SERBI: A JANE KETO DITET E FUNDIT PER MAFIAN SERBE?

Vrasja e Zoran Gjingjiq mund te shenoje edhe fundin e krimit te organizuar ne Serbi.

SERBI: A JANE KETO DITET E FUNDIT PER MAFIAN SERBE?

Vrasja e Zoran Gjingjiq mund te shenoje edhe fundin e krimit te organizuar ne Serbi.

Tuesday, 6 September, 2005

Mbi 750 njerez jane arrestuar qe prej vendosjes se gjendjes se jashtezakoneshme ne Serbi pas vrasjes se kryeministrit Zoran Gjingjiq javen e kaluar. Ish shefi i sigurimit te shtetit ne kohen e Millosheviqit, Jovica Stanishiq, dhe themeluesi i njesise speciale famekeqe te Berretave te Kuqe, Franko “Frenki” Simatoviq, jane nder personat e ndaluar ne kete operacion, i cili mund te shenoje edhe fundin e krimit te organizuar ne Serbi.


Zoran “Vuk” Vukojeviq dhe Dragan”Prevara” Ninkoviq, anetare te rendesishem bandes se Zemun, e cila dyshohet nga policia si e perfshire ne vrasjen e kryeministrit, jane arrestuar me 17 Mars se bashku me kengetaren e njohur te muzikes popullore Ceca, e veja e bosit te krimit te vrare Zeljko “Arkan” Raznatoviq, e cila thuhet se ka lidhje te ngushta me grupin kriminal.


Sipas nje burimi te policise, arrestimet jane bere ne te gjithe republiken ndersa te dyshuarit si anetare te grupeve mafioze jane ndaluar ne qytetet Uzice, Pozarevac, Zajecar, Jagodina si edhe Novi Sad, ne nje perpjekje nga ana e autoriteteve per te shkaterruar bandat e krimit te organizuar.


“Ne po shfrytezojme kete rast te vecante per te spastruar Serbine jo vetem nga banda e Zemun por edhe nga grupime me te vogla por gjithsesi te rrezikeshme,” ka thene i njejti burim. “Ky eshte veprimi me i rendesishem ne historine e policise Serbe”.


Mbi 750 te dyshuar jane ndaluar deri me tani nga policia, gje e cila ka cuar ne tejmbushjen e burgjeve ne te gjithe vendin.


Nderkohe, qeveria Serbe, ka deklaruar per here te pare shkallen e perfshirjes se bandes se Zemun ne vend, duke thene se anetaret e saj jane perfshire ne kontrabande droge, vrasje dhe rrembime.


“Kjo gjendje e jashtezakoneshme eshte deklaruar kunder krimineleve, dhe jo kunder njerezve te thjeshte,” ka thene zevendes kryetari i Partise Demokratike te Gjingjiq, Zoran Zivkoviq, i cili mendohet te jete edhe kryeministri i ardheshem, gjate nje konference per shtyp me 16 Mars. “Personalisht une do te deshiroja qe gjendja e jashtezakoneshme te ishte sa me e shkurter (ai ka thene se ajo mund te zgjaste deri ne fund te muajit Prill), por cdo gje do te varet nga fakti se sa kohe do te zgjase lufta ndaj krimit te organizuar”.


Shume komentatore mendojne se pas rrezimit te regjimit te Millosheviqit, ishte vendosur nje pakt i heshtur ndermjet qeverise dhe krimit te organizuar, pasi disa nga bandat dhe njesite e policise kane ndihmuar opoziten per rrezimin e Millosheviqit.


Pas nje mungese kontrolli, ka shperthyer nje konflikt ndermjet dy bandave te fuqishme, asaj te Surcin dhe asaj te Zemun, te cilat jane quajtur sipas rrethinave te Beogradit ku ato edhe jane krijuar dhe kane qendrat. Me ne fund, kjo e fundit u duke se kishte dale fitimtare.


Kohet e fundit, Gjingjiq kishte pranuar publikisht pushtetin dhe influencen qe kontrollonte krimi i organizuar ne Serbi, duke pranuar se baronet e droges kishin aq para saqe kishin mundesi te blinin pajisje pergjigji dhe regjistrimi me te mira se policia.


Ne mesin e vitit te kaluar, qeveria filloi te ndermarre disa hapa konkrete per te luftuar mafian. Nje prokuror special eshte emeruar dhe nje numer pjestaresh te sherbimeve sekrete te dyshuar per lidhje te ngushta me banden e Zemun u shkarkuan nga postet.


Ne Serbine e veriut, eshte shkaterruar nje prej punishteve me te medha te drogave sintetike ne Europe, e cila mendohet se ka qene nje burim i madh fitimesh per mafian Serbe.


Por perpara fillimit te nje offensive te madhe, mafia vendosi te godiste e para. Me 12 Mars, persona te paidentifikuar qelluan Gjingjiq ne oborrin e nderteses se qeverise Serbe. Menjehere eshte akuzuar banda e Zemun, e drejtuar nga Dusan “Siptar” Spasojeviq dhe aleati i tij ish drejtuesi i Berretave te Kuqe Milorad “Legija” Lukoviq.


Menjehere jane leshuar urdhera arresti per te dy. Me 14 Mars, qeveria urdheroi shembjen e nje qendre tregtare dhe kompleksi rezidencial ne Rrugen Silerova, ne pronesi te Spasojeviq.


Nje numer i madh forcash policore kane qene te pranishme ne gadishmeri ndersa ekskavatoret dhe makinerite e renda kane shkaterruar kompleksin, i cili ndodhej perpara viles luksoze me pishine te Spasojeviq. Disa qindra njerez kane ndjekur dhe kane aprovuar kete vendim.


Gjate fund javes, autoritetet e Beogradit kane mbyllur edhe te perjaveshmen Identitet – e cila mendohet se financohet nga banda e Zemun – e cila dy dite perpara vrasjes se Gjingjiq ka botuar nje artikull ku thuhej se ai do te goditej nga bashkepunetore te Serbeve te arrestuar ne Hage.


Mbeshtetja publike per nje goditje te ashper ndaj mafias eshte treguar edhe ne te gjitha anketimet publike te kryera nga shtypi dhe media elektronike gjate diteve te fundit. Pothuajse te gjithe te anketuarit kane thene se ata presin qe qeveria te arrestoje vrasesit e Gjingjiq dhe te luftoje krimin e organizuar.


Funerali i Gjingji, i cili u zhvillua ne Beograd me 15 Mars, ka qene nje rast si per publikun ashtu edhe per komunitetin nderkombetar per te shprehur mbeshtetjen e tyre per luften e qeverise ndaj krimit te organizuar.


Mbi shtatedhjete zyrtare te larte te huaj kane marre pjese ne ceremonine mortore, perfshire kryetarin e keshillit te ministrave te BE, George Papandreu, presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi, kryetari i Dhomes se Deputeteve te Parlamentit Britanik, Robin Cook, ish Sekretari Amerikan i Shtetit Lawrence Eagelberger, ne te cilen mendohet se kane marre pjese disa qindra mijera njerez.


Mbeshtetja eshte premtuar ne menyra te ndryshme, perfshire edhe nje kerkese nga sekretari i pergjitheshem i Keshillit te Europes Walter Schwimmer qe Serbia dhe Mali i Zi te pranohen pa kushte ne organizate.


Analistet ne Beograd mendojne se nje nivel i tille i paprecedent i mbeshtetjes nderkombetare dhe brenda vendit perben nje rast te vecante per autoritetet per te shkaterruar nga themelet nje here e pergjithnje te kaluaren e Millosheviqit.


Daniel Sunter eshte koordinator i projektit te IWPR ne Serbi.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists