Seselj Ne Hije, Duke Pritur Momentin E Tij

Ndersa shume politikane te opozites ne serbi perpiqen te rrezojne Presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic me ane te nje fushate protestash ne rruge, nje pretendent tjeter qendron i qete ne pritje - Vojslav Seselj.

Seselj Ne Hije, Duke Pritur Momentin E Tij

Ndersa shume politikane te opozites ne serbi perpiqen te rrezojne Presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic me ane te nje fushate protestash ne rruge, nje pretendent tjeter qendron i qete ne pritje - Vojslav Seselj.

Ndersa protestuesit pro demokracise perleshen me policine ne qender te Beogradit dhe politikanet e opozites perpiqen te mobilizojne masat kunder regjimit te Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic, Vojslav Seselj, delja e zeze e politikes Serbe, ndoshta e ndjen se po afrohet momenti i tij.


Ne fakt udheheqesi i Partise ekstremiste Radikale Serbe (SRS) ndjehet i sigurte se ngjarjet po zhvillohen ne favor te tij aq sa ka vene ne loje edhe demonstrimet, te cilat jane organizuar nga Aleanca per Ndyshim dhe demonstruesit.


"Njerezit jane te shqetesuar se si do te kalojne dimrin, si do te ngrohen dhe si do te mbijetojne," thote ai. " Prandaj, nuk eshte keq qe jeta e tyre te lehtesohet nga zbavitja qe kllounet si Zoran Djindjic dhe Vuk Obradovic u japin atyre.


I konsideruar pergjithesisht nga analistet perendimore si zevendesuesi me i keq i mundshem i presidentit Jugosllav, Seselj, 45 vjec, komandon nje pjese te madhe te popullsise Serbe si brenda ne Serbi ashtu edhe ne Bosnje. Partia e tij fitoi mbi nje te treten e votave ne zgjedhjet e fundit ne Serbi. Per me teper, ne Republika Srpska ne Bosnje, bashkepunetori i tij Nikola Poplasen u zgjodh president ne zgjedhjet e fundit.


Me origjine nga Bosnja, 45 vjecari Seselj ka lindur dhe studiuar ne Sarajevo ku ka marre edhe titullin doktor ne Fakultetin Juridik ne moshen 23 vjecare. Ndoshta, ne menyre ironike, dizertacioni i tij titullohej " Esenca politike e militarizmit dhe e fashizmit, nje kontribut per analizen e kritikes marksiste te formave politike te autokracise civile."


Pavaresisht nga fakti se ka qene nje student i shkelqyer, Seselj shume shpejt u be i papelqyeshem per autoritetet komuniste Jugosllave per shkak te shkrimeve te tij gjithnje e me teper ekstremiste te cilat u ndaluan. Me 1984 nje gjykate ne Sarajevo e denoi ate me tete vjet burgim, nga te cilat ai kreu vetem dy. Karriera e tij politike filloi me renien e komunizmit me 1990 kur ai e prezantoi veten si vazhduesi modern i levizjes nacionaliste Serbe Cetnike.


Megjithese pjesmarres ne qeveri dhe perkrahes i linjes se eger, ka shume mundesi qe Seselj nuk do te fajesohet per dhunen, sepse Miloshevic eshte ne qender te zemerimit te demonstruesve. Ne fakt ne shume drejtime, Seselj eshte nje udheheqes i opozites se brendshme duke pozicionuar veten dhe perkrahesit e tij per nje grusht te mundshem.


Ndryshime te rendesishme ideologjike i ndajne Radikalet e Seselj nga Socialistet e Miloshevicit dhe te Majtes se Bashkuar Jugosllave (JUL) te gruas se tij Mira Markovic, megjithese te treja partite jane pjese e te njejtit kualicion. Per me teper, Markovic ka deklaruar qarte se ajo nuk ushqen simpati per Seselj, vecanerisht qekur partia e tij ka kritikuar publikisht menyren me te cilen anetaret e JUL kontrollojne financat e vendit.


Seselj dha zyrtarisht doreheqjen nga postri i zevendespresidentit ne qeverine Serbe se bashku me anetaret e tjere te kabinetit nga partia e tij ne qershor ne pergjigje te marreveshjes se paqes, e cila pranoi futjen e trupave te huaja ne Kosove. Ne kete menyre, ai ka ruajtur kredencialet e tij nacionaliste ne radhet e elektoratit. Megjithate meqenese askush nga ata qe dhane doreheqjen nuk jane zevendesuar, ai dhe njerezit e tij akoma ruajne postet e tyre ne qeveri.


Mberritja e KFOR ne Kosove ishte nje goditje e rende per Seselj sepse ai kishte deklaruar me te madhe gjate fushates se bombardimeve te NATO-s se trupat e huaja nuk do te hynin kurre ne Kosove. Megjithate, ai e ka rifituar besimin dhe ne menyre te perseritur ka sulmuar ashper misionin e OKB-se ne Kosove duke thene se ata nuk po permbushin mandatin e tyre dhe duke denoncuar "armiqte e brendshem dhe bashkepunetoret e NATO-s."


SRS e Seseljit ka gjithashtu 82 deputete nga 250 ne parlamentin Serb duke e bere keshtu partine e dyte me te madhe pas Socilaiste te Miloshevicit te cilet kane 86. Ne parlamentin federal, i cili perbehet nga deputete nga Serbia dhe Mali i Zi, SRS ka 6 deputete nga 40 ne dhomen e ulet dhe 16 nga 138 ne dhomen e larte.


Per me teper SRS ka fituar vendet e dy zevendespresidenteve dhe disa ministrave ne riberjen e koheve te fundit te qeverise Jugosllave. Ne Serbi partia e tij kontrollon disa ministri te rendesishme perfshire edhe inistrine e informacionit.


Deshira e Seseljit per te ushtruar dhune per te arritur qellimet e tij politike e ben ate nje aleat te dobishem te Miloshevicit ne luften e tij te tanishme me opoziten prodemokratike. Megjithate, shume analiste Serbe mendojne se kjo alence do te zgjase vetem per aq kohe sa Miloshevic do te ruaje kontrollin mbi aparatin e sigurimit ne Serbi. Ne momentin qe Miloshevici do tregoje ndonje dobesi, Seselj do te kundervihet.


Presidenti Jugosllav natyrisht qe ka arsye per t'u trembur nga Seselj, i cili eshte i vetmi udheheqes alternativ qe ka influence dhe simpatizante ne radhet e ushtrise dhe policise sekrete Jugosllave. Seselj jo vetem qe eshte nje orator i zoti dhe ka aftesi te medha per te zbutur paragjykimet dhe kundershtimet e Serbeve te thjeshte, por ai tashme eshte i fuqishem, dhe sipas disa burimeve ne SRS ne menyre te vazhdueshme po fiton pozicione brenda pushtetit.


Duke perdorur dhunen per te shtypur trazirat, Miloshevic ka hyre ne nje terren ku Seselj eshte natyrisht me i favorizuar. Kudo dhe sa here qe ka nje perplasje, ai qe tregohet me i eger ka me shume mundesi per te fituar.


Srdjan Staletovic eshte nje kontribues i rregullt i IWPR nga Beogradi.


Frontline Updates
Support local journalists