Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

SERBI: VRASJA E NJË SHQIPTARI NXITË THIRRJET PËR SHKËPUTJE TË PRESHEVËS

Vrasja e një të riu nxit kërkersa të mëtejshme nga shqiptarët e Serbisë jugore për bashkim me Kosovë.
By Skender Latifi

Vrasja e 15 vjeçarit shqiptar nga Serbia jugore rrit shqetësimet se ky rast mund të shkaktoj edhe më shumë probleme ndërmjet Beogradit dhe autoriteteve shqiptare vendore.


Studenti i shkollës se mesme nga Presheva Dasnim Hajrullahu është vrarë me 7 Janar afër fshatit Miratovc, pranë kufirit serb me Maqedoninë. Ai kishte provuar të kaloj kufirin ilegalisht pasi kishte kaluar pushimet e Vitit të Ri me nënën i tij në Maqedoni.


Hetimet konfirmuan se një roje i ushtrisë kufitare të Sërbisë dhe Malit të Zi kishtë qëlluar mbi Hajrullahun nga pika e rojës 200 metra larg. Ministri serb i Mbrojtjes Prvoslav Daviniq tha se “rojet kufitare kishin reaguar sipas rregullave të përcaktuara ushtarake”.


Ky incident ka rinxitur kërkesat nga rajoni i Preshevës i dominuar me shqiptarë në Serbinë jugore për bashkangjitje me Kosovë. Ky rajon – i përbërë nga komuna e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës – ka qenë skena e ballafaqimit ne mes të militantëve vendorë dhe forcave serbe gjatë 2001, të cilat mbaruan me një paqë në të cilin rast Beogradi premtoj të përmirsonte ekonominë dhe t’iu ofronte autoriteteve vendore më shume kompetenca qeverisëse.


Kryetari i ri i komunës së Preshevës Regmi Mustafa, udhëheqës i Partisë Demokratike Shqiptare, PDSH, tërhoqi vëmendjen se shqiptarët do të konsideronin seriozisht daljen nga qeveria lokale dhe krijimin e institucioneve paralele nëse autoritetet serbe dështojnë të zgjedhin rastin e vrasjes në kufi.


Në të kundërtën, Mustafa u deklarua për media, “Sa na përket neve, Serbia nuk do të ekzistoj më si shtet”.


Një ditë pas këtij incidenti, Mustafa refuzoi të takoj Nebojsa Qoviqin, kryesuesin e trupit koordinues qeveritar për Serbinë jugore, si dhe Rasim Lajiqin, ministrin e minoriteteve dhe komuniteteve etnike.


Lideri i Partisë së Progresit Demokratik, PPD, Orhan Rexhepi – ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, UÇPMB, e cila luftoj me forcat serbe katër vjet më parë – i tha IWPR-së se Qoviq dhe udhëheqësit e kaluar shqiptarë vendor “kishin dështuar të zgjidhnin problemin” në fushën e Preshevës.


Ai shtoj se vdekja e Hajrullahut i tregoj shqiptarëve në Serbinë jugore se ata “nuk kishin asnjë zgjidhje tjetër” përpos kërkesës për integrim me Kosovë.


Autoritetet vendore shqiptare tani kërkojnë nga Beogradi që t’iu lejojnë dislokimin e trupave ndërkombtare në Serbinë jugore, të tërheqin ushtrinë dhe policinë, dhe të krijojnë vendkalime te reja në mes të Kosovës dhe Maqedonisë.


Në anën tjetër, Serbia ka propozuar ristrukturimin e institucionit i cili merret me problemet në Serbinë jugore, dhe gjithashtu ka ofruar krijimin e një komisioni multietnik që do të mirrej me hetimin e vdekjes së Hajrullahut.


Mustafa kundërshtoj përpjekjet e Beogradit si “qesharake”, duke shtuar se premtimet për ristrukturimin e komisionit gjatë dy vjetëve të fundit nuk kanë pasur kurrfarë suksesi. Rexhepi tha se shqiptarët në Serbinë jugore do të “vepronin kundër interesave të tyre” nëse do t’iu bashkangjiteshin këtij trupi. Liderët shqiptarë do të takohen me 21 janar të diskutojnë ofertën e Beogradit.


Koalicioni qeverisës në rajon – i përbërë nga DPA, Bashkimi Demokratik i Luginës, BDL dhe PDP- thërrasin për një zgjidhje politike shumë më radikale se paraardhësit e tyre rreth qështjes lidhur me Serbinë jugore.


Koalicioni propozon se nëse do të ketë ndërrime të brendshme në Kosovë e cila do të mundësoj kalimin në Serbi të vendeve në veri të Kosovës me popullatë dominuese serbe, atëhere edhe Presheva, Bujanovci dhe Medvegja duhet të lejohen t’iu bashkangjiten Kosovës.


Ata dëshirojnë që qështja të debatohet në të njejtën kohë kur zhvillohen bisedimet rreth statusit final të protektoratit të KB-së, të cilat pritet të mbahen këtë vit.


Nenad Maniq, lider i moderuar serb në rajon dhe udhëheqës i Partisë Demokratike, PD, i tha IWPR-së se zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës është e lidhur me Serbinë jugore.


“Dihet se shqiptarët janë shumicë këtu, prandaj edhe ngjarja tragjike [pavarësia e mundshme e Kosovës] do të radikalizoj situatën në një masë të caktuar dhe të nxisë kërkesa politike për integrim me Kosovë,” thotë ai.


Një analist nga Presheva, i cili u deklarua në kush anonimiteti, tha se udhëheqësit shqiptarë në Serbinë jugore nuk do të hyjnë në dialog me Beogradin aq lehtë, sikurse bënë autoritetet e kaluara. “Udhëheqësia e sapozgjedhur nuk do të bashkëpunoj me Beogradin pa kushtëzime,” tha ai për IWPR-në.


Ish kryetari i komnuës së Preshevës Riza Halimi tha se dialogu ndërmjet Beogradit dhe autoriteteve të rajonit ishte ndaluar pas zgjedhjes se ekstremistit Vojisllav Koshtunica kryeministër i Serbisë.


Rexhepi tha se sipas tij “nuk ka dallime të dukshme” ndërmjet pozicionit të Koshtunicës mbi Serbinë jugore dhe të ish kryetarit jugosllav Sllobodan Millosheviq, i cili tani gjykohet për krime lufte ne Hagë.


Skender Destani, lideri i BDL-së, thotë se autoritetet serbe kanë vërtetuar gjatë vitit të kaluar se “destabilizimi i rajonit është e vetmja gjë që mund të bëjnë”.


Ndërkohë, bashkësia ndërkombëtare ka vlerësuar pozitivisht reagimin e qeverisë serbe ndaj krizës së fundit.


Me 12 janar, këshilli i ambasadorëve të NATO-s ka deklaruar se tensioni ishte ulur pasi autoritetet serbe kishin nisur dialog të menjëhershëm me palën shqiptare, dhe përshkruan ngritjen e menjëhershme të hetimit rreth vrasjes së adoleshentit si “shumë pozitive”.


Skender Latifi është korrespondent i IWPR-së ne Preshevë.