Shkollat Serbe, Bejne Mesime te Reja ne Lufte

Nxenesit Serbe, kane tashme nje tufe librash te rinj per biblotekat e tyre - nje dhurate nga vetequajturi "Xhaxhi Minister i Arsimit - por temat e reja qe ata zhvillojne jane te gjitha rreth luftes, urrejtjes, dhe patriotizmit militarist.

Shkollat Serbe, Bejne Mesime te Reja ne Lufte

Nxenesit Serbe, kane tashme nje tufe librash te rinj per biblotekat e tyre - nje dhurate nga vetequajturi "Xhaxhi Minister i Arsimit - por temat e reja qe ata zhvillojne jane te gjitha rreth luftes, urrejtjes, dhe patriotizmit militarist.

Thursday, 10 November, 2005

Zakonisht fillimi i vitit te ri Shkollor ne Shtator ne Serbi, trumpetohet me te madhe. Sidoqofte kete vit, ishte si nje mesazh i nje inisiative ksenofobie te minsitrit te arsimit te vendit.


Ministri i Arsimit, Jovan Todorovic pergatiti nje mesazh per shkollat tete vjeçare dhe te mesme, dhe urdheroi qe ti lexohej çdo nxenesi nga 7 ne 18 vjeç, gjate ores se pare te mesimit te vitit te ri shkollor.


Nxenesit kane bere pese muaj pushime shkollore - per shkak te asaj qe Todorovici e quan "sulme kriminale te NATO-s" - ne vend te tete javeve qe duhet te benin normalisht. Keto sulme ishin, tha ai: "paraprirja e konfliktit midis Rendit Boteror egzistues dhe Rendit te ri, midis Lindjes dhe Perendimit, midis ligjit te forces dhe forces se ligjit".


Ai shonte, se ishte nje lufte ndermjet "hipokrizise dhe te vertetes, teknologjise se larte, dhe armeve klasike, vrasesve qe egzekutonin me gjak te ftohte, dhe mbrojtesve dinjitoze te atdheut, besimit te manipuluar dhe besimit te vertete fetar".


"Fenije, nxenes, bashkemoshataret tuaj jane vrare ne kete lufte", tha ai, "Ata tashme nuk ndodhen me ne bankat e tyre. Ata kane marre nota te shkelqyera ne sjellje dhe tashme I takojne perjetesise...".


Ai e neneshkroi kete mesazh si "Xhaxhai juaj, Minister i Arsimit". Pas leximit te kerkuar, shkollat duhet te degjonin himnin kombetar dhe te qendronin nje minute ne hestje ne kujtim te te vdekurve.


Ky veprim, e kenaqi shume median kombetare, e cila e konsideroi ate si nje prove qe ministra si Todorovici po e kthenin Serbine ne rrugen e duhur. Media e pavarur u shqetesua per faktin nese mesazhi ishte me te vertete i pershtatshem, dhe nese ishte ndihmuese per femijet, kujtimi i traumes se konfliktit te ketij viti.


Fjalimi i Todorovicit ishte nje tjeter "tingull ne violine", nje shprehje Serbe per "gjemimin e daulleve te luftes", e dekades se traditave te hershme te thirjeve per lufte te liderit Serb Sllobodan Milloshevic, kunder fqinjeve te tij.


Por keta Serbe duar-bosh, te cilet ndoqen violinistin ne lufte me urdherin e Milloshevicit dhe te shoqeruar me tanke dhe artileri, faktikisht do te kthehen mbrapsh me "violinen te thyer ne kokat e tyre". Por falsifikimi i mitit Serb dhe nxitja e urrejtjes ne shkolla, ndjek nje tradite te vjeter qe thote se kurre mos i perfshi miqte, vetem armiqte.


"Xhaxhi Minister i Arsimit" i ka urdheruar shkollate qe tu mesojne nxenesve urejtjen ndaj vendeve perendimore. Zakoni per ta pare te ardhmen e Serbise ne perendim, po dekurajohet.


Mesusesit, si 46 vjeçari Dragan Popic jane rritur nen flaket e luftes, dhe me dhimbje deklarojne se historia po perseritet. Vetem lufta ka ndryshuar.


"Shume gjenerata nxenesish, duke perfshire edhe femijet e mi, kane studiuar edhe hollesite me te parendesihme te Luftes se Dyte Boterore, dhe herozimin e partizaneve komuniste", thote ai. Lojrat e tyre kryesore ishin lodrat e me parizane dhe fashistat gjermane. Çfare ka ndryshuar tani?


"Heronjte e te kaluares, Tito, Bosko Buha, Pinki e te tjere na vodhen femijerine" thote ai. "Shpresoja qe nje dite, femijet te kishin kohe per Pietr Panin apo per mari Popkins. Por duket sikur kjo kohe nuk ka ardhur akoma. Femijet "partizane" tashme luajne liftash kunder armikut te ri NATO-s. A do te ngelet ndonjeher kohe per te luajtuar?


Akoma jo. Ministri i Kultures Zelko Simic eshte bashkuar me idete e todorovicit dhe ka bere te nujohura planet per te shperndare 100 libra te zgjedhur me shume kujdes per çdi librari ne Serbi.


Te gjithe te perqendruar tek lufta, perspektiva Serbe dhe morali i ulet i perendimit. Midis tyre gjenden tituj si: "F117, Shkaterimi i Startegjise se NATO-s", nga Zoran Gluscevic, "Libri i Mbrojtjes" nga Dragan Milenkovic, dhe "Perendimi i NATO-s", dhe "Kosova dhe Lufta Boterore", nga Mile Nedeljkovic. Kjo pakete librash kryesohej nga veprat e Simicit dhe te Mira Markovicit gruas se Sllobodan Milloshevicit.


Ka disa njerez qe thone se parate e harxhuara per botimet dhe shperndarjen e librave mund te ishin harxhuar me mire, ndoshte per tekstet konvencionale te shkolles dhe me historira fantastike.


Por, me komplet sektorin shteteror qe po vuan mungesen e burimeve ne keto muaj te pas-luftes, (duke perfshire edhe shkollat), koleksioni i mendimit nacionalist te Simicit dhe polemikat anti-perendimore mund te jene punet e vetme qe mund te behen per nje fare kohe.


Vlado Mares eshte nje gazetare nga agjensia e pavaruar e lajmeve BETA ne Beograd.


Frontline Updates
Support local journalists