SERBI: TADIQ SHTON SHPRESAT E PARTISE SE TIJ PER FITORE NE ZGJEDHJE

Boris Tadiq pritet të shtojë mundësitë e partisë së tij demokratike për fitore në zgjedhje – por do të përballet me zemërimin e rivalëve të tij nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit.

SERBI: TADIQ SHTON SHPRESAT E PARTISE SE TIJ PER FITORE NE ZGJEDHJE

Boris Tadiq pritet të shtojë mundësitë e partisë së tij demokratike për fitore në zgjedhje – por do të përballet me zemërimin e rivalëve të tij nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit.

Tuesday, 6 September, 2005
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Caktimi i politikanit popullor Boris Tadiq në postin e drejtuesit të fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare në Serbi duket se do të shtojë mundësitë e partisë në këto zgjedhje, por një nga fraksionet e mëdha në parti nuk e ka mirëpritur këtë.


Anketimet tregojnë se duke vendosur në krye të listës së saj zgjedhore Tadiq, ministër i mbrojtjes të Serbisë dhe Malit të Zi, Partia Demokratike, DS, partia më e madhe në ish koalicionin DOS, mund të shtojë ndjeshëm numrin e votave që do të fitojë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.


Por caktimi i tij në krye të partisë ka ushqyer tensionet që kanë ekzistuar prej kohësh ndërmjet të ashtuquajturit lob të biznesit – i cili është përfshirë në skandale korrupsioni, ka pasur lidhje me Millosheviqin, dhe është akuzuar për lidhje me krimin e organizuar – një fraksioni të moderuar në parti.


Tadiq përfaqëson grupimin e të moderuarve dhe për rrjedhim mund të vendoset në shënjestër të sulmeve nga grupi i biznesit – i cili kontrollon një pushtet të madh financiar dhe kontrollon një pjesë të mirë të mediave – vecanërisht në rast të një rezultati të dobët të DS në zgjedhje.


Bratislav Grubaciq, kryeredaktor i agjensisë së lajmeve VIP, ka thënë për IWPR se ai nuk mund të përjashtojë mundësinë që fraksioni kundërshtar i Tadiq do të përpiqet të dëmtojë mundësitë e tij për fitore në zgjedhje.


Disa analistë gjithashtu mendojnë se gazetat dhe mediat elektronike të afërta me lobin e biznesit mund të mbështesin edhe partinë ultra nacionaliste radikale serbe, SRS, e cila kohët e fundit e ka shtuar popullaritetin e saj.


Analisti Djerdje Vukadinoviq ka thënë për IWPR se metoda të tilla janë përdorur në të kaluarën kundër rivalëve të ndryshëm politik të këtij lobi, por njëkohësisht paralajmëron se një taktikë e tillë do të ishte e rrezikëshme përpara zgjedhjeve.


Shumë vëzhgues mendojnë se kritikët e Tadiq në rradhët e partisë me siguri që do të fajësojnë atë personalisht nëse partia nuk arrin një rezultat të mirë në zgjedhjet e ardhëshme.


DS do të emerojë një drejtues të ri në kongresin e partisë i caktuar për në fillim të vitit 2004, dhe në rast se partia arrin një rezultat jo të mirë në zgjedhjet parlamentare lobi i biznesit do të fajësojë Tadiq dhe do të përpiqet të vendosë në postin e kryetarit një prej kandidatëve të tij.


Posti i kryetarit të partisë ka mbetur bosh që prej vrasjes së ish kryetarit të saj, ish kryeministrit Zoran Gjingjiq, më 12 Mars.


Pas vrasjes, katër zëvendës kryetarë, Tadiq, zëvendës kryeministri i Serbisë Zoran Zivkoviq, zëvendësi i tij Cedomir Jovanoviq, dhe zëvendës kryetari i parlamentit të Serbisë Gordana Comiq – kanë marrë përkohësisht në dorë drejtimin e partisë.


Pas një periudhe të gjatë jo në strukturat drejtuese të partisë, Tadiq është bërë i njohur kur është emëruar ministër federal i mbrojtjes pak ditë pas vdekjes së Djindjiq.


Përpjekjet e tij për të zbatuar reformat në ushtri – duke shkarkuar gjeneralët e kompromentuar, rindërtuar shërbimin e sigurimit të ushtrisë dhe duke shpërbërë lobin anti gjykatës së Hagës – e kanë shndërruar atë në një politikan të pëlqyer nga perëndimi.


DS fillimisht ka përzgjedhur Zivkoviq të drejtojë fushatën për zgjedhje, por anëtarët kanë votuar në shumicë më 22 nëntor për të zëvendësuar atë me Tadiq, duke menduar se ai do të përmirësojë mundësitë e tyre në zgjedhje.


Sipas një anketimi të kohëve të fundit të kryer nga agjensia Medium Gallup, partia mund të fitojë dhjetë përqind me Tadiq në krye, krahasuar me vetëm 6.4 përqind me Jovanoviq.


Hapi i parë i Tadiq ka qenë largimi i shumë zyrtarëve të DS nga lista zgjedhore e partisë, përfshirë edhe Jovanoviq dhe këshilltarin federal për mbrojtjen Goran Vesiq – të dy bashkëpunëtorë të ngushtë të Gjingjiq të cilët mendohet se janë të lidhur me lobin e biznesit.


Tadiq është një politikan popullor i cili shihet nga shumë njerëz si një reformator dhe i papërfshirë në valën e skandaleve të cilat kanë cuar në shpërbërjen e DOS.


“DS ka nevojë për një politikan reformatorme një të kaluar të pastër. Tadiq i ka këto cilësi, dhe për rrjedhim ka edhe mbështetjen e Uashingtonit, Londrës dhe Brukselit,” thotë një diplomat perëndimor.


Roli i rëndësishëm i ministrit të mbrojtjes në këto zgjedhje jep një sinjal të qartë për zgjedhësit.


“Ardhja në krye e Tadiq përbën një rikthim në vlerat bazë të partisë sonë,” thotë një anëtar i DS, i cili nuk dëshiron të japë emrin. “Ai është simbol i të gjitha vlerave për të cilat partia jonë ka luftuar që në fillimet e saj – ndershmëri, demokraci e vërtetë, veprimi i ligjit dhe një rrugë e qartë e reformave, pa një të kaluar të lidhur me Millosheviqin. Ne kemi pritur prej kohësh këtë moment”.


Shumë serbë të thjeshtë duket se mendojnë në këtë mënyrë. “Tadiq është i vetmi njeri në skenën politike serbe i cili është i zgjuar, i arsimuar dhe që di të veprojë në situata të ndryshme,” ka thënë një oficer i ushtrisë në pension për IWPR. Banori i Beogradit, Ivan, thotë se caktimi i Tadiq është një hap në drejtimin e duhur. “Unë tani do të mund të votoj për partinë demokratike,” ka thënë ai.


Zeljko Cvijanoviq është një bashkëpunëtor i rregullt i IWPR në Beograd.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists