SERBI: GJYQI I MILLOSHEVIQIT NDALON JETEN NORMALE NE VEND

Shume Serbe te cilet kane ndjekur fillimin e gjyqit te Millosheviqit thone se ai ka konfirmuar besimin e tyre ne pafajesine e tij.

SERBI: GJYQI I MILLOSHEVIQIT NDALON JETEN NORMALE NE VEND

Shume Serbe te cilet kane ndjekur fillimin e gjyqit te Millosheviqit thone se ai ka konfirmuar besimin e tyre ne pafajesine e tij.

Friday, 15 February, 2002

Ndersa gjyqi i Sllobodan Millosheviqit ka hyre ne diten e tij te trete, atmosfera ne Beograd te kujton ate te ndonje ndeshjeje te ekipit kombetar te basketbollit te Jugosllavise ne nje kampionat boteror.


Njerezit kane ndjekur transmetimin e deklarates se tij te hapjes kudo qe mundeshin. Ata e kane pare ne televizione ne kafene dhe restorante. Shitesit ne supermarkete e kane ndjekur gjyqin ne televizore te vegjel portativ.


Ne syte e shume Serbeve, deklarata e fuqishme e bere nga Millosheviqi ne fillim te gjyqit ka konfirmuar besimin e tyre ne pafajesine e tij.


"Sllobodan ka mbrojtur vendin tone dhe Serbet kudo qe jane, dhe tani ata thone se eshte nje kriminel," thote Milovan Stevanoviq, duke nxituar ne apartamentin e tij pasi kishte qene ne dyqan per te blere qumesht dhe buke.


"Une nuk kam qene kurre anetar partie por perseri e kam mbeshtetur ate," shton ai. "Shikoni ku na cuan pasuesit e tij demokratik. Nen kete qeveri te re mezi po arrijme te sigurojme ushqimin deri ne fund te muajit. A nuk eshte ky krim?"


Mirjana Marcetiq, e cila ka lindur ne Kosove, eshte krejtesisht dakort me kete pikpamje. Millosheviq po "gjykohet pa te drejte", thote ajo, dhe deklarata e tij e hapjes ishte e drejte.


Borivoje Mladenoviq, nje avokat, kundershton ashper gjykaten e Hages, megjithese ai nuk ka patur kohe te ndjeke gjyqin ne televizion.


"Procesi ndaj Millosheviqit eshte skandaloz," thote ai. "Kjo eshte nje perpjekje e rradhes per te paraqitur popullin Serb si te drejtuar per genocid. Ky eshte nje komplot tjeter i fuqive te medha ne Ballkan. Perendimi ka pasur gjithnje si recete te ktheje viktimat ne fajtore ne te ashtuquajturat perpjekjet e tij per te zgjidhur krizen ne Ballkan".


Pavaresisht zemerimit te tij, Mladenoviq pranon se bashkepunimi me gjykaten ka qene i paevitueshem per aresye krejt praktike. "Kjo eshte nje nevoje dhe Serbia nuk ka mundesi tjeter nese deshiron qe te mbijetojne qytetaret e saj".


Anketimet tregojne qe pikpamja e dyfishte e Mlladenoviq eshte kryesisht pozicioni i pergjitheshem i Serbeve. Ata kundershtojne Hagen dhe mohojne qe Serbet te kene kryer krime lufte. Por ekziston nje bindje gjithnje e me e thelle se ndihma financiare per vendin e tyre varet nga bashkepunimi me gjykaten.


Vetem nje pjese e vogel, kryesisht te rinjte, dhe njerezit me te arsimuar, pranojne se disa Serbe jane pergjegjes per disa nga krimet me te tmerrshme te luftes qe pas Luftes se Dyte Boterore.


Srgjan Bogosavljeviq, drejtor i agjensise se Marketingut Strategjik, e cila ka kryer nje anketim me rreth 2,200 njerez, thote se kater te pestat e popullsise mendojne se gjykata eshte e nje aneshme.


"Serbet jo vetem qe nuk jane ne gjendje te pranojne krimet e luftes por ata jane edhe te bidur se ato nuk kane ndodhur kurre," thote ai. "Kur i kemi pyetur te na thone tre krime lufte te kryera nga Serbet, gjysma e te intervistuarve kane thene se Serbet nuk kane kryer asnje krim".


Megjithate, Bogosavljeviq ka theksuar gjithashtu se anketimet te perseritura cdo muaj tregojne gjithashtu se kundershtimi ndaj bashkepunimit me gjykaten e Hages eshte pakesuar gjate vitit te fundit. Mesa duket, varferia, i ka bere Serbet me pragmatik.


"Ne Shkurt te vitit te kaluar, 40 perqind e njerezve ishin kunder bashkepunimit me gjykaten. Shifrat me te fundit tregojne se tani vetem 20 perqind e njerezve kundershtojne bashkepunimin me Hage," thote Bogosavljeviq.


Agjensi te tjera anketuese japin te njejtat rezultate. Nje anketim i kryer nga Medium, e Beogradit, tregon se 46 perqind e 1,200 te intervistuarve prej saj mendojne se bashkepunimi me gjykaten duhet te jete nje prioritet per qeverine Serbe.


"Njerezit nuk kane mendim te mire per gjykaten, dhe mendojne se ajo eshte e nje aneshme," thote Srbobran Brankoviq, drejtori i Medium. "Por shumica mendojne gjithashtu se bashkepunimi eshte i nevojshem. Ky eshte nje ndryshim i rendesishem, sepse me pare njerezit thoshin qe 'ne i urrejme ata'".


Brankoviq thote se anketimet reflektojne nje "mungese morali" ne publik, per te cilen duhet te fajesohet qeveria. Ne momentin e arrestimit te Millosheviqit, ai ka thene se qeveria e re ishte e gateshme te pranonte se pala Serbe kishte kryer krime lufte. Me pas qetesia u rivendos dhe kjo teme u harrua, mesa duket sepse politikanet kishin frike se mund te humbisnin mbeshtetjen nese kjo teme diskutohej haptazi.


Pakica e qytetareve te Beogradit te cilet mendojne se Millosheviq ka marre ate qe meriton perfshin shume pak njerez te moshuar. Kryesisht ky grup njerezish jane te rinj - shume prej te cileve perpiqen te largohen nga vendi.


Ivana Andrejeviq eshte nje perjashtim per moshen qe ka - ajo eshte 60 vjec - dhe thote se Millosheviq "e meriton te jete para gjyqit". Pjesa me e madhe e atyre qe mendojne si ajo jane disa dekada me te rinj ne moshe dhe mbajne rradhen perpara ambasadave te huaja per nje vize.


Mladan Sretenoviq, nje i diplomuar, i cili pret ne rradhe perpara ambasades Gjermane, nuk e ka ndjekur gjyqin.


"Nuk mund te duroj te shoh fytyren e tij te shtremberuar qe hiqet si viktime," thote ai. "Per faj te tij une po detyrohem te largohem nga vendi. Une deshiroj qe e gjithe kjo te mbaroj sa me shpejt dhe Millosheviq te perfundoje ne ndonje burg ne fund te botes".


Darko Zivkoviq, nje student i mjeksise, ne te njejten rradhe, thote se ai mendon se jane kryer krime por se Millosheviq duhet te gjykohej ne Beograd.


Ai ankohet se njerezit nuk duan te degjojne per krimet e kryera nga popujt e tjere ndaj Serbeve. "Edhe atyre nuk mund t'u falet, si edhe atyre pergjegjes per Sarajeven, Srebrenicen dhe Kosoven".


"Une nuk e kam dashur kurre luften dhe nuk dua te largohem nga vendi im. Por nuk mund te rri e te prese qe gjerat te rikthehen perseri ne normalitet," thote Sretenoviq. "Une nuk mund ta kuptoj se si dikush mund te ndjeje simpati per Millosheviqin.


Eksperte politik, si Dr. Vladimir Goati, i Fakultetit te Shkencave Politike ne Beograd, druan se Millosheviq mund te dale gjate gjyqit si nje hero ne luften kunder neo-kolonializmit dhe rendit te ri boteror.


Komunistet e vjeter te cilet enderrojne te rimarrin pushtetin dhe e djathta ekstreme, e cila mirepret cdo goditje ndaj qeverise se tanishme, kane mirepritur sjelljen e Millosheviqit ne gjyq, thote ai.


Por Profesor Goati mendon se impakti i forces se Millosheviqit mund te bjere me vazhdimin e gjyqit. "Ndersa ne gjyq do te paraqiten provat, dhe i akuzuari do te perballet me pyetje dhe deshmitare, fjalet e tij mund te mos vazhdojne te kene te njejten efekt," thote ai.


Bojan Tonciq eshte nje gazetar i se perditeshmes se Beogradit Danas.


Support our journalists