi te kalojne nje jave ne plazh," ankohet Dede. "Perkundrazi na duhet te jetojme si lypsare".


Agim Kanani eshte nje gazetar i pavarur ne Tirane.


Albania
Frontline Updates
Support local journalists