SERBI: ARRESTOHEN VRASESIT ME PAGESE

A perben arrestimi i njerezve te dyshuar si vrases te ish shefit te policise nje sinjal per fillimin e nje lufte te vertete ndaj bandave kriminale?

SERBI: ARRESTOHEN VRASESIT ME PAGESE

A perben arrestimi i njerezve te dyshuar si vrases te ish shefit te policise nje sinjal per fillimin e nje lufte te vertete ndaj bandave kriminale?

Monday, 4 November, 2002

Arrestimi i nje grupi vrasesish me pagese te konsideruar fajtore per vrasjen me spektakolare te nje zyrtari te larte Serbe gjate viteve te fundit ka drejtuar vemendjen ndaj lidhjeve ndermjet krimit te organizuar dhe sherbimeve sekrete te Serbise dhe Malit te Zi.


Ne nje operacion spektakolar, policia Serbe ka arrestuar javen e kaluar nje grup vrasesish profesioniste, me lidhje te forta me sherbimet sekrete te kohes se Millosheviqit, RDB, te cilet konsiderohen si pergjegjes per vrasjen e ish shefit te policise Boshko Buha me 10 Qershor ne Beograd.


Megjithese ky aksion ka pasur si synim te tregoje perpjekjet e qeverise Serbe ne luften ndaj kriminalitetit te organizuar, kryesisht per opinionin publik vendas dhe ate te huaj, ai pa dyshim ka nxjerre ne pah ceshtjen e lidhjeve ndermjet mafias dhe sherbimeve sekrete, te cilat nuk jane reformuar si duhet pas renies se regjimit te Millosheviqit.


Qe prej rrezimit te Millosheviqit me 5 Tetor 2000, autoritetet jane perballur me nje presion te madh brenda vendit dhe nderkombetar per te goditur te kaluaren kriminale te regjimit te kaluar, vecanerisht krimin e organizuar dhe lidhjet e tyre me RDB dhe qarqet politike ne te gjithe vendin.


Por pasi kane premtuar nje lufte te ashper ndaj krimit, autoritetet e reja nuk kane ndermarre asnje veprim te dukshem ndaj krimit te organizuar. Shume njerez kane konsideruar si shpjegim per kete mos veprim faktin qe grupet kriminale dhe sherbimet sekrete kane ndihmuar ne rrezimin e Millosheviqit dy vjet me pare.


Nen regjimin e meparshem, kriminalizimi i shoqerise eshte shfaqur haptazi pas disa qindra vrasjeve te pazgjidhura, jo vetem te krimineleve por edhe te policeve, politikaneve dhe gazetareve. Kjo gjendje ka vazhduar edhe pas vendosjes se qeverise se re ne Tetor 2000, ndersa disa dhjetra vrasje kane mbetur te pazgjidhura.


Vrasja sensacionale e Boshko Buha me 10 Qershor ka shkaktuar nje deklarate shume te ashper dhe nje premtim te fuqishem nga ministri Serb i policise Dushan Mihajloviq se ai "nuk do te linte gur pa levizur" per te gjetur vrasesit. Ky reagim u mireprit nga publiku por gjithashtu ngriti edhe dyshime dhe pikpyetje te reja.


Nikola Maljkoviq eshte arrestuar si i dyshuar per vrasjen e Buhas se bashku me nje bashkepunetor tjeter. Policia ne ate kohe tha se ajo po kerkonte per njeriun i cili kishte organizuar vrasjen, Zeljko "Maka" Maksimoviq dhe kishte marre ne pyetje disa dhjetra njerez prane tij, perfshire police dhe anetare te RDB-se. Nder keta njerez perfshihen edhe zyrtare te periudhes se Millosheviqit dhe te qeverise se tanishme.


Policia dhe Agjensia e Informacionit te Sigurimit, BIA, emri i ri i agjensise shteterore te sigurimit ne Serbi, ka shpjeguar se "grupi terrorist" i te arrestuarve ka qene i organizuar rreth aktiviteteve kriminale ne fushen e kontrabandes se naftes, cigareve dhe droges dhe po destabilizonte shtetin.


Autoritetet kane thene se grupi gjithashtu po planifikonte te vriste nje numer politikanesh te njohur, perfshire kryeministrin e Serbise Zoran Gjingjiq, shefin e grupit parlamentar te Opozites Demokratike te Serbise, DOS, Cedomir Jovanoviq, dhe drejtuesin e Partise ekstreme te djathte Radikale, Vojisllav Sheshelj.


Analistet e kriminalitetit jane skeptike rreth ketyre deklarimeve, duke menduar se ato jane thjesht propaganda politike. Ata mendojne se kapja e vrasesve ka ngritur disa probleme me te rendesishme rreth lidhjeve te krimit te organizuar dhe strukturave shteterore te Serbise, dhe mbi te gjitha atyre te sherbimeve sekrete.


Dobrivoje Radovanoviq, drejtor i Institutit per Kerkime Kriminalistike, ka thene per te perditeshmen e Beogradit Glas Javnosti ne fillim te Nentorit se RDB kishte luajtur nje rol te rendesishem ne kryerjen e krimeve te lidhura me mafian ne Serbi qe prej vitit 1992.


"Pjesa me e madhe e pergjegjesive i mbetet sherbimeve sekrete," ka thene ai. "Ata i kane bere pjestaret e botes se krimit aleate ne luften per interesat Serbe ne Bosnje dhe Kroaci. Ata i kane dhene cdo krimineli nje karte identiteti te RDB-se dhe policia sekrete dhe bota kriminale kane bashkepunuar ngushte me njera tjetren".


Rasti i Zeljko Maksimoviq nenvizon edhe nje here ekzistencen e nje marredhenieje te tille. Ne vitin 1995, pasi ka vrare nje polic i cili i kishte kerkuar dokumentin e identifikimit, ai eshte liruar nga burgu vetem pas tre ditesh. Burime te policise Serbe kane thene per IWPR se lidhjet e tij me sherbimet sekrete e kane bere ate te paprekshem. Burimet kane thene se ai ishte vetem nje prej nje grupi kriminelesh te cilet kishin marre nje dokument zyrtar identifikimi nga RDB.


Ai ka luftuar ne lufterat ne Bosnje dhe Kroaci se bashku me te njohurin Zheljko "Arkan" Raznatoviq, i cili gjithashtu mendohet te kete qene shume i afert me sherbimet sekrete. Maksimoviq ka qene i dyshuar per vrasjen e ish ministrit te policise Serbe Radovan Stojciq ne vitin 1997.


Disa dite me pare, policia e Beogradit ka thene se ai ka qene ne Malin e Zi kur jane arrestuar shoket e tij, por prej andej eshte larguar per ne Qipro. Media e Beogradit ka thene se ai ka shpetuar fale lidhjeve te tij me sherbimet shteterore te sigurimit te Malit te Zi.


Meqenese merimanga e lidhjeve ndermjet RDB dhe krimit te organizuar eshte shfaqur me dukshem qe prej implikimit te Maksimoviq ne vrasjen e Buhas, shume zera ketu po kerkojne nje hetim te plote te lidhjeve ndermjet shtetit dhe mafias. Zevendes kryeministri Serb Nebojsha Coviq i ka kerkuar ministrit te policise Serbe te deklaroje se cilet politikane te tanishem dhe te mepareshem kane qene ne kontakt me Maksimoviq.


Dobrivoje Radovanoviq mendon se anetare te RDB dhe policia, pervec botes se krimit, jane perfshire ne vrasje te rendesishme.


Disa vezhgues kane thene se disa vrasje te drejtuesve te bandave kriminale ne Beograd gjate muajve te fundit kane qene me te sofistikuara ne ekzekutimin e tyre sesa vrasjet e mepareshme ne qytet, duke lene te kuptohet per mundesine e perfshirjes se zyrtareve ne to.


Zbulimi me i fundit i nje grupi vrasesish me pagese mund te shenoje nje pike kthese ne perpjekjet per tu ballafaquar me te kaluaren kriminale te regjimit te Millosheviqit.


Megjithate, disa skeptike, thone se arrestimet nuk do te sjellin asgje dhe se ato jave vetem nje perpjekje per te qetesuar publikun. Ata pyesin se perse nuk jane ngritur akuza kriminale ndaj Maksimoviq dhe perse nuk eshte arrestuar ai ne Malin e Zi ku ka qene deri dy dite pas arrestimit te shokeve te tij. Policia ka shpjeguar se ata kane pasur ne plan te arrestonin me pare pjesen e mbetur te grupit.


Te gjithe pranojne se vetem arrestime te metejeshme do te shenojne nje vendosmeri te vertete nga ana e autoriteteve per te filluar nje lufte te vendosur ndaj mafias. Nese jo, do te jete e qarte se arrestimet e fundit kane qene vetem nje veprim i izoluar dhe nuk kane pasur vertete ne plan te trondisin seriozisht njerezit te cilet kane ndihmuar ne ardhjen ne pushtet te qeverise se tanishme dy vjet me pare.


Davor Lukac eshte nje gazetar i agjensise se lajmeve Tanjug.


Frontline Updates
Support local journalists