Shkëlqimi dhe Rënia e Millosheviqit

Që nga momenti që Millosheviq erdhi në pushtet, lufta në Jugosllavi ishte e pashmangëshme

Shkëlqimi dhe Rënia e Millosheviqit

Që nga momenti që Millosheviq erdhi në pushtet, lufta në Jugosllavi ishte e pashmangëshme

Askush nuk mund të shkarkojë Sllobodan Millosheviqin nga përgjegjësitë për konfliktin në Jugosllavi.


Lufta ka qenë gjithnjë e mundëshme, por jo e sigurtë. Millosheviqi e bëri atë të pashmangëshme. Millosheviq nuk e krijoi nacionalizmin Serb, por i hapi atij dyert.


Ai u vendos në krye të një lëvizje agresive e cila shkatërroi institucionet e Jugosllavisë së Titos në fund të viteve 1980 dhe fillim të 1990. Ndoshta, edhe vetë ai nuk e kishte parashikuar se ku do ta çonte kjo rrugë e nisur.


Ngjitja e tij në pushtet me anë të një lloj puçi në parti në vjeshtën e vitit 1987 koincidoi me shpalljen nga Gorbaçovi të fundit të komunizmit botëror.


Ky ishte një lajm i keq për vendin e trashëguar nga Titoja, veçanërisht ushtrinë konservatore e cila me të drejtë frikësohej se nuk do të arrinte të mbijetonte në klimën e re politike.


Jugosllavia e kishte një mekanizëm vetë shkatërrues. Republikat kishin të drejtën kushtetuese të shkëputeshin, por nacionalizmi Serb kundërshtonte me forcë shpërbërjen e saj.


Nacionalistët e Beogradit kishin frikë se një largim i mundëshëm i republikave të tjera do të inkurajonte separatizmin Shqiptar dhe kundërshtonin faktin që Serbët që jetonin në Kroaci dhe Bosnje të shkëputeshin nga Serbia.


Millosheviq është përpjekur të qetësojë komunistët e flaktë dhe nacionalistët. Ai premtoi vazhdimësinë e komunizmit ndërsa nacionalistët e konsideronin si një drejtues luftarak dhe të guximshëm i cili mund të arrinte krijimin e Serbisë së Madhe. Por në fakt ai po u premtonte të pamundurën të dyja palëve. Megjithatë ata kishin nevojë ti besonin atij. Të gjitha tragjeditë që pasuan në Jugosllavi ishin rrjedhim i përpjekjeve për të bërë të mundur të pamundurën.


Disa e konsideronin atë si një komunist të vërtetë të maskuar për arësye taktike si nacionalist, të tjerë mendonin se në fakt ishte e kundërta.


Që nga fillimi, platforma e tij ideologjike ishte një përzierje ndërmjet së majtës dhe të djathtës - gjë që shkaktoi një vakum politik në qendër i cili u shfrutëzua nga opozita.


Millosheviq nuk pranoi rënien e murit të Berlinit dhe vazhdoi të zhvillonte një Luftë të Ftohtë private kundër Perëndimit.


Në të njëjtën kohë, ai u përfshi në konflikte politike dhe më në fund edhe në luftëra me popujt e tjerë të ish Jugosllavisë - nisur nga ideja e tij se të gjithë Serbët duhet të jetojnë në të njëjtin shtet.


Ai nuk u largua asnjëherë nga kursi i tij. Ai është treguar gjithnjë i vendosur dhe këmbëngulës. Që nga momenti që morri pushtetin, ishte e mundur të parashikoje që Jugosllavia do të përfshihej nga një luftë e tmerrshme.


Ai ka qenë një njeri i konflikteve. E ndjente veten shumë mirë në raste krizash, duke dhënë idenë se ai nuk ishte shumë i interesuar për rezultatin e tyre.


Ai nuk e fitoi legjitimitetin nëpërmjet fitoreve. Ai thjesht dëshironte konflikt dhe luftë për të mbijetuar në pushtet për një kohë sa më të gjatë, sepse mesa duket ai ndjehej më i sigurtë në një atmosferë frike.


Natyrisht, ai gjithnjë ka deklaruar se po mbronte veten nga armiqtë që komplotonin për të shkatërruar Serbinë - lufta me NATO-n sipas tij përbënte provën më të qartë të një komploti ndërkombëtar.


Megjithëse askush në Serbi nuk e mbështeti sulmin e NATO-s, shpresat e dukëshme të Millosheviqit se lufta do të përforconte pozitat e tij u duk se ishte e pabazuar.


Tashmë ishte tepër vonë. Ai ishte diskredituar krejtësisht. Bombat ndoshta vetëm se zgjatën agoninë e Serbisë. Zgjedhjet e vitit të kaluar kanë treguar se praktikisht i gjithë vendi i kishte kthyer shpinën.


Shumë u habitën që njeriu i cili konsiderohej si diktatori i fundit në Europë humbi pushtetin në zgjedhje dhe u largua pa bërë shumë qëndresë.


Arësyeja për këtë ishte se ndërsa Millosheviqi sundonte në një mënyrë diktatoriale, sistemi politik në Serbi e ruajti fasadën e tij demokratike.


Partitë, zgjedhjet dhe media e pavarur kanë ekzistuar që prej më shumë se një dekade. Millosheviq nuk e sundoi vendin me forcë brutale, duke mos marrë parasysh ligjet.


Në fillim, ai gëzonte një mbështetje të gjerë popullore. Në vitet në vazhdim ai krijoi disa koalicione zyrtare dhe jo zyrtare me opozitën, me qëllim dëmtimin e rivalëve të tij.


Kur u bë krejtësisht e qartë se ai nuk gëzonte më legjitimitet, asnjë forcë nuk mund ta shpëtonte më atë. Si policia ashtu edhe ushtria e abandonuan.


A është ky njeri një kriminel lufte? Hetuesit e vendosur natyrisht do të jenë në gjendje të gjejnë prova për të paktën "përgjegjësi për dhënien e urdhërave" për disa krime.


Millosheviq së shpejti do të marrë fund, por ata që shpresojnë se ai do të tregojë hollësi të panjohura rreth shpërbërjes së Jugosllavisë, luftërave dhe bisedimeve sekrete, do të zhgënjehen.


Kjo sepse Millosheviq nuk ka treguar asnjëherë të vërtetën. Të gënjyerit ka qenë pjesë përbërëse e stilit të tij drejtues. Gënjeshtrat e tij kanë qenë kryesisht të këqia, dhe ndonjëherë edhe shumë të dukëshme.


Por është e qartë se ai ka qenë piknisja e shumë ngjarjeve që kanë shkatuar dhunë dhe vdekje.


Ai ndoshta nuk e ka dashur të gjithë këtë, por duket se asnjëherë nuk është penduar dhe shqetësuar për të gjithë këtë të keqe që shkaktoi.


Stojan Ceroviq është një gazetar për të përjavëshmen Vreme të Beogradit.


Frontline Updates
Support local journalists