Serbi: Mungesa E Stabilitetit Politik Kercenon Ekonomine

Mosmarreveshjet ndermjet politikaneve kercenojne shanset e Jugosllavise per rimekembje ekonomike.

Serbi: Mungesa E Stabilitetit Politik Kercenon Ekonomine

Mosmarreveshjet ndermjet politikaneve kercenojne shanset e Jugosllavise per rimekembje ekonomike.

Intrigat politike ne koalicionin e paqendrueshem qeveritar mund te demtojne programin e tranzicionit ekonomik te vendit, i cili eshte vleresuar nga institucionet financiare nderkombetare sepse ka filluar te hape rrugen per investimet e huaja kaq te nevojeshme.


Keto investime jane shume te rendesishme per rimekembjen e vendit. Jugosllavia ka nevoje per nje fluks prej 3 miliard dollare Amerikan cdo vit per pese vjet.


Por problemet jane ngritur nga dy drejtime te ndryshme: partite pro Millosheviqit ne opozite po perpiqen te vonojne kalimin e ligjeve te reja ne parlament; dhe mosmarreveshjet e brendeshme ne koalicionin qeveritar DOS, te cilat jane bere aq akute saqe zgjedhjet e reja mund te behen nje realitet, duke larguar keshtu investimet e huaja te rendesishme.


Nese fraksionet brenda DOS-it nuk arrijne nje armepushim dhe te shpejtojne miratimin e ligjeve te reformave, deshira e mire qe pasoi rrezimin e Millosheviqit do te zbehet dhe vendi mund te shkoje prapa ne ekstremizem politik, apo edhe ne nje anarli totale.


Tendenca ekonomike e koheve te fundit eshte teper shqetesuese. Prodhimi i pergjithshem bruto per kete vit do te jete rreth 10 miliard dollare - rreth 1,000 dollare per koke - nje e treta e shifres se vitit 1989, kur ekonomia Jugosllave filloi te bjere nen kontrollin e Millosheviqit.


Qe prej asaj kohe, shume pak investime jane kryer ne riparimin dhe rinovimin e makinerive te fabrikave, centraleve elektrike apo infrastruktures se transportitVlera reale e pajisjeve industriale eshte vetem 10 deri 15 perqind e vleres se tyre ne vitin 1989. Me pak perjashtime, fabrikat dhe uzinat Jugosllave jane te vjeteruara dhe nuk perputhen me tregjet moderne.


Statistikat e papunesise jane shume te zymta - papunesia momentalisht eshte rreth 40 perqind.


Ka edhe disa probleme te tjera shqetesuese. Borxhi i jashtem eshte rritur duke shkuar ne 12 miliard dollare, nje shifer kjo 20 perqind me e madhe se GDP-ja e ketij viti dhe shume me teper sesa mund te perballoje vendi. Socialoget vleresojne se rreth 30 deri 40 perqind e popullsise jeton nen nivelin e varferise.


Ekspertet ne qeverine e re jane perpjekur te transformojne kete gjendje te rende. Sipas nje raporti te FMN-se ne Shtator, sistemi i taksave eshte pershtatur me sukses normave Europiane. Eshte arritur krijimi i nje disipline buxhetore. Banka qendrore ka vendosur nen kontroll situaten e monedhes dhe qeveria nuk printon me para per te mbuluar deficitin buxhetor apo per te ndihmuar kompanite shteterore te falimentuara.


Ka edhe disa pika te tjera pozitive. Kursi i shkembimit me monedhat e huaja ka qene stabel prej nje viti, duke bere qe me dinare Jugosllav tani te mund te blihen Marka Gjermane, dollare apo paund ne cdo banke. Rezervat ne monedhe te huaj jane rritur.


Qeveria ka liberalizuar gjithashtu eksportet dhe ka hequr kontrollin mbi cmimet e karburantit, sendeve ushqimore dhe mallrave te tjera te konsumit, gje e cila ka krijuar edhe mungesa ne treg. Pavaresisht kritikave, qeveria ka miratuar edhe nje ligj te rendesishem per privatizimin, i cili ka qene nje parakusht per invetimet e huaja.


Displina buxhetore e qeverise dhe politikat me strikte monetare po japin rezultat. Publikuka rifituar besim ne monedhen vendase. Per here te pare pas me shume se dhjete vjetesh, njerezit po hapin llogari kursimesh.


Shkalla e rritjes se cmimeve po bie. Cmimet pritet te rriten me 40 perqind kete vit, nje nivel i larte por qe shenon nje permiresim te madh ne krahasim me inflacionin e vitit te kaluar prej 113 perqind.


Te gjitha keto ndryshime kane gjeneruar deshiren e mire nderkombetare dhe kane siguruar hyrjen e shpejte te Jugosllavise ne FMN, Banken Boterore dhe institucionet Perendimore. Investitoret po tregojne interes me te madh per Jugosllavine, ndersa donacionet e huaja e ndihmuan vendin te ta kaloje dimrin dhe lehtesuan disa pasoja te varferise.


Roli i donacioneve te huaja ka qene i rendesishem dhe pritet te behet edhe me i rendesishem ne vitin qe vjen. Nje konference donatoresh ne Qershor caktoi 1.3 miliard dollare per Jugosllavine, dy te tretat e te cilave ne fonde direkte ndersa nje e treta kredi per projekte te ndryshme ne fushen e energjise, transportit, etj.


Per fat te keq ka pasur vonesa ne marrjen e ketyre fondeve. Nje ane e problemit eshte faji i donatoreve, por edhe Beogradi ka faj. E ardhmja e paqarte e federates Jugosllave, per shkak te ceshtjes se pazgjidhur te vazhdimit te qendrimit te Malit te Zi ne federate, eshte nje nga faktoret qe kane demtuar besimin e vendeve donatore. Disa prej tyre duan te dine nese parate qe kane caktuar do te shkojne per Jugosllavine, apo vetem per Serbine, perpara se te paguajne.


Por vetem donacionet nuk do te zgjidhin problemin e krizes ne vend. Vetem investimet e huaja te fuqishme do te stimulojne nje rimekembje te qendrueshme. Faktori i dyte i rendesishem eshte nje marreveshje per te riskeduluar borxhin e huaj dhe per te kanceluar 40 perqind te shumes se borxheve.


Bisedimet kane filluar me Klubin e Parisit te shteteve kreditore dhe Klubin e Londres se bankave komerciale, dhe pritet te perfundojne deri ne fund te vitit. Pa nje marreveshje per faljen e nje pjese te borxhit te huaj, Jugosllavia do te perballet me nje krize tjeter borxhi brenda tete deri dhjete vjet dhe nuk mund te paguaje kestet. Por nese vendi deshiron ti falen nje pjese e borxheve, parlamenti duhet te shpejtoje miratimin e ligjeve per te rregulluar sigurine e pronareve dhe kreditoreve, te crrenjosur korrupsionin dhe pergatitur Jugosllavine per investime te tjera te huaja.


Pjesa me e madhe e ligjeve per te cilat ka nevoje vendi jane pergatitur dhe i jane paraqitur parlamentit. Eshte nevoje urgjente qe ato te miratohen, sepse prodhimi, pervec bujqesise, eshte ne renie, duke kercenuar per nje sere problemesh te tjera sociale.


Lufta politike konstante e brendeshme nuk perben nje klime te mire per kete tranformim radikal te nevojshem. Por vendi ende ka nje shans te madh per t'u rimekembur, nese ekziston ne rradhet e DOS-it deshira e mire dhe gjate nente muajve te ardheshem lihen me nje ane mosmarreveshjet dhe grindjet.


Ne te kundert, vendi do te shkoje ne zgjedhje perpara se te perfundoje transformimi. Serbet atehere mund te kene perseri luksin te vendosin se kush eshte politikani i tyre i pelqyer. Megjithate, ka mundesi qe ne nje rast te tille, Jugosllavise do ti duhen edhe dhjete vjet per nje rimekembje ekonomike.


Stojan Stamenkoviq eshte Kryeredaktor i buletinit te MAP (Analiza dhe Parashikimi Mujore), ne Institutin e Shkencave Ekonomike ne Beograd.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists