Serbi: Tregtia E Seksit Lulezon Ne Presheve
Serbia e Jugut eshte bere nje qender per kriminelet te cilet trafikojne vajza per neper Ballkan.
Serbi: Tregtia E Seksit Lulezon Ne Presheve
Serbia e Jugut eshte bere nje qender per kriminelet te cilet trafikojne vajza per neper Ballkan.
Konflikti i vitit te kaluar ne luginen e Presheves ne Serbine e jugut i vendosi komunitetet Serbe dhe Shqiptare kunder njeri tjetrit. Por organizatat mafioze nga te dyja palet tani kane gjetur pika te perbashketa fitimprurese. Tregtia e vajzave te cilat shiten dhe shnderrohen ne skllave te seksit po lulezon ne kete qoshe te Serbise, e cila kufizohet me Maqedonine dhe Kosoven.
Ruza, i cili nuk eshte emri i saj i vertete, eshte nje viktime e kesaj tregtie. E debuar nga familja e saj pasi kishte lindur nje femije te paligjshem, vajza shtatembedhjete vjecare ka pranuar nje pune si kameriere ne nje klub nate ne qender te Bujanovacit. E shtyre si shume vajza te tjera nga mundesia e nje rroge prej 450 markash Gjermane ne muaj - pothuajse kater fishi i pages normale ne vend - ajo nuk e kishte kuptuar qe detyrat e saj perfshinin edhe kenaqjen e cdo deshire te klienteve. Pa kaluar shume kohe, Ruza e ka pare veten te detyruar te vazhdoje kete pune, e frikesuar edhe nga kercenimet e bera nga bosi i saj.
Ajo nuk eshte e vetme. Organizma te tilla si Organizata Nderkombetare per Migracionin, IOM, mendojne se rreth 250,000 vajza nga vendet e Europes Lindore trafikohen nepermjet Serbise dhe vendeve te tjera fqinje. Ato thone se Serbia e jugut eshte nje nga bazat kryesore te trafikut kriminal te vajzave nepermjet Ballkanit. Vajzat dhe grate e reja - shumica e te cilave nga Rumania, Moldavia dhe Ukraina - jane te genjyera nga njoftime ne gazeta per vende pune te paguara mire ne bare dhe klube, shpesh me premtime per karriere te mire ne Europen Perendimore.
Pasi terhiqen ne Serbi, sipas IOM-it, vajzat ndahen ne dy grupe. Ato ose dergohen ne Kosove per te sherbyer per 60,000 punonjes te huaj te cilet kane arritur ne province pas terheqjes se forcave Jugosllave ne vitin 1999. Nje pjese tjeter dergohen ilegalisht nepermjet Malit te Zi ne Shqiperine e veriut, me destinacion per ne Itali ose edhe me tej ne Europen Perendimore.
Kjo tregti mendohet te kete nje xhiro biznesi prej disa qindra mijera dollare per mafian Serbe dhe Shqiptare. Keto vajza mund te fitojne rreth 1,000 marka ne dite duke punuar ne rruget e qyteteve Perendimore, por ne fakt atyre u mbetet shume pak nga keto te ardhura. Te privuara nga parate, dokumentat dhe pasaportat, ato faktikisht mbahen te burgosura nga trafikantet dhe u nenshtrohen abuzimeve te renda seksuale per te parandaluar largimin e tyre.
Turperimi dhe shkelja e personalitetit te tyre shpesh nis ne nje lloj tregu, ku ato inspektohen dhe shiten si bageti. Policia Serbe ne Vranje ka thene per IWPR-ne se trafikantet mbushin dosje per shitjen e cdo vajze. Keto dosje japin emrin, moshen, kombesine, peshen, eksperiencen ne prostitucion, e martuar apo jo dhe te dhena te tjera. Kur nje bleres i mundshem arrin, ai i shikon me kujdes keto dosje perpara se te jape parate. Cmimi i nje vajze varet nga "cilesia" e saj dhe mund te shkoje nga 300 deri ne 3,000 marka Gjermane.
Vajzat me pas detyrohen te punojne si prostituta. Ato mund te punojne ne klube nate, bare striptizmi dhe ne apartamente private. Ne Europen Perendimore, ato zakonisht punojne ne rruge. Vajzat mund te shiten dhe rishiten disa here. Ne Serbine jugore ka disa klube. Njeri eshte i vendosur ndermjet Bujanovcit dhe Presheves, ku "kamerieret" nga shume vende te Europes Lindore sherbejne per kliente Serbe dhe Shqiptare. Drita me ngjyra te ndezura mirepresin klientet, dhe oborri i tij eshte i mbushur me peme dhe lule.
Nje vajze Bullgare e cila punonte aty tha per IWPR-ne se ajo trajtohej mire dhe se fitonte mire. Ajo pranoi se ishte blere dhe shitur disa here dhe se pronaret e saj nxirrnin fitime te medha prej saj dhe vajzave te tjera. "Pasi kam punuar ne shume bare, mendoj se ky eshte me i miri. Po fitoj shume para dhe kjo eshte me e rendesishmja per mua," thote ajo.
Verica, i cili nuk eshte emri i saj i vertete, ka punuar gjithashtu ne kete bar, por ka pasur nje eksperience shume te ndryshme. Ajo thote se eshte trajtuar keq dhe me ne fund eshte shpetuar nga nje klient. "Nje nga klientet e mi me ndihmoi te largohesha prej andej. Ne i vodhem 4,300 marka Gjermane pronarit tim dhe u larguam ne drejtime te ndryshme,' thote ajo.
Forca policore Serbe me ne fund duket se e ka marre seriozisht kete problem. Ata kane zbuluar se fundi nje rrjet trafikimi ne Vranje. Policia ka arrestuar Miroslav Stankoviq, nje Serb ne fshatin Trgoviste prane Bujanovcit, te dyshuar si trafikant te 146 vajzave. Ai i dergonte vajzat me makine ne kufirin me Kosoven ku ato i dorezoheshin Shqiptareve te panjohur. Prej ketij arrestimi, policia ka qene ne gjendje te zbuloje te gjithe rrjetin e trafikanteve te vajzave Rumune, Moldave dhe Ukrainase nga Beogradi, Stara Pazova, Pancevo dhe Nishi.
Vezhguesit e dine se ky operacion i policise eshte vetem maja e ajzbergut dhe se eshte shume i vonuar per viktimat e trafikut si Ruza. Ne shkembim te punes se saj te mire, pronari i ka dhene asaj se fundi nje apartament, qerane e te cilit i duhet ta paguaje me anen e punes se saj. Kushtet e saj te jeteses mund te jene permiresuar disi, por ajo eshte ende nje skllave.
Jasmina Arsiq eshte nje gazetare e pavarur ne Serbi.