SERBET E KROACISE KERKOJNE PRONAT
Qeveria perballet me dileme per ceshtjen e pronesise se apartamenteve te cilat kane ndryshuar pronesi disa here qe prej luftes.
SERBET E KROACISE KERKOJNE PRONAT
Qeveria perballet me dileme per ceshtjen e pronesise se apartamenteve te cilat kane ndryshuar pronesi disa here qe prej luftes.
Kur familja Miliq nga Osijek kane mbledhur plackat e tyre ne ditet e errta te vitit 1991, ata nuk kane menduar se po largoheshin nga shtepia e tyre pergjithnje.
Stanko Miliq, nje neurolog i njohur, nuk ka pasur lidhje me grupet ushtarake te cilat ne ate kohe luftonin per te kontrolluar qytetin ne kufirin strategjik ne Kroacine lindore.
Por si nje Serb etnik i cili jetonte ne nje qytet te rrethuar nga grupet paraushtarake Serbe dhe nga aleatet e tyre ne ushtrine Jugosllave, ai ndjente peshen e rende te dyshimi te njerezve ndaj tij si edhe ndaj Serbeve te tjere.
Tani qe kane kaluar me se dymbedhjete vjet, Miliq ende po perpiqet te fitoje te drejten e tij mbi shtepine e cila prej asaj kohe ka ndryshuar disa pronare, ne nje histori e cila i ngjan asaj te shume te tjereve ne Kroaci duke filluar nga viti 1991.
Ne Shtator te atij viti, Stanko dhe gruaja e tij Danka, nje dentiste, jane larguar nga apartamenti i tyre. Ajo qe i beri te merrnin kete vendim ka qene nje artikull ne gazeten Glas Javnosti, gazeta nacionaliste lokale, i cili akuzonte drejtorin e qendres se neurologjise se e kishte shnderruar kliniken e tij ne "nje klub per Cetniket", sic thirreshin paraushtaraket Serbe.
Kur disa miq te tij e keshilluan te fshihej, ata u larguan per ne Beograd, me idene se do te qendronin atje vetem per disa dite.
Familja Miliq eshte treguar e zgjuar duke u larguar ne ate moment. Pak kohe me pas, nje grup civilesh Serbe te njohur, perfshire kolegun e Miliq, nje pediater ne spitalin e Osijek, jane vrare.
Vrasjet i kane derguar nje mesazh te qarte komunitetit Serb, i cili atehere perbente 20 perqind te popullsise se qytetit, se forca te fuqishme nuk i donin ata ne Osijek.
Disa jane gjetur ne lumin Drava, me duar te lidhura pas shpine dhe me vrima plumbash ne koke. Vrasjet nuk jane hetuar kurre dhe mbeten ende te pazgjidhura.
Ndersa lufta pershkallezohej rreth Osijekut ne vjeshten e vitit 1991, kufiri ndermjet Kroacise dhe Serbise eshte mbyllur dhe familja Miliq nuk mund te kthehej me pas, edhe nese do te deshironte.
Tani, Miliqet dhe disa mijera familja te tjera te zhvendosura po kerkojne rivendosjen e se drejtes se pronesise per shtepite e tyre ne Kroaci.
Ata mund te mbeshteten ne ndihmen nderkombetare, sepse Kroacia eshte e detyruar te rivendose te drejten e pronesise per banoret te cilet e kane humbur ate ne vitet 1990, nese deshiron te anetaresohet ne NATO dhe ne Bashkimin Europian.
Por ndryshimet e vazhdueshme te pronesise qe prej viteve 1990 do te bejne qe ky te jete nje proces i veshtire. Historia e apartamentit te Miliq eshe shembulli me i mire i konfuzionit qe ekziston tani mbi pronesine.
Disa dite pas largimit te familjes nga Osijek, disa njerez kane hyre ne pronen e tyre dhe kane plackitur. Ne muajin Shkurt, nje familje refugjatesh Kroate, nga nje fshat aty prane i pushtuar nga Serbet, kane hyre ne shtepine e tyre.
Kjo familje kishte fituar te drejten e perkoheshme per te banuar ne apartament nga komiteti ushtarak i strehimit, i drejtuar nga Petar Kljajiq, kryetar i gjykates se rrethit te Osijekut.
Megjithate, historia nuk ka perfunduar ketu, sepse apartamenti i gjere me kater dhoma gjumi shume shpejt ka rene ne sy te Branimir Glavas, i cili ne ate kohe ka qene ne krye te mbrojtjes se qytetit ndaj Serbeve.
Refugjatet nga Laslovo jane nxjerre jashte shtepise dhe Glavas ka hyre ne apartament, gjithashtu me leje te komitetit ushtarak te strehimit, i cili ka pranuar te drejten e tij te perkoheshme mbi apartamentin por jo pronesine.
Pavaresisht kesaj, Glavas ne nje fare menyre ka arritur te bleje apartamentin, pasi ka nenshkruar nje marreveshje me fondin e strehimit te qytetit ne Dhjetor 1993.
Duke shfrytezuar uljen e cmimeve te cilat mund te perfitonin invalidet dhe fale deshires se tij per te paguar me para ne dore dhe ne monedhe te forte, ai ka paguar 3,700 marka Gjermane per apartamentin.
Glavas me pas ja ka shitur pronen Slavonska Banka (tani ne pronesi te Austria Hypo Bank) pas pese vjetesh per shumen 280,000 marka, duke fituar keshtu 277,630 marka.
Ne nje interviste me IWPR, Glavas ka insistuar se blerja dhe shitja e apartamentit te Miliq ka qene krejtesisht e rregullt.
Shume familje si ajo e Miliq kane paguar per vite me rradhe kontribute ne fondet te cilat ishin menduar se do te benin qe ata te mund te blinin te drejten e pronesise per shtepite, por ne vitet 1990 kane humbur cdo gje.
Por perpjekjet e qeverise per te kthyer keto apartamente pronareve te tyre te mepareshem mund te coje Kroacine ne kaos ligjor. Si ne rastin e Miliq, shume apartamente jane shitur, apo kane ndryshuar pronesi, disa here.
Megjithese qeveria e qendres se majte e Ivica Racan eshte nen presion nderkombetar per te rivendosur ne vend padrejtesite, ende nuk duket te kete ne horizont ndonje zgjidhje.
Tomislav Jakiq, nje keshilltar i Presidentit Stipe Mesiq, ka propozuar qe shteti te ofroje kompensim financiar ish pronareve. Por Racan e ka kundershtuar kete propozim, duke theksuar se nje hap i tille do te shkaktonte humbje te medha financiare qeverise.
Nderkohe, familja Miliq duket se nuk heq dore nga prona e saj. Nga shtepia e tyre e re ne Podgorica, ne Malin e Zi, ata kane thene se do te cojne rastin e tyrene Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg nese sistemi i drejtesise Kroat nuk e zgjidh problemin e tyre.
Te tjere ish qytetare te Kroacise kane paralajmeruar se edhe ata do te bejne te njejten gje.
Drago Hedl eshte nje bashkepunetor i IWPR ne Osijek. Dragana Nikoliq-Solomon eshte ndihmes redaktore e IWPR ne Londer.