SERBËT NDALOJNË PLANIN PËR TË RIHAPUR URËN E MITROVICËS

Pani i Kombeve të Bashkuara për të lejuar lëvizjen e lirë në qytetin e ndarë të Kosovës ballafaqohet me reagim të zemëruar në sektorin verior të udhëhequr nga serbët.

SERBËT NDALOJNË PLANIN PËR TË RIHAPUR URËN E MITROVICËS

Pani i Kombeve të Bashkuara për të lejuar lëvizjen e lirë në qytetin e ndarë të Kosovës ballafaqohet me reagim të zemëruar në sektorin verior të udhëhequr nga serbët.

Serbët e Kosovës me vendbanim në veri të Mitrovicës kanë pritur me armiqësi strategjinë e re të UNMIK-ut për krijimin e lëvizjes së lirë në qytetin e ndarë të Mitrovicës.


Strategjia, e lansuar në mes të qershorit, kishte për qëllim hapjen graduale të urës mbi lumin Ibër – i cili ndanë shumicën serbe në veri nga popullata shqipëtare në jug – për veturat dhe këmbësorët civil.


Më herët, paqëruajtësit e NATO-s hoqën pikat e kontrollit të cilat ata i vendosën në urë pas trazirave etnike në Kosovë gjatë marsit të kaluar. Siguria e urës tani është përgjegjësi e Shërbimit Policor të Kosovës, KPS.


Gjatë javës së parë të planit të UNMIK-ut, e cila u implementua me 13 qershor, ura u hap për dy orë në ditë, e cila në javën e dytë u ngritë në katër orë në ditë. Burimet e UNMIK-ut thanë se deri në mes të korrikut, nuk do të ketë restrikcione për vetura apo këmbësorë të cilët do të lëvizin në dy anët.


Megjithate, plani është ballafaquar me rezistencë në veri të Mitrovicës ku shumë serbë druajnë se lëvizja e lirë mbi lumin Ibër do të përfundoj në bashkimin e qytetit dhe humbjen e kontrollit të tyre mbi rajonet të cilat ata tani kanë nën kontroll.


Për tetë ditë të tëra, asnjë veturë nuk udhëtoj për në veri pasi një vozitës me 13 qershor u vërshua nga gurët prej grumbullit të serbëve të mbledhur afër sheshit, në veri të urës.


Protestuesit serbë kanë mbetur aktiv që atëherë. Alex Anderson, Udhëheqës i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, ICG, në Prishtinë, tha se UNMIK-ut i mungon një strategji e cila do të merrte nën konsiderim opozitën e parashikuar të shumë serbëve ndaj këtij plani.


“UNMIK-u nuk duket se ka planifikuar një iniciativë më të gjërë politike për ta shoqëruar këtë masë dhe implementimi në terren nuk duket mirë i organiuzar,” tha ai për IWPR.


“Vëzhguesit serb të urës janë duke kërkuar dokumente identifikimi nga njerëzit të cilët kalojnë urën. Ata po lejohen të vendosin se kush mund të kaloj.”


Vëzhguesit e urës janë një grup i organizuar i civilëve serb të cilët patrollojnë dhe monitorojnë gjithë trafikun mbi Ibër. Edhepse me supozim se vollnetarët lokal janë të përfshirë, shumë shqiptarë besojnë se ata janë të kontrolluar nga forcat serbe të sigurisë.


Mitrovica ka qenë pikë problematike e sigurisë gjatë gjithë administrimit gjashtë vjetor të KB-së në Kosovë. Shumë serbë të zhvendosur nga vendet e tjera të Kosovës janë vendosur në këtë qytet në trazirat gjatë 1990-2000, duke zaptuar shtëpi të shqiptarëve të cilët u larguan në jug.


Që atëherë, tensionet etnike shpesh kanë shpërthyer në Mitrovicë, duke rezultuar në gjakderdhje. Në incidentet e viteve 2000 dhe 2001, më shumë se 20 banor shqiptarë në veri u vranë derisa paqeruajtësit dështuan të intervenonin.


Me 17 mars, 2004, trazirat etnike, të cilat filluan në Mitrovicë, pastaj u përhapën nëpër Kosovë, duke përfunduar me 19 jetë të humbura gjatë dy ditëve. Disa mijëra serbë janë larguar nga shtëpitë e tyre nga ekstremistët shqipëtarë, derisa dhjetëra kisha dhe vende të shenjta serbe u sulmuan dhe dëmtuan.


Përkundër reagimit armiqësor nga serbët në veri, UNMIK-u duket i përkushtuar të vazhdoj me iniciativën rreth urës.


“Nuk ka arsye për protestë pasi hapja e urës në Mitrovicë do të ndihmojë përmirësimin e lirisë së lëvizjës në Kosovë,” deklaroj zëdhënësja e UNMIK-ut, Neeraj Singh.


Serbët e Mitrovicës nuk pajtohen, duke vlerësuar iniciativën e UNMIK-ut si fillim i invazionit të veriut nga shqiptarët e përqendruar në pjesën jugore të qytetit.


Milan Ivanovic, përfaqësues serb në Mitrovicën veriore, deklaroj për IWPR, “Vendimi i UNMIK-ut për të lejuar qarkullimin e veturave private mbi urë rrezikon sigurinë e serbëve.”


Kryetari shqiptar i komunës, Faruk Spahija, në anën tjetër, thotë se protestat e serbëve “janë pritur.”


“[Serbët vendor] janë drejtëpërdrejtë të inspiruar dhe kontrolluar nga qeveria e Beogradit, i cili është i interesuar të pengoj procesin i cili çon drejtë statusit final [të Kosovës],” ai shtoj.


Brengosjet e serbëve rreth përdorimit të urës ndërlidhen me zhvillimet e fundit diplomatike mbi Kosovën.


Para dy muajve, Grupi i Kontaktit i shteteve të mëdha theksoj se përjashton mundësinë e ndarjes së Kosovës në zona serbe dhe shqiptare.


Opcioni i ndarjes, i cili përket me vijën ndarëse te grupeve etnike në Ibër, ka qenë një nga opcionet rezervë të Serbisë në rast të ndonjë skenari të tmerrshëm, njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.


Vitin e kaluar, kryesuesi i BE-së për politikë të jashtme, Javier Solana, deklaroj se problemi i Mitrovicës duhej të zgjidhej para fillimit të bisedimeve mbi statusin përfundimtar.


Blerim Shala, analist politik shqiptar nga Kosova, thotë se skandali rreth urës janë “një kundërsulm i Serbisë për të sfiduar iniciativën e UNMIK-ut.”


Me dështimin e shumë planeve të UNMIK-ut, pritet të shihet se a do të ketë sukses plani i fundit.


Madje edhe shqiptarët vendor janë skeptik rreth suksesit të kësaj iniciative. Në mungesë të planeve për pajtim të dy bashkësive, problemi i këtij qyteti të ndarë, ura e së cilit është vetëm simbol, do të vazhdoj të ndjekë Kosovën.


Përparim Isufi është gazetar me gazetën Zëri në Prishtinë.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists