SERBI: USHTRIA MUND TE MARRE PJESE NE MISION NE LIBERI

A duhet te lejohet ushtria e Serbise dhe Malit te Zi te marre pjese ne operacionet paqeruajtese kur ka kaluar vetem nje kohe e shkurter nga perfundimi i lufterave ne Ballkan?

SERBI: USHTRIA MUND TE MARRE PJESE NE MISION NE LIBERI

A duhet te lejohet ushtria e Serbise dhe Malit te Zi te marre pjese ne operacionet paqeruajtese kur ka kaluar vetem nje kohe e shkurter nga perfundimi i lufterave ne Ballkan?

Tuesday, 6 September, 2005

Pjestaret e grupeve te te drejtave te njeriut, aktivistet e paqes dhe zyrtare te gjykimit te krimeve te luftes kane shprehur dyshimet e tyre ne lidhje me nje dislokim te mundeshem te njesive te ushtrise se Serbise dhe Malit te Zi ne nje mision paqeruajtes te OKB-se ne Liberi, kur kane kaluar vetem kater vjet nga perfundimi i luftes ne Kosove.


Disa mendojne se kjo levizje do te perbeje nje shtyse per procesin e reformave ne Serbi dhe Malin e Zi, ndersa te tjeret tremben se kjo mund te shihet nga Beogradi si nje shfajesim i forcave te armatosura te tij nga konflikti ne Kosove dhe mund te rrezikoje edhe misionin ne Liberi.


Kryeministri serb Zoran Zivkoviq ka thene per median ne Beograd javen e kaluar se gjate vizites se tij te koheve te fundit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, drejtuesi i sapoemeruar i misionit te paqes ne Liberi, Jacques Klein, i ka kerkuar atij se me sa trupa mund te kontribuoje Serbia dhe Mali i Zi ne kete operacion.


IWPR ka mesuar se eshte shume e mundeshme qe vendi do te marre pjese ne misionin ne Liberi, megjithese OKB ka ende disa shqetesime ne lidhje me kete fakt.


Beogradi e ka bere te qarte se eshte i interesuar te marre pjese ne detyra te tilla nderkombetare ushtarake, duke i konsideruar ato si nje menyre per te shpejtuar integrimin e vendit ne organizatat Euro- Atlantike, vecanerisht ne programin Partneritet per Paqe te NATO-s.


“Rikthimi yne ne operacionet paqeruajtese kudo ne bote do te ishte ne rradhe te pare nje fitore politike,” ka thene Zivkoviq ne nje konference per shtyp ne Beograd javen e kaluar.


Mundesia e pjesemarrjes se Beogradit ne misionet e OKB-se eshte shtuar edhe per shkak te mbeshtetjes se Uashingtonit. “Ky eshte nje qendrim i pergjegjeshem nga ana e udheheqjes serbe qe ata kerkojne te perfshihen ne stabilizimin dhe operacionet e paqes ne bote. Ne do te punojme me miqte tane serbe ne muajt e ardheshem,” ka thene Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell gjate nje konference per shtyp ne Uashington javen e kaluar.


Zyrtaret perendimore jane kryesisht te kenaqur me reformat e ndermarra nga ushtria e Serbise dhe Malit te Zi, vecanerisht qe pas emerimit te Boris Tadiq ne postin e ministrit te mbrojtes se vendit me pare kete vit – megjithese ata vazhdojne te kene rrezerva ne lidhje me mirepritjen e ushtrise serbe ne gjirin e komunitetit nderkombetar ushtarak.


NATO insiston qe Beogradi te arrestoje te kerkuarin nga Haga, Ratko Mlladiq dhe ta ekstradoje ate ne gjykate, apo te provoje se ai nuk gjendet me ne vend, perpara se te jete e gateshme te shtoje marredheniet.


Dhe eshte e kuptueshme qe OKB ka disa shqetesime ne lidhje me perfshirjen ne misionin ne Liberi te Serbise dhe Malit te Zi per shkak te se kaluares se forcave te armatosura te vendit ne lufterat ne Ballkan. Komiteti i keshillit te sigurimit ka deklaruar se prodhues serbe te armeve kane shitur arme ne Liberi ne vitin 2002 – nje akuze e cila eshte hedhur poshte nga Beogradi. Keto deklarime natyrisht qe kane shkaktuar shqetesim.


Por meqenese OKB mendohet se ka veshtiresi per te bindur vendet perendimore te Europes te japin kontribut ne operacionet ne Afriken perendimore, ajo mund te pranoje pjesemarrjen e Beogradit pavaresisht ketyre shqetesimeve.


Grupet e te drejtave te njeriut, aktiviste te paqes dhe zyrtare te ndjekjes se krimeve te luftes duket se po ashtu jane pak skeptik ne lidhje me nje dislokim te mundeshem.


Aaron Rhodes, drejtor ekzekutiv i Federates se Helsinkit per te Drejtat e Njeriut, ka thene se “Une mendoj se nese forcat e Serbise dhe Malit te Zi mund te permbushin pergjegjesite e tyre nderkombetare kjo do te kishte nje efekt te mire – dhe ndihma ne integrimin e ketyre forcave ne operacionet e paqeruajtjes nderkombetare do te jete nje hap drejt normalizimit.


Kjo ide perkrahet edhe nga Jean-Daniel Ruch, keshilltar diplomatic i prokurorise se Hages. “Si nje njeri me eksperience ne rajon, mendoj se eshte dicka e mire qe ushtrite e vendeve te rajonit te afrohen me ato te pjeses tjeter te botes. Kjo do te kishte nje ndikim mbi ushtrine. Kjo do te ndihmonte ne ndryshimin e mentalitetit. Duke e lene te izoluar ushtria e ketij vendi zhvillon nje psikologji te sajen – te mbyllur, te trembur dhe te pasigurte. Duke e integruar ne menyre graduale ne inkurajojme reformat dhe ndryshimet ne shoqeri”.


Rhodes shton se ndersa perfshirja e ushtrise se Serbise dhe Malit te Zi ne operacionet e ruajtes se paqes ka ane te mira, ai gjithashtu “mund te shohe edhe rreziqet qe kjo pjesemarrje mund te konsiderohet si e parakoheshme – nje hap per te harruar te kaluaren e atyre forcave dhe mbulimin e saj me nje sherbim te mire”.


Hugh Poulton, nje studiues i Amnesty International per Serbine dhe Malin e Zi, ka thene se ka ende shqetesime ne lidhje me forcat e armatosura te vendit, “pavaresisht shtimit te kontrollit demokratik ndaj ushtrise dhe largimit te nje numri figurash te larta, ata te cilet mendohet se kane qene pergjegjes per krime gjate lufterave ne Jugosllavi, dhe vecanerisht ne Kosove, ne pergjithesi nuk kane dale para drejtesise”.


Daniel Serwer, specialist per Ballkanin ne Institutin Amerikan per Paqe, ka thene se “Une e konsideroj Tadiq si nje reformator serioz. Une i besoj sinqeritetit te tij. Ceshtja qe duhet te shtrohet eshte nese procedi i reformave ka arritur ne ate pike sa te pranohet qe Beogradi te dergoje trupa ne operacione paqeruajtese nderkombetare?


Tadiq ka marre postin vetem ne muajin Mars. Kjo nuk eshte kohe e mjaftueshme per te perfunduar fazen e pare te reformave ne ushtri. Dhe per shkak te se kaluares koheve te fundit ata duhet te perqendrohen ne ate qe duhet te bejne per tu anetaresuar ne programin e partneritetit per paqe. Natyrisht une do te isha me i kenaqur nese ata do te zbatonin me pare reformat e planifikuara”.


Tajudeen Abdul-Raheem, drejtor i programit te paqes dhe sigurise ne Drejtesi per Afriken, thote se njesite e ushtrise se Serbise dhe Malit te Zi te diskoluara ne Liberi “mund te jene nje gje e mire por edhe e keqe, por perse duhet te rrezikohet te dergohen trupa nga nje vend, i cili deri pak kohe me pare ka qene i perfshire ne krime lufte, ne Afriken perendimore? Per te pare nese ky vend eshte reformuar, po reformohet, apo ka mbetur ende ai qe ka qene? Ne nuk e dime se sa nga pjestaret e kesaj ushtrie jane te paster. Kjo ushtri ka vrare qytetaret e saj. Cfare do te beje ajo nese perballet me te huaj. Kjo eshte nje fyerje ndaj pergjegjesive te OKB-se”.


Nese njesi te ushtrise se Serbise dhe Malit te Zi do te dergohen ne Liberi, ekziston nje konsensus qe Beogradi duhet te kontrolloje imtesisht ushtaret te cilet do te dergohen ne mision me qellim qe te jete e sigurte se ata nuk kane qene te perfshire, apo nuk kane pasur lidhje me krimet e luftes.


Gjykata ka filluar tanime te delegoje pergjegjesine per hetimin dhe denimin e oficereve te rangjeve te ulta dhe ushtareve gjykates ushtarake ne Beograd. Nga tetembedhjete raste qe jane gjykuar vetem dy nuk kane perfunduar me denime me akuza per vrasje – kater prej te cileve per krime te kryera ne Kosove.


Dy njesite e zgjedhura te ushtrise se Serbise dhe Malit te Zi te cilat ka me teper mundesi te dergohen ne misione paqeruajtese jane forcat e brigades speciale 72, te cilat jane edhe ekuivalenti i forcave SAS Britanike, dhe brigada e 63 parashutiste. Te dyja keto njesi kane sherbyer ne Kosove dhe hetimet e IWPR kane treguar se asnje prej anetareve teketyre njesive nuk jane vendosur nen hetim per krime lufte te kryera gjate konfliktit.


Africa, Balkans
Frontline Updates
Support local journalists