'Shkembimet Njerezore' Ne Serbine Jugore Perforcojne Ndarjen Etnike

Ndersa Serbet largohen nga persekutimi Shqiptar ne Kosove dhe shkojne drejt Serbise, Shqiptaret qe jetojne ne jug te Serbise po kercenohen qe te ndermarrin udhetimin drejt Kosoves.

'Shkembimet Njerezore' Ne Serbine Jugore Perforcojne Ndarjen Etnike

Ndersa Serbet largohen nga persekutimi Shqiptar ne Kosove dhe shkojne drejt Serbise, Shqiptaret qe jetojne ne jug te Serbise po kercenohen qe te ndermarrin udhetimin drejt Kosoves.

Thursday, 10 November, 2005

Gjate dy muajve te fundit, mbi 400 familje Shqiptare jane larguar nga shtepite e tyre ne Serbine jugore dhe kane shkuar ne Kosove. Megjithese autoritetet Serbe thone se ata largohen me deshiren e tyre, nje hetim i IWPR tregon se ata jane nen kercenim te vazhdueshem.


Shqiptaret largohen nga komunat e Medvegjes, Bujanovcit, dhe Presheves ne kufirin e Serbise me Kosoven, te cilat jane te gjithe me popullsi kryesisht Shqiptare. Qe prej terheqjes se policise Serbe nga Kosova ne mes te muajit Qershor, qendrat e pjeses me te madhe te stacioneve te policise jane vendosur ne keto tre bashki.


Sipas nje vendimi te marre ne Veren e kaluar nga Ministria e Brendeshme Serbe, i gjithe efektivi "i tepert" i policise do te vendosej pergjate kufirit administrativ me Kosoven, megjithese individet te cilet ishin dekoruar per sherbimet e tyre gjate fushates ajrore te NATO-s ishin transferuar kryesisht ne pjese te tjera te vendit se bashku me familjet e tyre.


Prezenca e policise ne keto tre bashki eshte shume e madhe dhe rreth 70 perqind e njerezve qe levizin ne rruge jane te veshur me uniforme. "Mund te gjesh te pakten nje pjestar te familjes se nje polici nga Kosova, apo disa pajisje, ne pothuajse cdo shtepi ne qytet," thote R.M., nje zejtar nga Medvegja.


Burimet lokale thone se civile te zemeruar Serbe te cilet jane larguar nga shtepite e tyre ne Kosove po kercenojne Shqiptaret qe te largohen. Ata kane frike se ky presion do te rritet gjithnje e me teper.


Nje fermer Shqiptar nga nje fshat prane Presheves thote se policia Serbe ben nje sy qorr ndaj kercenimeve te tilla.


"Serbet e Kosoves vijne dhe te kercenojne, te ofrojne para, dhe pastaj vijne me miqte dhe te afermit e tyre te policise per te bere nje marreveshje perfundimtare per te detyruar te lesh shtepine dhe token per pothuajse asgje," shpjegon ai. "policia lokale e quan kete nje "shkembim njerezor" dhe ne disa raste edhe asiston ne keto levizje".


Nje Serb nga Gjilani, Z.A., thote se ai ka "blere" nje shtepi Shqiptare ne qender te Medvegjes me ndihmen e policise lokale per nje te treten e vleres se vertete te saj dhe ka rregulluar kalimin e sigurte te ish pronarit per ne Kosove.


"Une pagova policine per ti dhene atij tre furgone dhe pese police. Arritem perballe shtepise dhe pronari pranoi menjehere te shiste shtepine me cmimin qe i kisha ofruar une," thote Z.A., i bindur se kishte vepruar si nje njeri i ndershem, duke shtuar se "Ai eshte tani me te tijet, dhe une jam ne mes te njerezve te mi. Cdo gje eshte me e ndershme keshtu."


Dy zyrtare ne administraten lokale ne bashkine me jugore te Serbise te Medvegjes, i kane konfirmuar me telefon IWPR, se disa familje Shqiptare nga te dy fshatrat ne ate bashki jane larguar per ne Kosove gjate javes se fundit.


Kryetari i Bashkise se Medvegjes, Zivojin Pavlovic, thote se Shqiptaret lokale po largohen nga bashkia e tij "sepse ata shpresojne te gjejne nje shtepi me te mire ne Kosove te braktisur nga Serbet qe jane larguar." Ai kundershtoi cdo mundesi qe keta Shqiptare te jene kercenuar per tu larguar, duke shtuar se: "Ata vete mund te shohin se si Shqiptaret hyjne neper shtepite e Serbeve ne Prishtine dhe Fushe Kosove."


Partite politike Shqiptare ne Kosove kane ngritur ceshtjen e "spastrimit etnik te qete" te Shqiptareve nga jugu i Serbise qe prej shume kohesh, por vala e emigrimit Serb nga Kosova e ka shpejtuar procesin dhe incidentet me policine Serbe mund te rrisin presionin per tu larguar.


Gjate dy javeve te fundit te Nentorit, dy police jane vrare dhe tete jane plagosur, ne dy incidente pergjate kufirit administrativ ndermjet Serbise dhe Kosoves. Media shteterore e Beogradit ka fajesuar per keto vrasje "terroristet Shqiptare", megjithese ne te dyja rastet patrullat e policise kane shkelur mbi mina anti-tank.


Ne baze te vendimeve per hyrjen e KFOR ne Kosove, eshte krijuar nje zone e ndaluar pergjate kufirit te Serbise me Kosoven ne te cilen nuk lejohen te hyjne as Ushtria Jugosllave dhe as trupat e KFOR. Policia Serbe eshte pergjegjese per sigurine ne kete zone dhe burimet lokale thone se eshte pikerisht ne kete zone qe Shqiptaret po debohen.


Ne fund te Nentorit, Ministri i Policise Serbe Vlajko Stojiljkovic u takua ne Kursumlija me drejtuesit e njesive te policise te Kosoves te cilet jane vendosur ne Serbine jugore qe prej terheqjes se tyre nga provinca per te analizuar "situaten e sigurise ne Kosove dhe ne zonen e sigurise", megjithese anje polic Serb nuk ndodhet tashme ne province.


Sipas nje deklarate te leshuar nga kabineti i Stojiljkovic pas ketij takimi, policia Serbe "po parandalon me sukses kriminalitetin e larte qe eshte rritur vecanerisht pas mberritjes se trupave te KFOR ne Kosove qe te transferohet edhe jashte zones nen kontrollin e OKB, ne pjese te tjera te Serbise."


Megjithate, Komandanti i Armates se Trete, Gjeneral Nebojsa Pavkovic ka thene, se "ekziston nje rrezik i shtrirjes se incidenteve ne zonen e sigurimit ku vetem policia ka te drejte te hyje."


Sipas Pavkovic, synimi i provokimit te ketyre incidenteve pergjate kufirit administrativ me Kosoven eshte te "provokoje idene se policia Serbe nuk eshte ne gjendje te kontrolloje situaten ne kete rajon dhe ne kete menyre te kerkohet shtrirja e zones se kontrollit te trupave te KFOR edhe ne kete rajon."


Ushtria Jugosllave per kete qellim i eshte pergjigjur vdekjeve te policeve me manovra pikerisht ne brezin kufitar te Serbise me Kosoven. Disa njesi te Armates se Trete te Ushtrise jane perfshire ne stervitjet e zhvilluara rreth Kursumlija, Presheves dhe fshatrat ndermjet ketyre bashkive gjate dhjete diteve te fundit.


Partite politike qe perfaqesojne qe perfaqesojne Shqiptaret ne Serbi kane marre pjese ne politiken Serbe dhe ne zgjedhje, ne ndryshim nga partite Shqiptare ne Kosove. Ne zgjedhjet me te fundit, si pjese e Koalicionit Demokratik te Presheves dhe Bujanovcit, ata kane fituar nje vend ne parlament.


Partia etnike e Shqiptareve per Prosperitet Demokratik (PDP), e cila ka dege edhe ne Presheve edhe ne Bujanovc, ka organizuar nje proteste ne qender te Prishtines ne mes te muajit Nentor ku kane marre pjese rreth 1,000 njerez per te protestuar ndaj debimit te bashkekombesve te tyre nga Serbia jugore, apo Kosova lindore, sic e quajne ata.


Protestuesit ne Prishtine kane kerkuar arsimimin ne gjuhen Shqipe dhe median Shqipe ne bashkite e Medvegjes, Bujanovcit dhe Presheves de vendosjen e trupave nderkombetare.


Srdjan Staletovic eshte nje korrespondent i IWPR ne Beograd.


Frontline Updates
Support local journalists