Serbi: Shqiptaret 'Mall Shkembimi'
Beogradi deshiron te shkembeje Shqiptaret e burgosur ne burgjet Serbe me Serbet e dyshuar per krime lufte te cilet mendohet se mbahen te burgosur ne Kosove.
Serbi: Shqiptaret 'Mall Shkembimi'
Beogradi deshiron te shkembeje Shqiptaret e burgosur ne burgjet Serbe me Serbet e dyshuar per krime lufte te cilet mendohet se mbahen te burgosur ne Kosove.
Nje vit pas renies se Millosheviqit dhe me teper se dy vjet pas perfundimit te konfliktit ne Kosove, mbi 100 te burgosur politik Shqiptar dergjen ende ne burgjet Serbe. Analistet thone se te burgosurit - te fundit nga mbi 2,000 Shqiptare te burgosur gjate konfliktit - po mbahen si mall shkembimi ne bisedimet me UNMIK-un per te ardhmen e rreth 40 Serbeve te akuzuar per krime lufte ne Kosove.
Nuk e ekziston asnje pengese ligjore per lirimin e te burgosurve Shqiptare, sepse parlamentet Jugosllave dhe ai Serb kane miratuar nje ligj per amnistine ne muajin Shkurt te vitit te kaluar. Por Beogradi po refuzon te beje nje falje te pergjitheshme, duke insistuar ne nje shkembim "koke per koke" me te burgosurit Serbe.
Ndersa Beogradi po mendon ta beje kete shkembim nje parakusht per pjesemarrjen e Serbeve te Kosoves ne zgjedhjet parlamentare te Nentorit ne Kosove, kjo ceshtje po dominon diskutimet ndermjet shefit te ekipit koordinues te qeverise Serbe per Kosoven dhe Metohine, zevendes kryeministrit Nebojsha Coviq dhe kryeadministratorit te OKB-se per provincen Hans Hakerup.
Ka gjithashtu edhe nje kundershtim te brendeshem per nje amnisti nga ana e familjeve te rreth 1,500 - 2,000 Serbeve te cilet ende rezultojne te humbur ne Kosove, sipas informacionit te nxjerre nga proces verbali i nje mbledhjeje te koalicionit qeveritar DOS te botuar kohet e fundit nga e perjaveshmja e Banja Lukas Reporter. Familjet mendojne se te afermit e tyre te zhdukur mbahen ne burgje private ne Kosove dhe Shqiperine e veriut dhe ata kerkojne qe Beogradi te perdore influencen e tij ndaj UNMIK-ut per te gjetur dhe per te liruar te afermit e tyre.
Te burgosurit politik Shqiptare jane akuzuar per terrorizem dhe mbahen se bashkume rreth 100 Shqiptare te tjere te denuar per krime te ndryshme. Qendra Ligjore Humanitare ne Beograd thote se gjyqet e tyre nuk jane bere ne menyre transparente dhe te ndershme, dhe nuk ka pasur prova te mjaftueshme per ti denuar, si edhe jane perjashtuar nga mundesia per te deshmuar njerez te kerkuar nga avokatet mbrojtes.
Por autoritetet Serbe insistojne se Serbet e burgosur ne Kosove jane gjithashtu te burgosur politik. Vladimir Bozoviq, drejtues i te drejtave te njeriut dhe drejtesise ne ekipin koordinues per Kosoven dhe Metohine, ankohet se gjyqet e tyre jane te motivuara politikisht , te mbushura me parregullsi dhe te mbeshtetura vetem ne deshmite e Shqiptareve.
Autoritetet kane leshuar nje kerkese zyrtare per UNMIK-un - ne burgjet e te cilit mbahen te burgosurit Serbe - per ti dhene nje amnisti te pergjitheshme te gjithe te burgosurve Serbe ne Kosove. Kerkesa, ne te cilen pretendohet se Serbet po denohen per shkak te nacionalitetit te tyre, dhe jo te fajeve te kryera, eshte paraqitur me 31 Tetor dhe i eshte bere nje jehone e gjere ne shtypin Serb.
Natasha Kandiq, drejtoreshe e Qendres Humanitare Ligjore ne Beograd, kundershton idene e shkembimit te te burgosurve politik nga njera ane dhe atyre qe jane denuar per krime lufte nga ana tjeter. Ajo ka thene se Serbet fajtore per krime lufte jane denuar nga gjykates nderkombetare ne Kosove "te cilet nuk mund te kene motive politike apo etnike, keshtu qe ata kane pasur nje proces gjyqesor te ndershem".
Kandiq thote se te burgosurit Shqiptare duhet te lirohen per shkaqe thjesht humanitare. "Ne fund te nje konflikti eshte nje procedure normale ti jepet amnisti te gjithe te burgosurve te luftes te cilet nuk kane kryer krime lufte," ka thene ajo. "Kjo mund te ndihmoje edhe ne permiresimin e marredhenieve ndermjet te dyja paleve".
Kandiq thote se Shqiptaret nuk duhet te qendrojne ne burg, meqenese ata nuk kane shkelur ndonje ligj nderkombetar dhe krimi i tyre me i madh ka qene se kane veshur nje uniforme te UCK-se.
Nje nga te burgosurit me te njohur, Albin Kurti, eshte arrestuar i paarmatosur - disa qindra metra larg shtepise se tij ne Prishtine gjate bombardimeve te NATO-s, dhe me pas eshte transferuar ne Serbi gjate terheqjes se forcave Jugosllave ne veren e vitit 1999. Kurti i cili ka qene nje zedhenes i perfaqesuesit politik te UCK-se Adem Demaqi, eshte denuar me 15 vjet burg me akuza per terrorizem. Ne kontrast te hapur, ish shefi i tij, mund te vizitoje lirisht Beogradin dhe Novi Sadin.
Kandiq ka vizituar te burgosurit politik dhe thote se kushtet e tyre jane permiresuar qe pas ndryshimit te qeverise ne Beograd, nje pikpamje e mbeshtetur edhe nga nje i burgosur Shqiptar ne burgun e Cuprijas, ne Serbine qendrore. Duke folur ne kushtet e anonimitetit, ai i ka thene IWPR-se se te burgosurit rriheshin vazhdimisht ne periudhen e Millosheviqit, deri tre here ne dite pas konfliktit.
Kjo praktike tani ka ndaluar, por tete te denuar politik ende qendrojne ne nje qeli te vogel dhe lejohen vetem 40 minuta ne dite te dalin per ajrim. Pavaresisht ketyre vuajtjeve, i denuari ne Cuprija thote se ai e konsideron propozimin per shkembim me te denuarit Serbe per krime lufte si krejtesisht te papranueshem.
Por ndersa vete te burgosurit mund te jene te pergatitur per te duruar ne parim, familjet e tyre jane gjithnje e me te deshperuar. Babai i nje te burgosuri politik Shqiptare i mbajtur ne burgun e Mitrovices se Sremit thote se familja e tij do te pranonte cfaredo marreveshje te nevojeshme per te siguruar kthimin e sigurte te djalit te tij ne Kosove.
Bahri Cani eshte nje gazetar i cili punon per radio Deutsche Welle ne Gjermani.