SERBI: KRIZA FINANCIARE NDERPRET PUNEN E MENSAVE TE BAMIRESISE

Renia e financimeve nderkombetare ka bere qe autoritetet te perballen me veshtiresi ne dhenien e ushqimeve falas per Serbet qe kane nevoje.

SERBI: KRIZA FINANCIARE NDERPRET PUNEN E MENSAVE TE BAMIRESISE

Renia e financimeve nderkombetare ka bere qe autoritetet te perballen me veshtiresi ne dhenien e ushqimeve falas per Serbet qe kane nevoje.

Tuesday, 6 September, 2005

Gjendja e rende financiare po rrezikon te lere edhe pa ushqimin e vetem ditor pjesen me te dobet te shoqerise Serbe.


Nderprerja e financimeve nderkombetare ka veshtiresuar financimin e rreth 80 mensave te cilat japin ushqime falas per te varferit ose te semuret ne Serbi.


Gjate pjeses me te madhe te dhjete vjecarit te fundit, keta njerez mbanin rradhe per gjashte dite ne jave per te marre nje racion buke dhe nje ushqim te ngrohte. Por ne fillim te muajit Qershor, shume prej ketyre kuzhinave jane detyruar te mbyllen per shkak te mungeses se fondeve.


Programi i dhenies se ushqimit falas ka filluar qe prej vitit 1992, kur nje donator i panjohur ka shperndare 2,000 racione ushqimore per njerezit qe kishin nevoje. Qe prej asaj kohe, numri i atyre qe perfitonin kete sherbim eshte shtuar ne 30,000 njerez, me nje kosto prej 21 euro ne muaj per cdo person.


Por ne muajt e fundit, agjensite e ndihmes nderkombetare jane terhequr nga financimi i ketij programi, duke ia lene kete pergjegjesi vetem autoriteteve lokale.


Kryqi i Kuq Gjerman ka qene donatori i madh i fundit i cili eshte larguar nga financimi i ketij programi me 31 Mars.


Qeveria ka premtuar te mbaje hapur vetem 28 nga 78 kuzhinat ekzistuese - nje ne cdo bashki - deri ne fund te muajit Dhjetor.


Ne provincen veriore te Vojvodines ne Serbi, programi vazhdon ne vetem dy nga 15 pikat ekzistuese. Ato ne Pozarevac, Smederevska palanka, Uzice, Cuprija, dhe Jagodina jane mbyllur. Nje ne Bujanovc, e cila ka pasur rreth nje mije njerez ne dite, eshte mbyllur.


Ne Beograd, autoritetet e kryeqytetit kane premtuar te vazhdojne projektin e ushqimit, duke e financuar ate nga buxheti i asamblese se qytetit dhe duke ofruar ushqime per rreth 7,000 njerez gjashte dite ne jave - nje pakesim prej rreth 40 perqind.


Nje pensionist nga lagjia Palilula ne Beograd, i cili nuk ka pranuar te jape emrin per IWPR, ka thene se "Pensioni im mujor eshte rreth 50 euro, te cilat me mjaftojne vetem per te paguar faturat [paga mesatare eshte 150 euro], por nuk me dalin per te blere ushqime.


"Une kam ardhur ketu gjate viteve te fundit dhe nuk e di se cfare do te ndodhe me ata njerez te cileve u eshte mbyllur kuzhina e tyre. Njerezit e kane problem edhe kur nuk punonte vetem nje dite ne jave".


Dragica Kljajiq, koordinatori i Kryqit te Kuq Serb per shperndarjen e ushqimit, ka thene se autoritetet lokale po perballen me veshtiresi per te perballuar koston e kuzhinave te bamiresise. "Programi tani pothuajse financohet krejtesisht nga qeverite lokale - dhe keto organizma duhet te perpiqen shume per te gjetur burime te reja financimi," ka thene ajo.


"Per momentin, buxhetet jane te parregullta dhe ne nuk kemi pasur rruge tjeter pervec se te nderpresim punen. Ne shpresojme qe ndonje donator te tregoje kujdes dhe te nda ndihmoje te vazhdojme programin, sepse perndryshe mund te kete pasoja tregjike".


Damir Glavonjiq, i administrates bashkiake ne Palilula eshte shprehur per IWPR se gjendja tani eshte teper e rende. "Vetem ne zonen tone, ne kemi rreth 4,800 persona familjet e te cileve nuk sigurojne me teper se 20 euro per person ne muaj," thote ai. "Ne mendojme se vendimi i organizatave nderkombetare per te terhequr ndihmen e tyre ne kete moment vecanerisht te rendesishem tranzicioni eshte i gabuar".


Kryqi i Kuq thote se disa pika te tjera mund te detyrohen te mbyllen ne te ardhmen e afert. "Kjo gjendje - kur ne po u kerkojme bashkive lokale te marrin persiper financimin e te gjitha pikave - nuk mund te vazhdoje per nje kohe te gjate," ka thene Kljajiq.


"Nje zgjidhje e mundeshme do te ishte qe cdo donator te zgjidhte nje bashki dhe te financonte programet ne ate bashki".


Ne kryeqytet, pensionisti ne Palilula tund koken ndersa mendon per gjendjen e tanishme. "Une jam lindur e rritur ne Beograd dhe nuk mund ta besoj qe duhet te jetoj ne keto kushte," thote ai per IWPR.


"Por njerezit do te na ndihmojne te mbijetojme - nje grua e cila punon vullnetarisht ne piken e shperndarjes se ushqimeve me fali dje nje euro".


Marko Romceviq eshte nje student i gazetarise ne Universitetin e Beogradit.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists