Serbia dhe Maqedonia përsëri Partnerë

Frika nga luftëtarët Shqiptarë afron përsëri Beogradin me Shkupin.

Serbia dhe Maqedonia përsëri Partnerë

Frika nga luftëtarët Shqiptarë afron përsëri Beogradin me Shkupin.

Marrëdhëniet në një pjesë të Ballkanit kanë hyrë në një fazë të re dhe më të përzemërt. Kërcënimi i irredentizmit Shqiptar ka afruar edhe më tepër Beogradin dhe Shkupin, megjithëse të dy vendet deri pak kohë më parë kanë pasur mosmarrëveshje të thella. Gjatë gjashtë muajve të fundit, marrëdhëniet ndërmjet tyre janë përmirësuar aq shumë sa ata mund të quhen aleatët më të ngushtë në rajon.


Në fund të vitit 2000, presidenti i sapo zgjedhur i Jugosllavisë, Vojisllav Koshtunica, ka bërë vizitën e tij të parë si kryetar shteti në Shkup, ku atij i është rezervuar një pritje triumfale në takimin e drejtuesve të Ballkanit. Ai ka pasur takimin më të përzemërt me kolegun e tij Maqedonas, Boris Trajkovski, një mik i vjetër i cili ka qenë kontakti i tij kryesor me botën e jashtëme gjatë rrëzimit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Beograd. Pak pasi Koshtunica erdhi në pushtet, Trajkovski vizitoi Beogradin - drejtuesi i parë Ballkanik që takohej me kryetarin e shtetit Jugosllav.


Brenda dy muajsh nga takimi fillestar në Shkup, në Shkurt të vitit 2001, Maqedonia dhe Jugosllavia kanë nënshkruar një marrëveshje për përcaktimin e kufirit ndërmjet dy shteteve. Shkupi kishte diskutuar çështjet e kufirit me qeverinë e Millosheviqit gjatë 5 ose 6 vjetëve të fundit dhe gjatë asaj periudhe kishin përcaktuar vetëm 5 kilometra. Brenda dy muajsh pas largimit të Millosheviqit, janë përfunduar 280 km e mbetura në bazë të kufinjve të përcaktuara ndërmjet dy republikave në ish Jugosllavi.


Në vitin 2001, marrëdhëniet në nivel qeveritar janë përmirësuar. Një vizitë në Beograd nga kryeministri Maqedonas, Ljubcko Georgievski, është pasuar nga një udhëtim i kohëve të fundit në Shkup nga kolegu i tij Serb, Zoran Gjingjiq. Ky zhvillim i shpejtë i marrëdhënieve Serbo-maqedonase ka qenë i papritur, pas vitesh të trajtimit jo të mirë nga Millosheviqi për fqinjin e tij jugor, kur ka pasur njoftime se ai kishte menduar për një ndarje të Maqedonisë ndërmjet Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë.


Përveç qëndrimit të Millosheviqit, një pengesë tjetër për përmirësimin e marrëdhënieve ka qenë edhe qëndrimi anti-Serb i udhëheqjes së partisë më të madhe në qeverinë Maqedonase, VMRO-DPMNE, kryetari i së cilës, Kryeministri Gjeorgjevski, ka filluar karrierën e tij politike duke sulmuar influencën Serbe në Maqedoni dhe varësinë e ish drejtuesve komunistë të Maqedonisë nga Beogradi.


Si rezultat, kur VMRO-DPMNE morri pushtetin në Dhjetor 1998, autoritetet u përqëndruan në ndërtimin e autostradës së Korridorit 8, i cili kalon nga Bullgaria në Shqipëri nëpërmjet Maqedonisë, një politikë e mbështetur fuqimisht nga ish presidenti Amerikan Bill Klinton. Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërmjet VMRO-së dhe partisë më të madhe etnike Shqiptare në Maqedoni, PDSH, ka inkurajuar promovimin e kësaj strategjie, përkundër zhvillimit të rrugës verijug nga Beogradi nëpërmjet Shkupi në Selanik.


Megjithatë, tani situata ka ndryshuar. Pika e kthesës në afrimin e Maqedonisë me Jugosllavinë ka qenë rënia e Millosheviqit, dhe transferimi i pushtetit në Beograd një elite të re me një qëndrim krejtësisht të ndryshëm ndaj fqinjëve të Serbisë. Autoritetet e reja në Serbi e kanë pasur si prioritet të tyre marrëdhëniet me Shkupin. Ka pasur shenja se Beogradi e konsideron Maqedoninë si një partner edhe më të rëndësishëm sesa vetë Malin e Zi, portën e Serbisë në Detin Adriatik.


Një arësye për këtë është autostrada e Korridorit 10, e cila lidh Beogradin me portin E Selanikut në Detin Egje, dhe e cila kalon nëpërmjet Maqedonisë. Një faktor i dytë është progresi i Shkupit në integrimin Europian. Dhe me një prodhim të përgjithëshëm bruto pothuajse dy herë më të lartë se sa ai i Jugosllavisë, Maqedonia është tërheqëse edhe nga pikpamja ekonomike.


Eknomitë Serbe dhe Maqedonase janë të lidhura ngushtë, për shkak të sistemit të vjetër Jugosllav i cili ka krijuar industri të ndërvarura në të gjitha republikat. Si rezultat, ka qenë e lehtë të rinovohen marrëdhëniet e vjetra të biznesit ndërmjet Maqedonisë dhe ndërmarrjeve në Serbi.


Por, mbi të gjitha, aktivitetet e militantëve etnik Shqiptarë, janë arësyeja më e rëndësishme për krijimin e marrëdhënieve më të ngushta ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë. Të dyja palët mendojnë se lëvizja guerrilase, Ushtria Clirimtare e Kosovës, vepron në Maqedoninë veriore dhe në Serbinë jugore. Ata e kuptojnë që ky grup përpiqet të lidhë Kosovën me zonat e tjera të banuara nga Shqiptarët në Serbi dhe Maqedoni, duke kërcënuar kështu integritetin e të dyja vendeve dhe rrugët e komunikimit ndërmjet tyre.


Frika e dyanëshme nga Shqiptarët është arësyeja kryesore për dashurinë e re që ka shpërthyer ndërmjet Beogradit dhe Shkupit, dhe në takimin e tyre të fundit në Shkup, dy kryeministrat kanë rënë dakort të vendosin kontakte të përditëshme ushtarake dhe shkëmbim informacioni për lëvizjen e luftëtarëve Shqiptarë.


Dislokimi i ushtrisë Jugosllave në Sektorin C të zonës së sigurimit në kufirin jugor të Serbisë me Maqedoninë, e ka afruar shumë ushtrinë Jugosllave me operacionet e guerrilasve Shqiptarë rreth Kumanovës. Më 24 Maj, ushtria do të hyjë në Sektorin B në luginën e Preshevës në jug të Serbisë - një zonë në të cilën veprion UCPMB, luftëtarët Shqiptarë lokalë.


Ushtritë e të dy vendeve po bashkëpunojnë jo vetëm në fushën e informacionit dhe blerjen e armëve nga ushtria Maqedonase - në kompleksin e armëve Zastava në Kragujevac, në Serbinë qendrore - por edhe në operacione ushtarake të koordinuara kundër rebelëve.


Maqedonia shpreson se një kombinim i eksperiencës së ushtrisë Jugosllave dhe i forcave të tyre (të cilat janë stërvitur në shkollat ushtarake Jugosllave) do të bëjë të mundur largimin e kërcënimit të sulmeve ushtarake nga Shqiptarët në Kosovë, Serbinë jugore dhe Maqedoninë perëndimore.


Vladimir Jovanovski është një komentator i revistës Forum në Shkup.


Frontline Updates
Support local journalists