SERBI: HUNGAREZET I BEJNE PRESION BUDAPESTIT

Serbet nuk shqetesohen nga thirrjet e Hungarezeve te Vojvodines qe Budapesti tu jape atyre dy shtetesine.

SERBI: HUNGAREZET I BEJNE PRESION BUDAPESTIT

Serbet nuk shqetesohen nga thirrjet e Hungarezeve te Vojvodines qe Budapesti tu jape atyre dy shtetesine.

Tuesday, 6 September, 2005

Kur drejtuesit politik Hungareze ne provincen veriore Serbe te Vojvodines kane kerkuar muajin e kaluar dhenien e dy shtetesise per komunitetin e tyre, pritej qe nacionalistet Serbe te reagonin te zemeruar. Por nje gje e tille nuk ka ndodhur.


Perkundrazi, ka qene qeveria ne Hungari e cila duket se eshte gjendur e papergatitur, fillimisht duke e kundershtuar kete kerkese dhe me pas duke thene se ndoshta mund te jete e pergatitur te diskutoje per kete ceshtje.


Tre parti politike kryesore ne Vojvodine - Aleanca e Hungarezeve te Vojvodines, AVH, Partia Demokratike e Hungarezeve te Vojvodines, VHDP, dhe Aleanca Civile e Hungarezeve te Vojvodines, CAVH - kane rene dakort me 22 Korrik ti kerkojne bashkerisht qeverise ne Budapest t'u jape Hungarezeve etnik ne Serbi te drejten e dy shtetesise.


Hungarezet kerkojne te drejten per te pasur nje pasaporte te dyte ne menyre qe te mund te udhetojne pa pengesa ne Hungari kur vendi te anetaresohet ne Bashkimin Europian ne muajin Maj te vitit te ardheshem. Nga Nentori i vitit 2003 qytetaret e Serbise dhe Malit te Zi do te duhet te kene nje vize per te hyre ne Hungari. Kjo mase do te preke vecanerisht 300,000 Hungarezet e Vojvodines, shume prej te cileve kalojne shpesh kufirin per tregti apo per te vizituar te afermit.


Ne nje moment tjeter, keto thirrje per dy nenshtetesi do te kishin shkaktuar nje termet te vertete. Ne te kaluaren - vecanerisht kur Sllobodan Millosheviq ka qene president i Serbise - partite nacionaliste shpesh kane akuzuar Hungarezet se jane separatiste ose se kerkojne nje "atdhe te dyte". Ata kane sulmuar gjithashtu Hungarine ne lidhje me ato qe ata i konsideronin si pretendime te Hungarise ndaj Vojvodines.


Asnje prej ketyre akuzave nuk jane bere tani. Kjo ndoshta per faktin se kerkesa per dy nenshtetesi eshte mbeshtetur nga zevendes kryeministri i Serbise Jozef Kasza, i cili drejton AVH, partine me te madhe dhe me me influence te Hungarezeve ne Vojvodine. Ai veshtire se mund te mendohet te kete ndermarre kete hap pa marre me pare aprovimin edhe te kryeministrit te Serbise, Zoran Zivkoviq.


Nderkohe, qeveria ne Budapest - e cila ka mbeshtetur marredheniet me te ngushta me Hungarezet etnike jashte vendit gjate ketyre dhjete vjeteve te fundit - fillimisht e ka kundershtuar idene per dhenien e pasaportave qytetareve te Vojvodines. Zedhenesi i Ministrise se Jashteme, Tamas Toth, ka thene se anetaresimi i shpejte i vendit ne BE e perjashtonte nje mundesi te tille.


"Brukseli nuk do te mbeshteste dy shtetesine, sepse kjo nuk do te zgjidhte asnje problem, por do te krijonte probleme te tjera," ka thene ai per agjensine e lajmeve MTI, me 29 Korrik. "Ne do te perballeshim me shume kerkesa te tjera, sepse njerezit do te kerkonin te dinin se perse Hungarezeve ne Vojvodine u jepen me teper te drejta se Hungarezeve le te themi ne Sllovaki apo ne rajonin e Burgenland ne Austri".


Por ky qendrim nuk u ka pelqyer drejtuesve Hungareze ne Serbi. Kasza ka thene se deklarimet e Toth jane njesoj "sikur te injorosh dhe turperosh pakicen Hungareze ne Vojvodine".


"Ne jemi ne favor te dialogut, dhe ne presim qe kjo ceshtje e rendesishme te zgjidhet nepermjet bisedimeve," ka thene ai per median lokale.


Me 1 Gusht, pese drejtues te partive Hungareze ne Vojvodine i kane derguar nje leter kryeministrit Hungarez, Peter Medgyessy, duke i kerkuar atij te paraqese ceshtjen e dy shtetesise perpara parlamentit. Ky ka qene nje qendrim i pazakonte, sepse keto parti shume rralle kane treguar qendrime te perbashketa.


Ne vijim, ministri i jashtem i Hungarise, Laszlo Kovacs, ka njoftuar me 3 Gusht se vendi i tij do te ishte i gatshem te diskutonte mundesine e dy shtetesise me perfaqesuesit e pakicave Hungareze ne vendet fqinje, si edhe me qeverite e ketyre vendeve dhe perfaqesuesit e BE-se.


Megjithate, ai ka theksuar, se kur rregullat e reja per viza te hyjne ne fuqi per Serbine dhe Malin e Zi, ato do te aplikohen edhe per Hungarezet etnik - megjithese atyre mund tu jepen disa lehtesira.


Partite ne Vojvodine, tani shpresojne te shtojne presionin mbi Budapestin duke mbledhur firma ne mbeshtetje te dy shtetesise.


Drejtuesi i VHDP Andras Agoston, i cili ka qene nismetari i fushates per dy shtetesi, thote se Hungarezet nuk po kerkojne asgje te jashtezakoneshme, dhe jo ne kundershtim me rregullat e BE-se.


"Shume anetare te Bashkimit Europian pranojne dhe perdorin dy shtetesine, dhe askush nuk ka asnje problem," ka thene ai per IWPR. Ai ka permendur rastin e Spanjes, e cila u lejon shtetasve te vendeve te Amerikes Latine te hyjne ne vend me nje vize speciale duke mos u lejuar te udhetojne me kete vize ne vendet e tjera te BE.


Kjo fushate ka pasur gjithashtu edhe mbeshtetjen e gazetes me te madhe ne gjuhen Hungareze ne Serbi, Magyar Szo, e cila ka botuar nje sere artikujsh, editoriale, anketime te opinionit publik dhe letra te lexuesve per kete ceshtje. Nje tjeter gazete e rendesishme ne Vojvodine, Dnevnik, eshte nje prej disa mediave Serbe te cilat kane ofruar mbeshtetjen e tyre.


Pavaresisht komenteve te Kovac, dhe fushates se fuqishme ne Vojvodine, analistet politik ketu thone se ka pak shanse qe qeveria Hungareze te ndryshoje pozicion per kete ceshtje. Pervec veshtiresimit te procesit te anetaresimit ne BE, zyrtaret ne Budapest kane frike se dhenia e se drejtes se votes, rezidences dhe te drejtave sociale per dy deri tre million Hungareze te cilet jetojne ne vendet perreth, kryesisht Rumani, Sllovaki, Serbi dhe Malin e Zi e Ukraine.


Ne vend te dyshtetesise, Hungaria u ka ofruar ketyre pakicave etnike disa privilegje nen "ligjin e statusit" te miratuar ne vitin 2001, i cili u jep atyre te drejten per dokumenta te vecanta identifikimi dhe te drejten per te punuar ne Hungari per tre muaj ne vit. Rreth 100,000 njerez ne Vojvodine tanime i kane marre keto dokumenta identifikimi.


Ndersa ne Serbi dhe Malin e Zi, ligji i statusit nuk ka krijuar probleme, ai vazhdon te kundershtohet nga Rumania dhe Sllovakia, megjithese qeveria Hungareze e drejtuar nga Socialistet e ka ndryshuar ndjeshem ligjin ne Qershor te ketij viti ne nje perpjekje per ta pershtatur me mire ate me legjislacionin e BE. Gjate dekades se kaluar, ceshtja e pakicave ka qene nje ceshtje shume e rendesishme dhe problematike ne marredheniet e Hungarise me Rumanine dhe Sllovakine se sa me Serbine.


Megjithese ceshtja e dy shtetesise nuk duket te kete shkaktuar shume shqetesim ne Serbi dhe Malin e Zi, disa Hungareze atje jane te shqetesuar se nese nje gje e tille behet realitet, kjo mund te zemeroje Serbet etnik te cilet do te perjashtohen nga perfitimi i lehtesirave, dhe kjo mund te coje ne nje rritje te nacionalizmit.


"Une nuk jam i sigurte se te gjithe miqte e mi Serbe do te ndjehen indiferente nese - kur te futen ne perdorim vizat - une do te mund te kaloj kufirin, ndersa ata jo," ka thene nje Hungarez nga Novi Sad, i cili ka kerkuar te mos permendet me emer.


Per momentin ky rrezik duket teper i vogel dhe i larget, sepse duket e veshtire qe qeveria Hungareze do te konsideroje seriozisht ceshtjen e leshimit te pasaportave - te pakten edhe per disa kohe deri sa te futet ne fuqi regjimi i ri i vizave.


Jan Briza eshte nje bashkepunetor i IWPR ne Novi Sad.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists