Serbi: Nje Ligj I Ri Per Decentralizimin

Duke hequr kontrollet e vendosura nga Millosheviqi, Serbia shpreson te mbaje rajonet ne gjirin e Jugosllavise.

Serbi: Nje Ligj I Ri Per Decentralizimin

Duke hequr kontrollet e vendosura nga Millosheviqi, Serbia shpreson te mbaje rajonet ne gjirin e Jugosllavise.

IWPR

Institute for War & Peace Reporting
Friday, 1 February, 2002

Nje ligj i ri per decentralizimin ne Serbi ka treguar nje deshire per te lehtesuar kontrollin e hekurt te Beogradit mbi rajonet e pakenaqura te federates te cilat kane kercenuar per shkeputje nga vendi.


Ligji i ri, i miratuar ne parlament me 23 Janar, ka rivendosur pjesen me te madhe te autonomise te cilen e ka gezuar me pare provinca veriore e Vojvodines, ku pjesa me e madhe e popullsise prej dy milion banore i perket pakicave kombetare.


Legjislacioni eshte parashikuar edhe si nje sinjal inkurajues per zonat si Sanzhaku, me nje popullsi me shumice Muslimane, dhe Mali i Zi. Nje qellim tjeter i ketij legjislacioni ka qene qetesimi i Bashkimit Europian i cili ka insistuar per decentralizimin si nje parakusht per t'u plotesuar nga Jugosllavia perpara se te merret ne konsiderate kerkesa e saj per anetaresim ne BE.


Eshte dashur nje lufte e forte ne parlament per te miratuar ligjin me vetem nje vote mbi numrin minimal te nevojshem. Opozita Demokratike Serbe, DOS, ne pushtet, eshte ndare ne krahun reformator te drejtuar nga Kryeministri Zoran Gjingjiq dhe mbeshtetesit nacionaliste te Presidentit Vojisllav Koshtunica. Ne fund, fraksioni i Koshtunices, i cili kerkon mos ndryshimin e gjerave, ka abstenuar, duke e ndjere se ndoshta decentralizimi po fiton mbeshtetje ne rradhet e elektoratit.


Ky ligj ka shkaktuar ndezjen e pasioneve politike edhe jashte rradheve te DOS-it. Nacionalistet e opozites te drejtuar nga Vojisllav Sheshelj dhe socialistet e Millosheviqit kane sulmuar me force politikanet nga Vojvodina, te cilet kane ndihmuar ne pergatitjen e legjislacionit, dhe kane akuzuar qeverine e Gjingjiqit se po perpiqet te shkaterroje vendin.


Sipas ligjit te ri, autoritetet lokale ne Novi Sad, kryeqyteti i Vojvodines, do te perfitojne me teper pushtet mbi ceshtjet e kultures, sigurimeve shoqerore, informimit publik dhe fusha te tjera te jetes shoqerore. Megjithate, ky ligj nuk i afrohet aspak atij qe i lejonte Vojvodines nje autonomi te plote deri sa regjimi i Millosheviqit e hoqi ate ne vitin 1989.


Por reformat jane konsideruar si simbolikisht te rendesishme, duke qene se jane hapi i pare drejt decentralizimit qe prej rrezimit te Millosheviqit ne Tetor te vitit 2000.


Vojvodina ka humbur autonomine e saj ne te njejten kohe me provincen e Kosoves ne jug te Serbise. Millosheviq mendonte se centralizimi do te ndihmonte ne shtypjen e trazirave ne keto rajone. Ne fakt, perkundrazi nje hap i tille coi ne nje konflikt te pergjakshem i cili rezultoi ne vendosjen e nje protektorati nderkombetar mbi Kosoven.


Kur DOS rrezoi Millosheviqin, ne programin e saj elektoral ajo kishte premtuar te kthente autonomine e plote Vojvodines. Partite e opozites ne rajon e vendosen kete si kusht per te mbeshtetur koalicionin anti Millosheviq. DOS me pas premtoi decentralizimin edhe ne pjese te tjera te Serbise.


Anketimet e opinionit publik ne Novi Sad, te kryera nga agjensia SCAN, kane treguar se mbi 70 perqind e njerezve ne Vojvodine kerkojne veteadministrim me te madh. Anketime te tilla nuk jane kryer ne Sanxhak por rezultatet e zgjedhjeve tregojne se njerezit atje kerkojne te njejten gje.


Pas rrezimit te Millosheviqit, premtimet elektorale nuk jane permbushur. Kerkesat gjithnje e me te shpeshta te partive te Vojvodines jane anashkaluar. Mosmarreveshjet me DOS kane shperthyer kur Koshtunica insistoi te ruante kontrollin e forte te Beogradit ndaj provincave.


Pasi blloku reformator fitoi, Gjingjiq ka hedhur poshte akuzat se ai po shkaterronte Serbine dhe ka argumentuar se decentralizimi do ta mbante ate te bashkuar. Ai ka thene se ishte "skizofrenia politike e krijuar ne kohen e Millosheviqit e cila kishte shkaterruar jeten normale ne vend".


Gjingjiq ka thene se ligji i ri eshte vetem hapi i pare drejt nje rikthimi te plote te autonomise se Vojvodines, dhe decentralizimit te te gjithe Serbise. Ai ka shpjeguar se vete administrimi lokal eshte nje nder elementet me te rendesishem ne perpjekjet e Serbise per anetaresim ne BE.


"Une jam ne favor te nje shkalle me te larte decentralizimi. Kam jetuar ne disa vende ku nje gje e tille funksionon ne menyre perfekte dhe mendoj se vendi yne ka nevoje per nje gje te tille," ka thene ai.


Nje progres edhe me i madh ne drejtim te vete administrimit parashikohet ne nje ligj te ri i cili po pergatitet nga administrata Serbe. Ky ligj do te transferoje bashkive dhe qyteteve, autonomi per problemet financiare, te pronave dhe ceshtje te tjera perfshi edhe kontrollin e policise lokale.


Qytetaret e Vojvodines jane vecanerisht te interesuar per anen ekonomike te decentralizimit. Ata japin mbi 40 perqind te buxhetit te Serbise por mbajne per perdorim lokal vetem nje perqind te tij. Cdo gje tjeter shkon ne Beograd.


Duket se autoritetet e reja Serbe deshirojne te shmangin perseritjen e gabimeve te Millosheviqit per autonomine. Megjithate, mbetet per t'u pare se sa do te sigurojne keto veprime te tyre njerezit ne Malin e Zi, gjysma e te cileve mendohet se jane ne favor te shkeputjes nga Jugosllavia.


Jan Briza eshte zevendes kryeredaktor i se perditeshmes Dnevnik ne Novi Sad.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists