Serbet e Bosnjes Thyejne Tabute

Per here te pare njegazete e Republikes se Serpskas informohon me holesi rreth krimeve te kryera nga Serbet gjate luftes se Bosnjes.

Serbet e Bosnjes Thyejne Tabute

Per here te pare njegazete e Republikes se Serpskas informohon me holesi rreth krimeve te kryera nga Serbet gjate luftes se Bosnjes.

Thursday, 10 November, 2005

Ne 21 Gusht te 1992, Serbet e Bosnjes vrane rreth 20000 bashkefshatare myslimane, me qellimin e krijimit te Republikes se Serpskas etnikisht te paster. Pas pak me shume se shtate vjetesh, ky krim perben nje lajm sensacional.


Ne kuadrin e ndryshimit te ambjentit politik ne Republiken e Serpskas, e perditshmja e Banja Lukes, Nezavisne Novine, ia dedikoi faqen e saj kryesore dhe dy faqe te brendeshme, vrasjeve qe ndodhen 25km ne veri te qytetit Travnik, ne Bosnjen qendrore.


Ne kete proces, gazeta e cila eshte me i mirenjohura ne Republiken e Serpskas dhe emri i te ciles perkthehet The Indipedent, botoi hollesite e para te krimeve masive te kryera nga Serbet kunder Myslimaneve te Bosnjes ne Republiken e Serpskas dhe ngriten pyetjen se perse askush nuk kishte dhene llogari per kete.


Sipas artikullit te gazetes, viktimat ishin te mbijetuarit e Kampit famekeq te drejtuar nga Serbet, Omarska, te cilet sapo ishin leshuar dhe po transportoheshin ne nje autokollone me autobuse dhe traktore per ne qytetin travnik qe mbahej nga myslimanet, si dhe disa myslimane te tjere per ne qytetin e Bosnjes perendimore te Prijedorit.


Gjate udhetimit, me teper se 200 vete ishin ndare nga te tjeret, dhe te paketuar ne dy autobuze u drejtuan per ne shkembinjte e Koricanit ne Malin Vlasic, ku ishte vendi i egzekutimit.


“Ne u urdheruam qe te qendronim ne buze te shkembinjve. Zjarri i armeve u degjua dhe une ndjeva nje therje te forte ne shpatull, Une rashe pandjenja” i deklaronte gazetes, Medo Sibvac i cili ne ate kohe ishte 18 vjeç. Ai dhe gjashte te mbijetuar te tjere, i kaluan te plagosur dy ditet e tjera, shtrire ne rreze te shkembinjve, ndersa egzekutuesit Serbe dogjen trupat e viktimave te tjera.


Faktikisht shtate myslimanet u gjeten dhe u shpetuan nga ushtaret e ushtrise Serbe Boshnjake, te cilet i morren ata ne Banja Luka per ti kuruar, dhe prej nga ata u larguan per ne kryeqytetin Kroat, Zagreb.


Nje dite pas botimit te historise se vrasjeve te Koricanit, telefoni i gazetes nuk pushonte se reni, ku kercenohej krye redaktori Zeljko Kopanja.


Pervec akuzimeve se ai “po punonte kunder interesave te popullsise Serbe”, dhe kercenimeve me vdekje, kopanja thote se Serbet e Bosnjes dale nga dale po zgjohen dhe po shohin realitetin e ngjarjeve te gjate luftes se Bosnjes, dhe qe nje numer akoma me i madh po kerkojne qe te shohin persona te vecante te akuzuar per krime lufte duke mos e lene fajin kolektiv.


“Çfare interesi kombetar qendron ne faktin e vjedhjes dhe vrasjes se 200 njerezve?” pyet ai ne menyre retorike, duke insistuar qe “e verteta dhhe drejtesia” perbenin motivimin e tij per botimin e historise.


Nje jave pas shperthimit te historise se Koricanit, gazeta e rihapi edhe nje here çeshtjen duke publikuar nje deshmi te nje te mbijetuari ne gjykaten e Hages, nje liste te te gjitha viktimave, dhe nje interviste me Prokurorin e Republikes se Serpskas, Vojislav Dimitrijevic.


Ne vazhdim te botimit te artikullit te pare, Dimitrijevici e rihapi çeshtjen duke urdheruar prokuroret rajonale qe te kerkonin dosjen e Koricanit nga Ministria e Brendeshme, me synimin e fillimit te procedurave kunder personave pergjegjes.


Keq trajtuesit, mendohen te kene qeneoficera te policise rezerviste, te komanduar nga Simo Drljaca, atehere shef i policise se Pridejorit, i cili ishte akuzuar per genocid nga gjykata e Hages, dhe vdiq ne duart e specialisteve Britanike te Sherbimeve Ajrore ne perjekje per ti rezistuar arrestimit, ne Korrik 1997.


Nje gjykatte ne Banja Luka, krey investigime rreth vrasjeve te 1992 dhe mblodhi prova qe perfshin dokumenta personale te viktimave, nje liste te plote te emrave te tyre, nje raport mjeko-ligjor, dhe rregjitrimet e 10 intervistave. Akoma nuk eshte akuzuar njeri.


Sipas Nezavisne Novine, “Duke gjykuar nga kerkesat e gjyqesorit per te çuar me tej investigimet dhe per gjetur kriminelet, eshte e qarte qe nuk egzistonte vullneti i duhur ne Ministrine e Brendeshme, e cila sipas gazetes i njihte emrat e krimineleve, por qe ne vend qe ti proçedonte, i ofronte atyre mbrojtjen e policise”.


Ne kete kohe, President i Republike se Serpskas ishte Radovan Karaxhic, dhe politika Serbo-Boshnjake dominohej nga te ashperit.


Sot, me mbeshtejen perendimore, kryeminister i Republikes se Serpskas eshte i moderuari Milorad Dodik, dhe prandaj shume analiste besojne se paveresisht nga emri i saj, artikujt e gazetes jane pjese e nje fushate te koordinuar per te zhvleresuar te ashperit. Dodiku ishte nje nga investitoret fillestare qe nxoren gazeten ne 1995.


Per shkak te deshtimeve per dorezimin ne Gjykaten e Hages te kriminileve te luftes, dhe per kthimin ne shtepite e tyre te 70000 refugjateve jo-Serb te cilet ai kishte deklaruar se do ti pranonte, Dodiku i zhgenjehu perkrahesit e tij perendimore dhe tani ndodhet nen presion per te vepruar me aktivisht.


Analistet spekulojne se Dodiku do te filloje te merret me kriminelet e rangjeve te ulta,si psh. policet e perfshire ne masakrat e Koricanit, me qellim qe te frikesoje peshqit e medhenj. Qe prej arestimit muajin e fundit te Gjeneralit Momir Talic, shef i Shtabit te ushtrise se Republikes se Serpskas, shume prej udheheqesve te medhenj Serb te kohes se luftes kane vendosur te rine ne hije.


Ne vazhdim te zhvillimeve te fundit ne Republiken e Serpskas, Ministri i Drejtesise Milan Terbojevic deklaroi se sipas burimeve te sigurta, ai kishte informacione se Gjykata e Hages do te kerkonete deshmi nga udheheqes te ndryshem Serbo-Boshnjake, duke perfshire edhe ish anetarin Serb te Presidences Boshnjake, Monliko Krajisnik, ish Presidentin e Republikes se Serpskas, Biljana Plavsic, dhe ate vete.


Deshmite e tyre besohet se do te zgjerojne akuzen ndaj Sllobodan Milloshevicit, duke perfshire ne to dhe krimet e luftes ne Bosnje. Terbojevici tha se ai nuk mund ti perjashtonte akuzimet edhe ndaj vete deshmimtareve.


“Topi i debores filloji te rotullohet”, tha Kopanja, krenare qe gazeta e saj ishte e pare ne Republiken e Serpskas qe kishte prekur temat e krimeve te luftes ndaj jo-Serbeve. “Ne do te vazhdojme te hedhim drite mbi krimet e luftes”.


Jadranka Slatina eshte nje pseudonim i nje gazetari nga Beogradi.


Frontline Updates
Support local journalists