SERBI: REFORMAT TE KERCENUARA

Kercenohen reformat ndersa betejat e vjetra politike ndermjet rivaleve politik kane arritur kulmin.

SERBI: REFORMAT TE KERCENUARA

Kercenohen reformat ndersa betejat e vjetra politike ndermjet rivaleve politik kane arritur kulmin.

Wednesday, 12 December, 2001

Duke rrezikuar seriozisht procesin e reformave ne vendin e tij te shkaterruar, presidenti Jugosllav, Vojisllav Koshtunica, po kerkon mbajtjen e zgjedhjeve te parakoheshme ne Serbi per te lare hesapet me rivalin e tij te forte, kryeministrin e Serbise Zoran Gjingjiq.


Strategjia ndoshta do te deshtoje. Komuniteti nderkombetar, perfshire BE dhe SHBA, kundershtojne me force mbajtjen e zgjedhjeve te reja, sepse ato mund te demtojne stabilitetin e vendit.


Presidenti Francez, Zhak Shirak, e ka theksuar kete gjate vizites se tij ne Beograd me heret kete muaj. Duke perjashtuar cdo mundesi per perfshirje ne ceshtjet e brendeshme te Serbise ai ka theksuar se shpreson qe te gjitha partite demokratike dhe te reformuara ne vend do te bashkohen per te miren e perbashket te vendit.


Sidoqofte, presidenti Serb Milan Milutinoviq, i vetmi njeri me pushtetin kushtetues per te thirrur zgjedhjet ne Serbi, eshte nen kontrollin e Gjingjiq. Milutinoviq perben nje anomali politike. Nje mbeturine e regjimit te Millosheviqit, ai eshte gjithashtu nje i dyshuar per krime lufte. Si i tille, ai duhet te shmange konfrontimin me Gjingjiq, i cili mund ta arrestoje dhe ta ekstradoje ne Hage - sic beri me Millosheviqin.


Megjithate, kriza eshte ende prezente. Partia e presidentit Koshtunica, Partia Demokratike e Serbise, DSS, mund te bllokoje miratimin e reformave te rendesishme ne parlament nese Gjingjiq parandalon mbajtjen e zgjedhjeve.


Perplasja me e fundit ne rradhet e koalicionit qeveritar Opozita Demokratike e Serbise, DOS, ka filluar kur perkrahesit e Gjingjiq ne Partine e tij Demokratike, DS, kane organizuar shkarkimin e Dragan Mariscanin, kryetarit te parlamentit Serb dhe nje zyrtar i larte i partise se Koshtunices.


Mariscanin kishte akuzuar partneret e tij te DS-se se kane fallsifikuar votimin parlamentar per nje ligj te punesimit duke perdorur karten e votimit te nje anetari te DS-se i cili ne ate moment ndodhej jashte vendit. Regjistrimet filmike kane vertetuar kete fakt.


Koleget e Gjingjiq jane zemeruar pa mase, dhe kane akuzuar mbeshtetesit e Koshtunices se kane vepruar si nje force e opozites brenda DOS-it. Me pas erdhi shkarkimi i Mariscanin, dhe pas kesaj Koshtunica kerkoi publikisht rivendosjen e tij ne ate post. Presidenti Jugosllav i ka kujtuar DOS-it se kushtet e krijimit te koalicionit i japin te drejte DSS te mbaje postin e kryetarit te parlamentit ndersa DS ate te kryeministrit te Serbise.


Gjingjiq dhe drejtues te tjere te DOS kane hedhur poshte "ultimatumin e DSS", dhe kane paralajmeruar kete parti se ata mund te siguronin shumicen ne parlament edhe pa mbeshtetjen e saj. Nese ata mund te arrijne vertete nje gje te tille eshte e paqarte, per shkak te shperndarjes teper konfuze te vendeve ne parlament ndermjet disa partive.


DOS ne teresi kontrollon vetem 176 nga 250 vendet e parlamentit ndersa DS dhe DSS ne kuadrin e DOS kontrollojne nga 46 vende secila.


Socialistet e Millosheviqit kontrollojne 37 vende, Partia ekstremiste nacionaliste Radikale Serbe e Vojisllav Shesheljit ka 23, ndersa Partia e Unitetit Serb, e krijuar nga ish mafiozi dhe zoteria i luftes Zheljko Razhnatoviq Arkan, kontrollon 14.


Konfliktet ne koalicionin qeveritar kane filluar qekur qeveria e re ka ardhur ne pushtet ne fillim te ketij viti, ndersa secila pale akuzonte tjetren per korrupsion, dhe per planifikim te nje grusht shteti.


Ne rast te mbajtjes se zgjedhjeve te parakoheshme, megjithese duket disi e veshtire, anketimet konfirmojne se Koshtunica do te fitonte me teper vota se rivali i tij. DSS pritet te fitoje 21 perqind te votave krahasuar me 18 perqind te DS-se se Gjingjiq dhe 11 perqind te Socialisteve te Millosheviqit. Dy partite e vogla nacionaliste do te merrnin nga 6 perqind secila.


Miroslav Labus, zevendes kryeministri Jugosllav dhe nje ekspert i ekonomise, ka thene se nje zgjidhje e mundeshme do te ishte nje kompromis i ri ndermjet Gjingjiq dhe Koshtunices, sipas te cilit Gjingjiq do ti ofronte DSS-se disa ministri ne qeverine Serbe.


Presioni nderkombetar ka pasur gjithashtu rezultat. Pas vizites se presidentit Shirak ne Beograd, njerezit e Gjingjiq kane zbutur retoriken e tyre. Kercenimet e Cedomir Jovanoviq, kreytari i grupit parlamentar te DOS, per te perjashtuar DSS nga koalicioni, jane zevendesuar nga prononcime me te buta nga zyrtare te tjere te DOS, te cilat i ka mbeshtetur edhe Gjingjiq.


Nderkohe, reformat e nevojeshme jane ndaluar, duke rrezikuar investimet e huaja teper te rendesishme. Vendi perballet me shume probleme te pazgjidhura ekonomike ne lidhje me privatizimin dhe nje borxh te madh te jashtem, te nderlidhura me probleme serioze politike ne lidhje me bashkepunimin me gjykaten e Hages dhe marredheniet e Serbise me Malin e Zi, partnerin e vogel ne federaten Jugosllave.


Labus ka paralajmeruar me 7 Dhjetor se stabiliteti politik eshte nje "parakusht" per shtytjen e reformave ekonomike, duke shtuar se ai besonte se partite e DOS-it do te "ripercaktonin marreveshjen e koalicionit dhe do ti jepnin te pakten edhe nje vit kohe qeverise se tanishme".


Mbetet per t'u pare se cfare do te beje tani partia e Koshtunices. Pavaresisht rezultatit te konfliktit brenda DOS-it, humbesit me te medhenje jane qytetaret e Serbise.


Daniel Sunter eshte Asistent Redaktor i IWPR-se ne Beograd.


Serbia
Support our journalists