Shkaterrimi i se Keqes

Te nxitur nga premtimi per Paktin e Stabilitetit per Europen jug-lindore dhe mundesise per ligje te reja zgjedhore, Partia Social Demokrate e Bosnjes po shtrihet ne Republika Srpska dhe shpreson te mbledhe votat e Serbeve.

Shkaterrimi i se Keqes

Te nxitur nga premtimi per Paktin e Stabilitetit per Europen jug-lindore dhe mundesise per ligje te reja zgjedhore, Partia Social Demokrate e Bosnjes po shtrihet ne Republika Srpska dhe shpreson te mbledhe votat e Serbeve.

Wednesday, 16 November, 2005

Social Demokratet e Bosnjes, partia politike kryesore ne vend jo nacionaliste, kane nisur nje fushate rekrutimi ne Republika Srpska ne nje perpjekje per te shkaterruar te keqen e politikes se Bosnjes.


Ne prag te takimit te Sarajevos per Paktin e Stabilitetit, Zlatko Lagumdzija, udheheqesi i Partise Social Demokrate (SDP), vizitoi tre qytete ne Republika Srpska - Bosanska Gradiska, Banja Luka dhe Srebrenica - dhe krijoi deget e reja te partise se tij ne secilin nga keto qytete.


Pavaresisht nje platforme jo nacionaliste, SDP, e cila eshte pasardhesja e Lidhjes Komuniste te Bosnjes, nuk ka mundur te terheqe shume mbeshtetje nga votuesit Serb dhe Kroate ne zgjedhje qe prej perfundimit te luftes. Ne fakt, ajo eshte mbeshtetur kryesisht ne votat e Boshnjakeve ne zonat urbane, dhe ne komunitetin e refugjateve ne Republika Srpska dhe territoret e kontrolluara nga Kroacia.


Megjithate, partia tani e ndjen se ne frymen e Paktit te Stabilitetit per Europen jug lindore dhe me mundesine e aprovimit te ligjeve te reja zgjedhore, ajo ka nje mundesi te paperseriteshme per te shtrire influencen e saj ne te gjithe Bosnjen dhe Herzegovinen. Per me teper, nje jave perpara takimit te Sarajevos, SDP morri premtime per mbeshtetje financiare nga partite e tjera Socialiste europiane ne nje konference te Social Demokrateve Europiane te mbajtur ne Viene.


"Social Demokratet jane ne pushtet ne 13 vende te Bashkimit Europian dhe jane forca kryesore ne Paktin e Stabilitetit," thote Lagumdzija. "Ata kane marre persiper pergjegjesine per forcimin e social demokracise ne te gjithe rajonin."


Sipas Lagumdzijas, Social Demokratet Perendimor po i japin nje ndihme dhe perkrahje te ngjashme edhe Ivica Racan, udheheqesi i SDP ne Kroacine fqinje, dhe po kerkojne partnere te pershtatshem ne rradhet e opozites Serbe.


Tani SDP ka zyra perfaqesimi te saj ne Banja Luka, Bosanska Gradiska, Sipovo, Modrica, Prijedor, Bosanski Novi, Bosanska Krupa, Doboj dhe Srebrenica ne Republika Srpska dhe po planifikon te hape nje zyre tjeter ne Trebinje. Qellimi eshte qe deri ne zgjedhjet e ardheshme, te cilat per momentin jane vendosur te mbahen ne Maj te vitit 2000, te kete zyra perfaqesimi dhe kandidate ne cdo bashki ne vend.


Ndersa pjesa kryesore e anetareve te partise ne Republika Srpska jane akoma Boshnjake, SDP po shpreson qe, me hapjen e zyrave te reja, Serbet do te anetaresohen gjithnje e me shume. Tani, Srebrenica, qe ka qene skene e krimeve me te renda te kryera gjate lufterave Boshnjake ne Korrik 1995, po konsiderohet si nje rast prove.


Megjithese kjo bashki ka reputacionin si nje bastion i nacionalizmit Serb te linjes se ashper, disa Serbe tashme jane anetaresuar ne SDP. Presidenti i komitetit te partise per bashkine eshte nje Boshnjak, Hakija Meholjic, por zevendesi i tij eshte nje i ri Serb, Miljenko Andric, i cili ka qendruar gjate gjithe kohes se luftes ne qytet.


"Ne Srebrenica nuk ka ekonomi, kushtet e jeteses jane te keqija dhe nuk ka asnje te ardhme," thote Lagumdzija. "Si rezultat, te rinjte Serb kane vendosur te aktivizohen ne politike, dhe pavaresisht rreziqeve, te anetaresohen ne SDP sepse ajo u jep te vetmen rrugedalje."


Gjate vizites se tij te fundit ne Srebrenica, Lagumdzija u takua me nje grup vejushash te ushtareve Serb, per te diskutuar problemet e tyre. "Indiferenca e autoriteteve te Republika Srpska ndaj problemeve te tyre i ka sjelle keto gra prane SDP-se," thote Lagumdzija. "Populli i Bosnjes po e kupton pak e nga pak se nuk do te kete me lufte apo ndarje dhe se partite nacionaliste i perkasin se kaluares."


Njoftohet se milorad Dodik, Kryeministri i Republika Srpska dhe udheheqesi i Partise Social Demokrate te Pavarur, nuk eshte shume i kenaqur nga fushata e SDP-se. Edhe Dodik ka marre pjese ne konferencen e Social Demokrateve Europiane ne Vjene dhe burime te SDP-se thone se te dyja partite po punojne per krijimin e nje koalicioni per zgjedhjet e ardheshme.


Te dyja partite mund te ndihmohen nga ndryshimet e sistemit elektoral, te cilat po diskutohen keto dite, te cilat po perpiqen te detyrojne politikanet te bejne fushate dhe tu drejtohen te gjitha grupeve etnike per te ardhur ne pushtet.


Edina Becirevic eshte nje gazetare e se perditeshmes Slobodan Bosna qe botohet ne Sarajevo.


Support our journalists