SERBIA TRONDITET NGA SKANDALI I ISHUJVE SEISHELL
Kryeministri gjendet nen presion per te marre masa ndaj dy zyrtareve te qeverise te cilet akuzohen per parregullsi financiare.
SERBIA TRONDITET NGA SKANDALI I ISHUJVE SEISHELL
Kryeministri gjendet nen presion per te marre masa ndaj dy zyrtareve te qeverise te cilet akuzohen per parregullsi financiare.
Nje stuhi politike e shkaktuar nga akuzat e ish guvernatorit te pergjitheshem te bankes se Serbise, Mladjan Dinkiq, per pastrim parash, po kercenon te destabilizoje qeverine.
Kryeministri Zoran Zivkoviq, zevendes kryetar i Partise Demokratike, DS, partia me e madhe ne koalicionin qeveritar DOS, gjendet perballe nje situate te veshtire ne lidhje me akuzat per pastrim parash nga zyrtare te qeverise te afert me partine e tij.
Ai ose duhet te nise hetimet mbi keto akuza, duke krijuar keshtu armiq te tjere politik, ose te ndaloje procedurat ligjore, duke rrezikuar te humbase mbeshtetjen nga partie reformatore si partia e fuqishme e Dinkiq, G17 Plus.
Dinkiq, zevendes kryetar i partise, eshte shkarkuar nga posti i guvernatorit te bankes me 23 Korrik per shkak te nje kombinimi mosmarreveshjesh me qeverine e Serbise mbi politikat monetare dhe shqetesimeve se ai po behej shume i fuqishem.
Pas largimit te tij, Dinkiq ka publikuar akuza per parregullsi financiare, te cilat tani kercenojne seriozisht qeverine.
Nje dokument i policies Hungareze - kopje te se cilit Dinkiq ua ka shperndare gazetareve, perfshire edhe kete gazetar te IWPR, ne nje konference per shtyp me 25 Korrik - permend dy zyrtare te qeverise si te perfshire ne nje mashtrim financiar.
Dokumenti - i cili sipas Dinkiq eshte marre nga ministria e brendeshme e Serbise me 25 Qershor - akuzon Zoran Janjuseviq, keshilltarin per ceshtjet e sigurise te ish kryeministrit dhe kryeministrit te tanishem te Serbise, dhe Nemanja Kolesar, drejtor ekzekutiv i Agjensise shteterore per Rimekembjen e Bankave, per pastrim parash.
Ministria e brendeshme e Serbise ka konfirmuar vertetesine e ketij dokumenti dhe faktin qe ai gjendet ne duart e saj.
Duke folur ne konferencen e tij per shtyp, Dinkiq, duke cituar nje raport te policise Hungareze, ka thene se fondet jane "pervetesuar ne menyre te paligjeshme" nepermjet Myron Sails, nje kompani e regjistruar ne ishujt Seishell. Thuhet se Janjuseviq, ka qene i autorizuar te perdore llogarine bankare te kesaj firme.
Sipas dokumentit te policise Hungareze, nje shume prej 1.02 milion euro jane transferuar ne llogarine e Myron Sail dhe me pas transferuar prej ketej ne disa llogari te tjera, perfshire ato te Kolesar dhe Janjuseviq.
Janjuseviq dhe Kolesar kane hedhur poshte me force akuzat dhe nga ana e tyre jane pergjigjur me akuza ne drejtim te ish guvernatorit dhe te partise se tij G17 Plus.
Janjuseviq ka thene se transfertat e parave nga llogaria e tij ne ishullin Sejshell ne llogarine e tij private ne banke kane qene transaksione te ligjeshme. "Sipas ligjit, une kam te drejte te shperndaj parate nga kompanite e mia sipas deshires sime dhe ti transferoj ato ne llogarine time personale apo cdo llogari tjeter," u ka thene ai gazetareve.
Kolesar, i cili e ka kercenuar Dinkiq me veprim ligjor, ka thene per median se parate i kane ardhur nga prinderit e tij, te cilet punojne jashte vendit, dhe do te perdoreshin per te blere nje apartament.
Ne nje deklarim me shkrim, Kolesar ka akuzuar ish guvernatorin e bankes, duke thene se ai do te duhet te provoje akuzat e tij: "Per mua, cdo lloj polemike nga nje person si Z. Mladan Dinkiq perfaqeson nje tejkalim te kufinjve te shijes se mire. Mladjan Dinkiq do te duhet te perserise akuzat e bera ne konferencen e sotme per shtyp, por kesaj here perballe organizmave te autorizuara".
Janjuseviq dhe Kolesar kane shkaktuar edhe me teper amulli duke e akuzuar Dinkiq dhe Miroljub Labus, drejtuesin e G17 Plus, se kane financuar ilegalisht partine e tyre nepermjet transfertave te parave nga llogari bankare jashte vendit. Ata kane shperndare dokumenta te cilat, sipas tyre, kane qene nga banka Hungareze HVB, te cilat tregojne transferta te shumave te medha parash per ne llogarite e G17.
Labus ka kundershtuar akuzat dhe ka ngulur kembe qe dokumentat e permendura ishin te fallsifikuara.
Edhe Dinkiq ka thene se autoritetet nuk i jane pergjigjur raporteve te policise Hungareze me shpejtesine e nevojeshme, duke akuzuar ministrin e brendeshem, Dusan Mihajloviq, se ka fshehur materialet - deklarime te cilat jane kundershtuar nga partia Liberale e ministrit Mihajloviq.
Mihajloviq nga ana e tij, duke folur per radion B92, ka thene se hetuesit do te pergjigjen "profesionalisht" nje kerkese nga prokurori publik i Serbise per shqyrtimin me urgjence te akuzave te Dinkiq, Kolesar dhe Janjuseviq.
Perplasja politike e shkaktuar nga kjo ceshtje ka pasur edhe viktimen e saj te pare, me doreheqjen javen e kaluar te minisrit te shendetesise te SerbiseTomica Milosavljeviq ne shenje proteste ndaj asaj qe ai e konsideron si nje gjueti shtrigash ndaj parties G17 Plus pas deklarimeve te Dinkiq.
Ish keshilltari i ministrise se brendeshme Boza Preleviq ka thene per IWPR javen e kaluar se qeveria tani gjendet perballe dy zgjedhjeve: "Te nise procedurat ligjore dhe te shpetoje veten ose te provoje se akuzat e Dinkiq jane te pabazuara".
Sipas nje burimi te B92, ceshtja e pastrimit te parave ka shkaktuar nje shqetesim te madh ne rradhet e disa anetareve te DS saqe ata kane kerkuar qe Zivkoviq te ndeshkoje Janjuseviq dhe Kolesar, gjate nje takimi te anetareve te partise ne parlament me 21 Korrik.
Megjithese zedhenesi i DS, Aleksandar Radosavljeviq, thuhet te kete kundershtuar faktin qe kjo ceshtje eshte diskutuar gjate takimit, nje prej deputeteve te DS te cilet kane marre pjese ne takim ka konfirmuar per B92 se ky diskutim eshte mbajtur.
Analistet mendojne se kjo ceshtje mund te nxjerre ne siperfaqe nje grup anti reformist i cili perbehet nga anetare te DS dhe disa bashkepunetore te tyre.
Shume anetare te ketij grupi kane ruajtur lidhje te forta me oligarkine e periudhes se Millosheviqit dhe qeverine e ish kryeministrit te vrare Zoran Gjingjiq.
Ne periudhen menjehere pas vrasjes se Gjingjiq, ky grup eshte akuzuar nga shume analiste ne Beograd se eshte perpjekur te marre ne dore kontrollin e DS dhe te drejtoje koalicionin.
Sipas burimit ne DS, forcimi i shpejte i ketij grupi - ne te cilin mendohet te bejne pjese edhe Janjuseviq dhe Kolesar - ka shkaktuar dyshime jo vetem ne rradhet e partive te DOS por edhe ne disa qarqe ne gjirin e DS.
Perpara se te behej drejtor ekzekutiv i Agjensise Shteterore te Ristrukturimit te Bankave, 32 vjecari Kolesar ka punuar ne Delta Bank, ne pronesi te Miroslav Miskoviq, nje financier i njohur ne kohen e Millosheviqit.
Pasi DOS rrezoi Millosheviqin, ai eshte bashkuar me ekipin e Gjingjiq, ku ka punuar nga viti 2001 deri ne Qershor te ketij viti si zedhenes i zyres se kryeministrit dhe shef i kabinetit.
Per shkak te njohjes se tij mbi sistemin bankar dhe te ceshjeve financiare, ai ka pasur nje pozicion te rendesishem ne gjirin e keshilltareve financiare te Gjingjiq.
Janjuseviq ka qene nje anetar i policise sekrete te Republika Srpska nga viti 1992 ne 1993. Nje ekspert i teknikave te telekomunikacionit dhe pergjimit te telefonave, ai eshte bere keshilltar ekonomik i Gjingjiq ne vitin 2001 dhe me pas keshilltar i tij per ceshtjet e sigurise.
Sipas burimit nga DS, skandali i tanishem financiar mund te sherbeje si nje shkak per kryeministrin qe ai te perpiqet te shkarkoje anetaret e grupit anti reformist.
"Megjithese Zivkoviq ka ndjere prej disa kohesh qe ky grup eshte bere pengese, ai nuk mund te niste nje konflikt te hapur me ta per aresye se ky grup eshte teper i fuqishem," ka thene ai, duke shtuar se kryeministri mund te jete nxitur nga SHBA per te vepruar gjate udhetimit te tij te tanishem ne Uashington.
Obrad Kesiq, nje specialist i marredhenieve Serbo Amerikane, ka thene per IWPR javen e kaluar se Uashingtoni mbeshtet reformatoret ne Serbi dhe DS, si Zivkoviq dhe ministrin e tanishem te mbrojtjes, Boris Tadiq.
Menyra se si Zivkoviq do ti pergjigjet kesaj sfide pas kthimit nga SHBA kete jave, mund te perbeje nje tregues edhe per anetaret e tjere te qeverise.
Burimi nga DS ka thene se qendrimi i kryeministrit ndaj ceshtjes se pastrimit te parave, mund te percaktoje se kush do te drejtoje Serbine gjate pese vjeteve te ardheshme: "Nese kryeministri vendos te ndeshkoje Janjuseviq dhe Kolesar, ai do te hape rrugen per bashkepunim me forcat e tjera reformatore".
Nese ai nuk merr asnje mase, qeveria dhe DS mund te humbase mbeshtetjen e reformatoreve, dhe kjo mund te coje ne nje skenar ku G17 Plus te kerkoje nje lloj bashkepunimi politik me politikanin konservator Vojisllav Koshtunica dhe partine e tij Demokratike te Serbise.
Zeljko Cvijanoviq eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR.