SERBËT E BOSNËS BLLOKOJNË PLANIN E BE-së PËR NJË POLICI TË PËRBASHKËT

Vetoja e Republika Sërpskës mbi reformat policore kanë zemëruar bashkësinë ndërkombëtare dhe kanë bllokuar rrugëtimin e Bosnës drejtë BE-së.

SERBËT E BOSNËS BLLOKOJNË PLANIN E BE-së PËR NJË POLICI TË PËRBASHKËT

Vetoja e Republika Sërpskës mbi reformat policore kanë zemëruar bashkësinë ndërkombëtare dhe kanë bllokuar rrugëtimin e Bosnës drejtë BE-së.

Ëndërra e Bosnës dhe Hercegovinës për të fituar dritën e gjelbër rreth bisedimeve të Marrëveshjes së Stabilizimit Asociimit, SAA, me Bashkimin Evropian ka pësuar dështim të freskët pasi vendi dështoj të përmbush obligimet e saja ndaj studimit të fizibilitetit nga BE-ja.


Vendimi nga drejtorati i Komisionerit për Zgjerim erdhi me 19 maj, pasi bisedat rreth reformave policore në mes të partive kryesore politike në Bosne dështuan.


“Jo-ja” e Evropës është shenjë për nacionalistët në qeveri se pa marrëveshje për një polici të bashkuar vendi do të mbetët pikë e zëzë në hartën e BE-së.


Reformat në polici ishin një nga parakushtet e krijuara nga studimi i fizibilitetit të BE-së para se Bosna të filloj progresin drejtë integrimit në Evropë.


Që nga fundi i luftës në vitin 1995, e cila ndau vendin në Federatë dhe Republikën Sërpska, RS, dy entitetet kanë drejtuar forca të veçanta policore. Këto forca madje nuk lejohen të kalojnë kufijtë e entiteteve të tyre.


Bashkësia ndërkombëtare është ankuar se kjo strukturë është jofunksionale, duke krijuar mundësi për kriminelë të cilët kalojnë kufijtë dhe arrinë t’i ikin ndëshkimit.


Vitin e kaluar, politikanët e Bosnës dhe bashkësisë ndërkombëtare kanë filluar të shiqojnë mundësi për të zgjedhur këtë problem dhe me afrimin e dates për vlerësim nga BE-ja negociatat u intensifikuan.


Por bisedat në mes të përfaqësuesve të dy entiteteve, partive qeverisëse dhe opozitare, dhe bashkësisë ndërkombëtare dështuan në momentin e fundit, pasi delegatët e RS refuzuan modelin për reforma të rekomanduar nga zyrtarët e BE-së.


Këto reforma synonin të krijonin një forcë të bashkuar policore të financuar nga buxheti shtetëror, heqjen e kontrollit politik mbi punën e policisë dhe lejimin e policisë për të pasur çasje në të dy anët e vijës kufitare.


Tri ditë para vizitës së delegacionit të BE-së, qeveria dhe opozita e RS u bashkuan për t’i kundërshtuar reformat.


Ata thanë se reformat e propozuara kanë cenuar Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, e cila “deklaron se secili entitet është në krye të ministrisë së brendshme për rajonin e tyre.”


Bashkësia ndërkombëtare në Bosne nuk ka fshehur dëshpërimin e saj. “Bashkimi Evropian nuk do të ndërrojë parimet e veta,” theksoj në një deklaratë Komisioneri i Lartë i BE-së, drejtuar RS.


Ljiljana Radetic, zëdhënëse për Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, OHR, tha, “Partitë opozitare dhe ato në qeveri [në RS] duhet të mbajnë në mend se mundësitë për të arritur gjërat e duhura nuk do të ofrohen për kohë të pacaktuar.”


Forca evropiane policore në Bosne shprehu të njejtin mendim. “EUPM [Misioni Policor i Evropës] shpreson se politikanët në Republikën Sërbe do të konsiderojnë seriozisht…marrjen e vendimit për të lejuar implementimin e reformave,” theksuan në deklaratë.


Megjithate, nuk ka indikacione të çarta se edhe një dritë e kuqe nga BE mund të shkaktoj një raund të ri të sanksioneve ndaj RS nga Përfaqësuesi i Lartë, Paddy Ashdoën.


Përfaqësuesit e Federatës kanë kërkuar hapur ndëshkimin e politikanëve të RS të cilët pengojnë këto reforma. “Komisioni Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare në Bosne duhët të marrin masa të duhura për të shtyer palët që pengojnë reformat policore për të pranuar ato,” thotë Sefik Dzaferovic, udhëheqës i dhomës së ulët të parlamentit të Evropës.


“Nëse nuk ndërmirren masat, Bosna dhe Hercegovina do të mbesin peng i RS pa asnjë arsye dhe [Bosna] nuk duhet të jetë peng,” ai shtoj.


Partia Social Demokrate, SDP, tha se dështimi i bisedave tregon se nacionalistët në qeverisje nga të gjitha anët nuk janë të aftë të qeverisin. “Një Bosne pro-evropiane është e paarritshme me forcat e tanishme politike në qeverisje,” tha partia.


“Tani pasi nacionalistët treguan se çka mund të bëjnë, ka ardhur koha që të gjitha forcat progressive dhe patriotike të bashkohen dhe të ofrojnë një alternativë.”


Slobodan Popovic, deputet i SDP në parlamentin e RS tha, “Ata të cilët tentojnë të mbajnë policinë e tyre brenda kufijëve të vendit të tyre, në momentin kur krimi nuk njeh kufi, janë duke vepruar kundër njerëzve të cilët ata përfaqësojnë.”


Përkundër kritikave të shumta, liderët e RS synojnë të ballafaqohen me këtë skandal, duke gëzuar mbështetjen e veteranëve serbë të luftës, grupet e refugjatëve, grupet e personave të zhvendosur dhe organizatave studentore.


Fushata e tyre arriti kulminacionin në protestën e 17 majit në Banja Llukë, kur një turmë prej 10,000 protestuesve kërkuan nga autoritetet e RS që të mbrojnë të drejtat e serbëve të entitetit.


“Sankcionet dhe izolimi janë më të pranueshme se veprimet që paralajmërojnë shuarjen e RS,” deklaroj gjatë protestës Savo Svjetinovic, udhëheqës i unionit të veteranëve serbë të luftës.


Analistët nuk duken të befasuar me ngurimin e politikanëve serb. “Ata mund të qeverisin pa kontroll vetëm nëse janë të mbrojtur nga entitetet e tyre të izoluara,” deklaroj për IWPR Mirjana Kusmuk, redaktore e gazetës Nezavisne Novine nga Banja Lluka.


Tanja Topic, analiste nga fondacioni Friedrich Ebert tha se pranimi i reformave të propozuara mbi policinë do të shënonte një humbje të madhe për udhëheqësinë e RS. “Për dhjetë vite ata kanë pohuar se entiteti i tyre është shtet ndërsa tani nga ata po kërkohet që të nënshkruajnë dokumente që mohon një gjë të tillë,” thotë ajo.


“Ata po fshihen prapa protestuesve, jo për arsye se RS është e rrezikuar por sepse ata nuk kanë ide se çfarë koncensione duhet të bëhen në rrugëtim drejtë Evropës.”


Dragan Cavic, president i RS dhe lider i partisë qeveritare Partia Demokratike Serbe, SDS, tha se zgjidhja e vetme është prezentimi i këtij problemi para parlamentit.


“Është absurde të pritet që bashkësia ndërkombëtare, apo Komisioni Evropian, të ndërrojnë pozicionin e tyre, pasi ata janë shprehur në mënyrë të çartë,” ai tha.


Me 18 maj, Cavic deklaroj se do të përdorte të drejtën e tij kushtetuese për të thirrur një seancë të posaçme të parlamentit të RS, për të marrur mendimin e parlamentit.


Problemi me reformat e policisë, ai tha, ishte se “shkaktojnë ndërrime në sekcionin e Marrëveshjes së Dejtonit e cila definon autoritetin e entitetit në një nga departamentet më sensitive.” Ai shtoj, “Ky është një vendim i vështirë për të gjithë.”


Duke parashtruar të dy anët e argumentit, ai përfundoj, “Pranimi i parimeve të BE-se do të thotë ndryshimi i pjesërishëm i Marrëveshjes së Dejtonit… [ndërsa] mospranimi i tyre do të thotë humbja e mundësisë për t’iu bashkangjitur procesit evropian të integrimit.”


Para sesionit special të parlamentit, liderët partiakë të RS janë duke biseduar prapa dyerve të mbyllura.


Pas shfaqjes fillestare së unitetit, tani çarje në mes tyre janë bërë të dukshme. Për shembull, me 22 maj, Milorad Dodik, lider i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, partia më e fuqishme opozitare në RS, deklaroj se ende kishte hapsirë për të diskutuar çështjen e forcës shtetërore policore.


Në anën tjetër SDS nuk ka ndërruar pozitën e saj, pas sesionit të presidencës së partisë me 24 maj.


Si resultat i kësaj, partia në koalicion me SDS, Partia për Progres Demokratik, PDP, e udhëhequr nga ministri i jashtëm i Bosnës Mladen Ivanic, mund të ketë votat vendimtare në seancën e parlamentit të RS.


Ivanic dhe kolegët e tij të partisë kanë refuzuar të komentojnë se si do të votojnë. Por nëse partia e Dodik do të vendos të votoj për reforma policore dhe PDP i bashkangjitet atyre, ata mund të mbledhin më shumë vota se SDS.


Sidoqoftë, ardhmëria e reformave policore të Bosnës – dhe marrëdhëniet e saj me BE – është mjaftë e brizhtë dhe pak analistë janët ë gatshëm të spekulojnë se si do të votoj parlamenti i RS me 30 maj.


Gordana Katana është bashkëpunëtore e rregullt e IWPR.


Frontline Updates
Support local journalists