Serbet E Kosoves: Pak Mbrojtje Dhe Akoma Me Pak Ndihma

Shumica e Serbeve qe jetojne ne Kosove jane te shqetesuar, te frikesuar dhe te nxehur, dhe nuk i kuptojne vuajtjet e Shqiptareve. Me ndarjen akoma me te thelle te shoqerise, rritet edhe varferia nga te dyja anet.

Serbet E Kosoves: Pak Mbrojtje Dhe Akoma Me Pak Ndihma

Shumica e Serbeve qe jetojne ne Kosove jane te shqetesuar, te frikesuar dhe te nxehur, dhe nuk i kuptojne vuajtjet e Shqiptareve. Me ndarjen akoma me te thelle te shoqerise, rritet edhe varferia nga te dyja anet.

« Si Rugova, ashtu edhe Miloshevici, mua nuk me interesojne, » ngul kembe nje plak 70-vjecar, Novica Vostic, nje Serb ne Kosove. « Une dua te me kthejne shtepine time--dhe ato te vellezerve te mi ».


I detyruar te largohet nga fshati i tij i lindjes Jelovac ne Qershorin e kaluar, Novica tani jeton me gruan e tij dhe dy djemte si rrefugjat ne nje dhome me qera ne Kline, ne perendim te Prishtines. Qe prej fundit te muajit Prill deri ne fund te Qershorit te kaluar, Ushtria Clirimtare e Kosoves (UCK) ka ndermarre nje sere ofensivash dhe ka vene nen kontroll pothuajse 40% te territorit te Kosoves. Serbet te cilet jetonin neper fshatrat qe kontrollohen nga UCK-ja u larguan nga shtepite e tyre--ndonjehere me deshiren e tyre por ndonjehere edhe te detyruar, pasi fqinji ityre i afert ishte zhdukur dhe shtepite e tyre ishin rrethuar dhe sulmuar nga zjarri i armeve te lehta.


Dy vllezerit e Novices, qe te dy pleq, jane rrembyer ne fushat prane shtepise se tij. Ate mbremje, nga kodrat qe rrethojne Jelovacin, ushtare te UCK-se nisen nje sulm mbi rreth 12 familje Serbe ne ate lagje. Te nesermen pasdite familjet ishin larguar nga Jelovaci, me traktore dhe duke u ndjekur nga zjarri i armeve. Disa dite me vone shtepite e tyre u dogjen.


Pothuaj dy muaj me vone, policia Serbe hyri ne Jelovac dhe dogji thuajse te gjitha shtepite e Shqiptareve. Ky fshat, ashtu si Opterusa prane Orahovac apo Pantina prane Vuciternit, jane shnderruar ne nje simbol te kesaj lufte : te abandonuar me shtepi te rrenuara te djegura nga predhat, me vetem oxhaqet qe qendrojne akoma.


Novica eshte nje Serb tipik i Kosoves. Ai flet shume mire Shqip, ka miqesi me fqinjet e tij Shqiptare, dhe nuk ka asnje te aferm ne Serbi ku te mund te strehoet. Megjithate, ai pranon se sa ngushte eshte ndjere kur fqinji i tij i mire, nje Shqiptar, mberriti pas ofensives Serbe ne Jelovac dhe filloi te qante per shtepine e tij te djegur.


Pjesa me e madhe e Serbeve qe jetojne sot ne Kosove jane te preokupuar me friken e tyre, humbjet dhe zemerimin. Kjo nuk i lejon ata te shikojne vuajtjet e Shqiptareve. Serbet nga fshtarat i kane shpetuar te keqes. Ata jane strehuar perkohesisht neper hotele te lena pas dore apo shtepi pritje. Rregjimi Serb nuk e pranon publikisht se nuk ka mundur ti mbroje ata, si rrjedhim ai edhe nuk i mbeshtet ata. Ata jane lene ne meshire te fatit. Rreth 15,000 Serbe jane larguar nga fshatrat per ne qytetet e Kosoves qe prej fillimit te konfliktit te hapur ne pranveren e 1998. Ata nuk kane marre asnje ndihme nga shteti.


Serbet jane larguar nga Kosova qe prej Luftes se Dyte Boterore. Serbet qe jane larguar qe prej dekadash, shpesh thone se jane detyruar ta bejne kete nga presioni i fqinjeve te tyre Shqiptare. Ndoshta me afer se vertetes eshte se ata jane larguar drejt veriut per ne Serbi per shkaqe ekonomike. Nderkohe, shkalla e larte e lindshmerise ne mes te Shqiptareve etnike ka bere qe Serbet qe kane mbetur ne Kosove te jene nje komunitet gjithnje e me i vogel brenda Kosoves.


Ne kete kontekst, Presidenti serb Slobodan Miloshevic ne fund te viteve 1980, shfrytezoi ceshtjen e Kosoves per te ngritur nacionalizmin Serb dhe rivendosur reputacionin e tij si njeriu i forte i Serbise. Duke folur para komuniteti Serb ne Fushe Kosove ne 1987, ai tha fjalet e tij te njohura tashme ; « Askush nuk do te lejohet t`ju rrahe juve ».


Qe prej heqjes se autonomise se Kosoves nga Miloshevici ne 1990, Sebet kane vazhduar te largohen-dhe autoritetet e kane injoruar largimin e tyre. Beogradi duket me i shqetesuar per « te rregulluar » Shqiptaret ne Kosove--duke i keqtrajtuar dhe futur neper burgje, duke kontrolluar shtepite e tyre, duke perjashtuar femijet Shqiptare nga ndertesat e shkollave dhe duke pushuar nga puna Shqiptaret. Sebet e lidhur me Partine Socialiste te Serbise kane zaptuar te gjitha zyrat ne institucionet shteterore, duke ushtruar keshtu nje forme aparteidi.


Ne kohen e shperthimit te luftimeve ne pranveren e kaluar, mendohet se ne Kosove kane qene rreth 180,000 Serbe, me pak se 10 per qind e popullsise se provinces. Duke qene se kane marre te gjitha vendet ne institucionet shteterore, ata kane vjedhur biznesmenet e fuqishem Shqiptare dhe i kane perdorur keto te ardhura per te ndertuar shtepi ne Serbi duke u pergatitur keshtu qe te largohen nga Kosova ne cdo rast. Shume prej Serbeve me te zote tashme jane larguar per ne shtepite e tyre te reja pertej kufirit. Ata Serbe te cilet jane lene jashte kesaj « rishperndarje » te kapitalit dhe pushtetit politik tani nuk kane se ku te shkojne. Por ata gjithashtu e ndjejne se nuk mund te qendrojne ne Kosove.


Serbet ne Kosove kane frike nga UCK-ja. Por ata gjithashtu druhen se do te kene te njejtin fat me Serbet te cilet u larguan nga Kroacia, ose Sarajevo, te cilet pane se Serbia nuk ju ofroi mikpritje kur ata shkuan aty si refugjate. Per momentin, ata po mbeshteten ne policine Serbe--e cila ushtron terror mbi Shqiptaret dhe prej se ciles ata presin mbrojtje. Eshte veshtire te gjesh qofte edhe nje familje Serbe ne Kosove e cila nuk ka derguar te pakten nje anetar te familjes ne rradhet e policise Serbe. Policia ne kembim armatosi civilet Serb ne Kosove. Fqinjet e tyre Shqiptare e dine kete. Ata gjithashtu dine se disa nga keta njerez kane marre pjese ne plackitjen dhe djegien e shtepive te Shqiptareve.


Sa me teper te zgjase dhuna Serbe, aq me e veshtire eshte per Shqiptaret te kene nje mik Serb apo te shqetesohen per fatin e fqinjit Serb te rrembyer. Shqiptaret me aq sa mund te matet, jane ne nje gjendje shume me te mjeruar, por niveli i varferise individuale eshte i njejte.


Gordana Igric eshte nje kerkuese e Human Rights Watch.


Frontline Updates
Support local journalists