Shkaterrohet Rrjeti Boshnjak i Kontrabandes

Kombet e Bashkuara bejne te ditur per nje rrjet trafikantesh ku perfshihej edhe nje linje kryesore ajrore ne Bosnje.

Shkaterrohet Rrjeti Boshnjak i Kontrabandes

Kombet e Bashkuara bejne te ditur per nje rrjet trafikantesh ku perfshihej edhe nje linje kryesore ajrore ne Bosnje.

Linja kombetare boshnjake e fluturimeve po perballet me akuzat e Kombeve te Bashkuara per lehtesite e krijuara ne trafikimin e migranteve klandestine.


Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Bosnje - Hercegovine UNMBiH, i cili ndihmon dhe mbikqyr punen e policise dhe te Sherbimit shteteror te kufirit , SBS, hodhi akuza ndaj Air Bosna per fillimin e zbritjeve ne qytetin verior te Bosnjes per t'i ndihmuar pasagjeret nga Stambolli, kryesisht kurde , t'i shpetonin kontrolleve ne aeroportin e Sarajeves.


Keto akuza koinciduan me publikimin e raporteve te policise financiare sipas te cilave Air Bosna aplikonte tarifa me te larta rimbursimi se sa normalja per biletat e paperdorura te kthimit te cilat Turqit duhej te blinin para se te hynin ne territorin boshnjak.


Zyrtaret e Air Bosna mohojne forcerisht akuzat dhe pretendojne se kjo eshte nje "puc i Perendimit" kunder tyre.


"Nuk kemi bere asgje jo legale," thote drejtori i Air Bosnia, Omer Kulic. "Kur njoftuam uljet ne Tuzla, ne thjesht i pergjigjeshim kerkesave te tregut. Nese disa pasagjere nuk kthehen, e njejta gje duhet te ndodhe edhe me Turkish Airlines? Aeroplanet e tyre fluturojne tre here ne jave, njelloj si ne."


Departamenti Federal i Aviacionit Civil, FED CAD, ka pezulluar lejen per uljen e avioneve te Air Bosna te cilet vijne nga Stambolli ne Tuzla.


Drejtori i FED CAD Amadeo Mandic thote se pezullimi i sherbimit synonte forcimin e marreveshjes dypaleshe midis Bosnjes dhe Turqise mbi fluturimet e kompanive te tyre ajrore.


"Ne e korrigjuam gabimin qe beme duke lejuar avionet e Air Bosna te uleshin ne Tuzla. Marreveshja dypaleshe nuk permendte perdorimin e aeroporteve te tjere ne Bosnje pervec Sarajeves," thote Mandic.


Air Bosna u krijua pas perfundimit te luftes me nxitjen e vazhdueshme te Partise nacionaliste muslimane te Veprimit Demokratik, SDA. Ajo ka nje staf prej 100 vetesh dhe perdor avione te vjeter Ukrainas Yakovlev Yak-42D. Ato fluturojne kryesisht ne linjat e Turqise, Gjermanise, Suedise dhe disa vendeve te tjera.


Ne nje interviste dhene IWPR, zedhenesi i UNMBiH Stefo Lehmann thote, "Pezullimi u krye pasi shefi i misionit te Kombeve te Bashkuara ne Bosnje Hercegovine, Jacques Paul Klein, i kerkoi shpjegime Ministrise se Transportit se perse nuk ishin anulluar uljet ne Tuzla pasi ato perdoreshin per te favorizuar imigrimin ilegal." Eksperte vendas dhe te huaj besojne se autoritetet kane qene te detyruara nga presioni nderkombetar te ndermarrin nje hap te tille.


Lehmann thote se pas pezullimit, numri i pasagjereve ne linjen me Turqine ra ndjeshem, nga 1,500 ne fillim te vitit ne 398 ne gusht. Kjo shifer tregon se pezullimi i fluturimeve ne kete linje ka nderprere nje nga rruget e perdorura per kalimin e imigranteve ilegale nga Evropa lindore dhe Azia ne Perendim.


Sipas SBS, 14,083 qytetare Turq kane hyre ne Bosnje Hercegovine gjate vitit te kaluar dhe vetem 4,117 prej tyre u larguan.


Turqia eshte nje nga vendet e pakta qe nuk aplikon sistemin e vizave me Bosnjen ndaj dhe imigrantet ilegale e kane perdorur aeroportin e Sarajeves si nje stacion ne levizjen e tyre drejt perendimit. E njejta situate ndodhte me Iranianet derisa Bosnja aplikoi sistemin e vizave.


Trafiku i imigranteve ilegale eshte shnderruar ne nje problem te mprehte per Bosnje Hercegovinen gjate dy viteve te kaluara. Qeverite perendimore pretendojne se nje numer i madh imigrantesh kane shfrytezuar kufijte lehtesisht te kalueshem te Bosnjes pas luftes si dhe koordinimin e dobet per te hyre ne Evrope.


Nga korriku i vitit 2000 dhe prilli i 2001, policia Kroate ka kthyer 6,770 imigrante ilegale te cilet hynin nga pikekalimi kufitar i Izacic ne veriperendim te Bosnjes. Ky numer perbehej nga 3,583 Iraniane, 1,764 Turq, 84 Indiane, 83 Tuniziane dhe 46


Bangladeshas.


Qe nga fillimi i 2000, UNMBiH ka ndihmuar ne trajnimin e efektivit te Rojes Kufitare te Bosnjes, SBS, ne perpjekje per te shkaterruar rrjetin e trafikut i lidhur me crimin e organizuar. SBS ka nen kontroll rreth 70% te kufirit te Federates boshnjake.


Pika e pare e kalimit kufitar e vene nen kontrollin e SBS ishte aeroporti i Sarajeves. Kontrolli nuk eshte vendosur ende ne aeroportet e Tuzles, Mostar dhe Banja Luka.


Per kete arsye vendimi i Air Bosna per te kryer ulje ne Tuzla per linjat e ardhura nga Stambolli shtoi dyshimet. Tuzla ndodhet vetem 120 km larg Sarajeves.


Akuzat ndaj Air Bosna u bene me te besueshme kur policia financiare zboloi se Air Bosna kishte rimbursuar nje numer te larte biletash kthimi. Zyrtare te Kombeve te Bashkuara pretendojne se trafikantet u marrin imigranteve biletat e kthimit dhe kerkojne rimbursim ne Stamboll. Kjo mund te ndodhe pasi emrat e pasagjereve nuk jane te shkruara ne bileta. Air Bosna pretendon se kjo eshte nje "procedure e njohur" ne te gjitha vendet.


Air Bosna ka shpenzuar mese 2.7 milion marka Gjermane per rimbursime biletash gjate dy viteve te fundit. Kete vit ajo shiti 5.000 bileta, 70 % e te cilave duheshin rimbursuar.


Drejtuesit e Air Bosna pretendojne se ky skandal eshte nje sajese e komunitetit nderkombetar qe, sipas tyre, kerkon te favorizoje linjat perendimore te cilat kryejne levizje drejt Bosnjes. Zyrtaret e kompanise theksojne se diplomatet perendimore jane te interesuar per kete per shkak te numrit te larte te zyrtareve te huaj qe vijne ne Bosnje.


"Te gjitha linjat e njohura ajrore Evropiane kane fitime ne tregun tone," thoteSefkija Cekic, president i bordit drejtues te Air Bosna. "Cdo dite ne Sarajeve shiten bileta me vlere te pergjithshme prej 200,000 markash dhe ne fitojme vetem 10%. Pjesa tjeter kalon jashte kufijve tane".


Zyrtaret e Air Bosna jane te vendosur ne qendrimin e tyre. Drejtori Omer


Kulic tha ne fund te gushtit se kompania do te paguante nje inspektor te pavarur per te pergatitur nje raport "me te vertete" mbi veprimet e Air Bosna qe nga krijimi i saj.


Antonio Prlenda eshte gazetar dhe ekspert ushtarak per te perditshmen sarajevase


Oslobodjenje.


Frontline Updates
Support local journalists