Serbi: Ndalet Reforma ne Forcat e Sigurimit
Reformat ne polici dhe ushtri kane rene viktime e luftes se brendeshme politike ne Jugosllavi.
Serbi: Ndalet Reforma ne Forcat e Sigurimit
Reformat ne polici dhe ushtri kane rene viktime e luftes se brendeshme politike ne Jugosllavi.
Autoritetet Jugosllave jane akuzuar se nuk po mbajne premtimet e dhena per te vendosur policine dhe ushtrine nen autoritetin e parlamentit.
Ne Serbi, kritiket thone se koalicioni qeveritar, Opozita Demokratike e Serbise, DOS, e drejtuar nga kryeministri Serb Zoran Gjingjiq, po sillet si regjimi i vjeter i Sllobodan Millosheviqit duke u perpjekur te mbaje aparatin e policise nen kontrollin e tij ekskluziv. Presidenti Jugosllav, Vojisllav Koshtunica, nje rival i ashper i Gjingjiqit, po akuzohet se sillet ne te njejten menyre me forcat e armatosura.
Ky patronazh politik do te thote se megjithese ushtria dhe policia tani po bashkepunojne me partneret e tyre Perendimore, reformat e domosdoshme jane ndalur ose zevendesuar me ndryshime thjesht kozmetike.
Lufta ndermjet Gjingjiq, drejtues i Partise Demokratike, dhe Koshtunices, drejtues i Partise Demokratike te Serbise, ka filluar menjehere pas renies se rregjimit te Millosheviqit me 5 Tetor, 2000.
Ndersa presidenti i ri federal, Koshtunica ka marre ne kontroll forcat e armatosura, kryeministri i ri i Serbise ka marre nen kontroll ministrine e brendeshme te Serbise, e cila drejton forcat e policise se republikes, dhe sherbimet e sigurimit, RDB.
Koshtunica ka trasheguar nje strukture te stermadhe ushtarake me shume njesi dhe ushtare, arme te vjetra dhe nje korpus gjeneralesh te emeruar nga Millosheviq ne shenje mirenjohjeje per besnikerine e tyre politike.
Shefi i shtabit, gjeneral Nebojsha Pavkoviq, ka fituar mbeshtetjen e Koshtunices me 5 Tetor, kur ka injoruar kerkesen e Millosheviqit per te shtypur protestat anti qeveritare ne Beograd, dhe i dergoi atij nje sinjal se do ta njihte si kreytar te shtetit dhe komandant suprem te forcave te armatosura.
Pavaresisht faktit se ai ka qene ne krye te ushtrise ne Kosove gjate sulmeve ajrore te NATO-s ne vitin 1999, Koshtunica e la Pavkoviqin ne postin e tij, duke mos i vene veshin protestave te disa partive ne gjirin e DOS-it dhe te disa organizatave te te drejtave te njeriut.
Koshtunica ka pasur edhe nje aresye tjeter per te mos e levizur Pavkoviq nga posti i tij. Ai duket se ka frike se shkurtimet e medha ne ushtri mund te bejne qe oficeret besnik te rivalit te tij, Gjingjiq, te marrin poste me rendesi.
Ushtria per pasoje ka mbetur nen kontrollin e gjeneraleve te vjeter te cilet nuk kane asnje interes per te kryer reformat strukturore. Ljubodrag Stojadinoviq, nje ekspert ushtarak, mendon se do te ishte shume me teper efikase nese numri i trupave ulej nga 80,000 ne 30,000, dhe te rritej numri i ushtareve profesioniste, vecanerisht ne njesite elite te kembesorise dhe ne njesite komando.
Ai dhe eksperte te tjere ushtarak deshirojne uljen e numrit te njesive jo efikase te kembesorise, te brigadave te mekanizuara me tanke te vjeter te tipit T-55 dhe flotes ajrore e cila ka ne perdorim avionet e vjeter MIG-21.
Nen presionin e ketyre kritikave, udheheqja e kohes se Millosheviqit ne ushtri ka pasur per detyre te pergatise nje ligj shtate muaj me pare. Ligji ende nuk eshte cuar per diskutim ne parlament. Megjithate, sic mund te mendohet, ndryshimet e propozuara jane te vogla.
Ligji i propozuar ka shkaktuar kritikat e eksperteve ushtarak dhe grupeve te te drejtave te njeriut, sepse ai parashikon mbajtjen e nje ushtrie teper te madhe me ushtare qe kryejne sherbimin e detyrueshem dhe nuk perjashton nga ky detyrim ata qe nuk duan ta kryejne ate, gje e cila eshte nje praktike e zakoneshme ne vendet Europiane.
Njoftimi i ushtrise ne Tetor se disa njesi te kembesorise se lehte do te shperbehen dhe rreth 336 objekte ushtarake dhe kazerma do te shiten eshte konsideruar si shenje e masave per permiresimin e gjendjes ekonomike dhe jo si nje shenje e deshires per te kryer reformat strukturore.
Ndryshimet ne polici jane perballur me te njejtat probleme. Pasi DOS ka fituar nje shumice absolute ne parlamentin Serb dhe ka krijuar qeverine ne Shkurt 2001, ceshtja e ministrit te ri te policise eshte shnderruar ne nje lufte ndermjet Gjingjiq dhe Koshtunices.
Nje kandidat kompromisi eshte gjetur ne formen e nje drejtuesi te Demokracise se Re Dushan Mihajlloviq - nje njeri i pranueshem per te dy drejtuesit e DOS-it, megjithese gjate muajve te fundit eshte pare qe ai eshte me besnik ndaj Gjingjiq.
Bashkepunetori i ngushte i Millosheviqit, Rade Markoviq, eshte zevendesuar si kryetar i RDB-se nga Sreten Lukiq. Markoviq dhe bashkepunetoret e tij jane arrestuar me shpejtesi me akuza per organizim te vrasjeve politike ne Serbi dhe abuzim me pozicionin e tyre shteteror.
Megjithate, ne RDB nuk eshte kryer ndonje reforme e thelle, pavaresisht premtimeve te qeverise. Po ashtu, funksionet e RDB-se nuk jane ndare nga ato te ministrise se brendeshme dhe sherbimi sekret nuk eshte vendosur nen kontrollin e parlamentit. Perkundrazi, zyrtaret e DOS-it, kane manovruar per te emeruar njerezit e tyre ne pozicionet kryesore ne polici.
Publiku eshte teper kritik ndaj autoriteteve Serbe te cilat nuk kane riemeruar policet e shkarkuar nga Millosheviqi. Ata jane gjithashtu te zhgenjyer nga vendimi i qeverise Serbe per te hapur dosjet e sherbimeve sekrete per publikun, sepse me pas u mesua se keto dosje jane censuruar dhe te gjitha referencat e rendesishme per informatoret e policise jane hequr. Drejtoria e re e krijuar per te luftuar krimin e organizuar ka pasur rezultate teper te pakta.
Nje hap pozitiv ka qene rifillimi i bashkepunimit me forcat policore te vendeve Perendimore. Per shembull, instruktore te policise Britanike, po ndihmojne koleget e tyre Serbe te krijojne nje force multi etnike policore ne luginen e Presheves ne Serbine jugore, ku banojne nje numer i madh Shqiptaresh etnik. Ne Shtator 2001, Jugosllavia eshte rianetaresuar ne Interpol.
Megjithate, pergjithesisht, reformat ne ushtri dhe polici jane sakrifikuar per shkak te luftes politike ndermjet Gjingjiq dhe Koshtunices, sepse asnjeri prej tyre nuk ka interes qe organizmat e sigurise qe kontrollohen prej tyre te shnderrohen ne organizma vertete te pavarur dhe transparent.
Daniel Sunter eshte asistent redaktor i IWPR-se ne Beograd.