SERBIA I SHPALL LUFTE BOSEVE TE KRIMIT

Qeveria perballet me nje lufte te veshtire kunder mafias, pavaresisht miratimit te masave te reja anti krim.

SERBIA I SHPALL LUFTE BOSEVE TE KRIMIT

Qeveria perballet me nje lufte te veshtire kunder mafias, pavaresisht miratimit te masave te reja anti krim.

Tuesday, 6 September, 2005

Qeveria Serbe ka shtuar luften e saj ndaj krimit te organizuar duke ndryshuar ligjet te cilat japin me teper mbrojtjes dhe siguri per informatoret dhe deshmitaret.


Ndryshimet e ligjit te miratuara me 27 Dhjetor jane pasuar disa dite me pas nga nxjerrja ne pension e detyrueshme e Radovan Knezeviq, drejtues i departamentit te luftes ndaj krimit te organizuar, UBPOK, pasi ai ka qene figura me e kritikuar per deshtimin ne luften ndaj mafias.


Ministri i brendeshem Dosan Mihajlloviq, i cili eshte ai eshte kritikuar rende, ka mundesi te zevendesohet gjithashtu.


Analistet i kane pershkruar keto hapa si zhvillime te rendesishme ne luften ndaj krimit te organizuar, por paralajmerojne se do kjo lufte do te jete nje proces i gjate dhe i veshtire.


Policia Serbe i eshte nenshtruar disa reformave pas presionit nga Organizata per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe, te cilat kane rezultuar ne largimin e disa oficereve te korruptuar. Mbi 220 oficere jane perballur me padi ne vitin 2002 - 42 prej te cileve jane denuar dhe pothuajse 70 te tjere jane larguar nga rradhet e policise.


Por mungesa e nje programi per mbrojtjen e deshmitareve ka penguar perpjekjet per arrestimin dhe ndjekjen penale te gangstereve dhe krimineleve.


Shume kriminele te dyshuar jane liruar pasi kane arritur te trembin deshmitaret dhe ne disa raste edhe gjykatesit. Nje prej boseve te krimit ne Beograd eshte akuzuar me shume se 170 here pa u denuar as edhe nje here te vetme.


Por ligji i ndryshuar - i cili lejon mbrojtjen e deshmitareve dhe te ashtuquajturve investigatore te fshehte - nuk eshte shoqeruar me mbrojtjen per prokuroret, duke shkaktuar nje koment nga disa pjese te policise te cilet thone se gjykatesit dhe avokatet mund te jene perseri te rrezikuar.


Megjithate, analistet mendojne se forca policore jo shume mire e stervitur dhe e pajisur keq nuk ka shume shanse te fitoje luften ndaj krimit te organizuar per sa kohe qe shume politikane dhe anetare te policise mbeten te lidhur me figurat e krimit.


Per vite me rradhe, organizmat e vendosjes se rendit kane pasur lidhje te ngushta me mafian ne ate pike sa ne disa raste ka qene e veshtire te dalloje njeren nga tjetra. Si rezultat, asnje nga vrasjet e bujshme qe kane pasur lidhje me krimin e organizuar nuk eshte zgjidhur gjate regjimit te Millosheviqit.


Meqenese opozita e atehereshme eshte mbeshtetur fuqimisht tek policia dhe disa prej drejtuesve te krimit te organizuar per rrezimin e Millosheviqit, Kryeministri Zoran Gjingjiq qe prej ardhjes ne pushtet nuk ka mundur te luftoje si duhet boset e krimit dhe bashkepunetoret e tyre ne agjensite e policise dhe te rendit.


Kur ai ka ardhur ne pushtet, Mihajlloviq ka premtuar se do te hetonte per vrasjet e gazetarit Slavko Curuvija dhe rrembimin e ish presidentit te Serbise, Ivan Stamboliq - te cilat mendohet se kane qene veper e policise sekrete - por hetimet e tij nuk kane dhene asnje rezultat.


Fajtoret per te pakten 15 vrasje te tipit mafioz gjate vitit te kaluar jane ende te lire, dhe asnje prej 52 bandave te krimit te organizuar te permendura ne te ashtuquajturin "liber te bardhe" te pergatitur nga policia veren e kaluar, nuk eshte shkaterruar dhe aktiviteti i tyre vazhdon normalisht.


Duke kritikuar Mihajlloviq me 24 Dhjetor, guvernatori i bankes kombetare te Jugosllavise Mladan Dinkiq ka thene se ai "kishte hequr dore dhe nuk merrej me" me policine dhe disa institucione te tjera shteterore, duke vleresuar se ato kishin injoruar nje numer te madh akuzash kriminale te paraqitura nga banka ndaj kompanive te dyshuara si te perfshira ne pastrimin e parave.


Guvernatori i ka paraqitur autoriteteve nje liste te gjate te ketyre kompanive - perfshire edhe disa te njohura si te aferta me qeverine. Ne pergjigje, ministria e brendeshme ka hapur nje process kunder Dinkiq me akuzen se "nuk ka njoftuar per nje krim per te cilin ka pasur dijeni".


Nderkohe, bandat kane vazhduar aktivitetin e tyre kriminal. Beogradi eshte tronditur nga nje seri shperthimesh naten e 20 Dhjetorit, kur njerez me maska kane hyre me force ne nje zyre e cila mendohet se drejtohet nga nje bos i krimit te organizuar dhe kane vendosur aty rreth 20 mjete shperthyese. Personat qe kane vendosur keto eksplozive nuk kane qene aspak te nxituar dhe pasi kane mbaruar pune, kane liruar rojet e sigurimit dhe kane njoftuar edhe banoret aty prane per shperthimet qe do te ndodhnin pak minuta me pas.


Lehtesia me te cilen kriminelet kane kryer kete sulm dhe pergjigja teper e dobet e ministrise se brendeshme ndaj incidentit mendohet se ka cuar ne nxjerrjen ne pension te parakoheshem te Knezeviq.


Kur UBPOK eshte krijuar para nje viti, anetaret e kesaj njesie e kane quajtur veten si "Te Pakorruptueshmit", sipas njesise se njohur Amerikane e cila njihet me emrin "Te Paprekshmit.


Por zyrtaret me vone kane pranuar se kjo njesi nuk ka personel me stervitjen e duhur dhe pajisjet teknike te nevojeshme per te kryer detyrat e saj me efikasitet, dhe kane thene se ligjet e vjetra te periudhes se Millosheviqi po e benin punen e policise pothuajse te pamundur.


Davor Lukac eshte nje gazetar i agjensise se lajmeve Tanjug ne Beograd.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists