SANADERI I IZOLUAR DERISA ËNDËRRA E BE-së SHKATËRROHET

Derisa bisedat për antarësim me Brukselin kanë ndaluar rreth çështjes së Gotovinës, liderët e qendrës të Kroacisë ballafaqohen me forca të izolimit dhe nacionalizmit.

SANADERI I IZOLUAR DERISA ËNDËRRA E BE-së SHKATËRROHET

Derisa bisedat për antarësim me Brukselin kanë ndaluar rreth çështjes së Gotovinës, liderët e qendrës të Kroacisë ballafaqohen me forca të izolimit dhe nacionalizmit.

Tuesday, 2 August, 2005

Qeveria e qendrës e Kroacisë frikohet se vendi mund të destabilizohet pas shtyerjes së bisedimeve për antarësim në Bashkim Evropian, si rezultat i mosmarrëveshjeve rreth tribunalit për krime lufte në Hagë.


Bisedimet është dashur të fillojnë me 17 mars por janë shtyer si rezultat i vlerësimit negativ të bashkëpunimit të Kroacisë me tribunalin nga kryeprokurorja, Carla del Ponte. Pika më e rëndësishme ka të bëjë me gjeneralin Ante Gotovina, të akuzuarit më të rëndësishëm të Kroacisë, i cili ende mbetet në arrati nga Haga.


Derisa Zagrebi insiston se nuk ka dijeni për vendqendimin e tij, Del Ponte pohon se Gotovina mund të kapet nga autoritetet kroate.


Ambasadat e Britanisë dhe Holandes, dy vendeve të BE-së të cilat më shumë shumti kundërshtuan anëtarësimin e Kroacisë në BE, vetëm kanë raportuar të kenë marrur letra anonime kërcënuese.


Ndoshta edhe më serioze për qeverinë e Ivo Sanaderit, disa ditë më parë, Mirko Condic, përfaqësuesi i asociacionit të veteranëve të luftës së pavarësisë në vitin 1991, deklaroj se asociacioni kishte ndërmend të themelonte një parti të re politike, e cila gjithashtu do të ketë një krah ushtarak.


Condic përmendi pakënaqësitë në mes të veteranëve të luftës me ndikim politik rreth politikës së Sanaderit për bashkëpunim me tribunalin e Hagës dhe deklaratat e tij të shpeshta se Kroacia ishte e përkushtuar të kapte dhe të dorëzonte Gotovinën.


Gjenerali – i cili kërkohet për vrasjen e qindra serbëve gjatë rikapjes së rajonit të Krajinës të kontrolluar më parë nga serbët – mbetet personalitet i popullarizuar.


Vizatime kundër BE-së dhe pro Gotovinës shihen nëpër muret e shumë qyteteve, derisa posterë të freskët dhe gjigantë të gjeneralit të arratisur paraqiten çdo ditë.


Një studim i kryer nga gazeta e Zagrebit Jutarnji list në fund të shkurtit pyeti njëmijë njerëz dhe rreth 54.4 përqind kundërshtuan arrestimin e Gotovinës dhe ekstradimin e tij në Hagë.


Për më shumë, një numër shumë më i lartë rreth 81.4 thanë se ata e konsideronin ate hero lufte dhe 84.8 përqind thanë se nuk do ta raportonin atë në polici nëse do ta shihnin në rrugë.


Edhe brenda partisë së Sanaderit, Unioni Demokratik i Kroacisë, HDZ, ekziston një mosunitet i hapur rreth çështjes së Gotovinës dhe, në të vërtetë, edhe rreth BE-së.


Në një takim të degës rinore të HDZ në Osijek me 11 mars, derisa Sanader tentonte të bindë shtetet e BE-së për të filluar bisedimet me 17 mars, Branimir Glavas, një drejtues i rëndësishëm rajonal i partisë, përshkroj Gotovinën si hero.


Glavas tha se ndalimi i anëtarësimit në BE për shkak të gjeneralit ishte arsyetim nga Brukseli dhe se edhe pa Gotovinën, BE-ja do të gjentë ndonjë arsye tjetër. Kroacia nuk ka nevojë për një lloj BE-je të tillë, shtoj Glavas.


Një prift i rëndësishëm katolik, Zlatko Sudac, gjithashtu ka thirrur publikisht që gjenerali të mos dorëzohet në tribunalin e Hagës – kështu duke dëmtuar misionin në Bruksel të bishopit nga Zagrebi Josip Bozanic, i cili ishte duke biseduar me shefin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.


Fr Sudas është i njohur si zëdhënës i krahut të madh nacionalist në kishën kroate, e cila numëron disa bishopë të djathë në rendet e tyre.


Analisti politik Davor Gjenero mendon se HDZ do të kthehet në rrënjët e saj nacionaliste nëse suspendimi i anëtarësimit në BE do të vazhdojë shumë gjatë.


“HDZ do të kthehet në atë çka ka qenë para se Sanaderi të tentoj ta transformojë një një parti moderne Evropiane me drejtim djathtist qendror,” tha ai.


“Partia do të kthehet tek ‘vlerat kryesore’ nga e kaluara dhe prap do të shëndërrohen në lëvizje nacionaliste popullore,” Gjenero i tha IWPR.


Në adresimin e tij publik javën e kaluar, Presidenti Stjepan Mesic, paralajmëroj në mënyrë dramatike mundësinë e izolimit të Kroacisë, nëse tendencat anti-Evropiane do të fitonin.


“Mos u mashtroni nga armiqët e Evropës dhe avokatët e një Kroacie të izoluar,” i tha ai publikut. “Kundërshtoni ata në emër të lirisë dhe demokracisë, në emër të së ardhmës sonë, në emër të Kroacisë të cilën kemi filluar të ndërtojmë së bashku – Kroacinë për të cilën herotë e luftës dhanë jetën e tyre.”


Mesic shtoj se Del Ponte kishte arsye të mira të mbante disa dyshime rreth Kroacisë duke marrur parasysh qëndrimin e autoriteteve vendore të mëhershme ndaj gjykatës ndërkombëtare për krime lufte.


“Është një fakt fatkeq i së kaluarës, kur tribunali i Hagës kërkoj ndihmë nga ne për të kapur të dyshuarit për krime lufte, organet tona shtetërore përgjigjeshin se nuk dinin për vendqëndrimin e tyre,” tha ai.


“Më vonë doli se ata jetonin në Kroaci me identitet të ndryshuar, me emra të ndryshuar dhe madje duke shfrytëzuar ndihmat financiare nga disa institucione shtetërore.


“Tani pyetemi se pse raportet tona për Gotovinën nuk mirren si të vërteta. Arsyeja për këtë është e çartë – ata kanë humbur besimin në ne.”


Analistët thonë se Sanaderi luajti një lojë të rrezikshme duke bërë hyrjen e shpejtë të Kroacisë në BE një prioritet, kështu duke neglizhuar problemet e mëdha brenda vendit.


Ekonomia ballafaqohet me shumë probleme. Një numër i madh i papunësisë prej 20 përqind vazhdon të ngritet. Standardet e jetesës nuk janë përmirësuar, derisa borxhet shtetërore kanë arritur 30 bilion dollar.


Zelkjo Rohatinski, guvernatori i Bankës Kombëtare, ka paralajmëruar se mospagesa e borxheve mund ta shtyej vendin drejt kolapsit.


Analisti ekonomik Milan Gavrovic thotë, “Kroacia mbaroj vitin e kaluar me një borxh prej 30.2 bilion dollarëve. Vetëm vitin e kaluar – kur u tha se ishte viti ku borxhi filloj të zvogëlohej – borxhi i jashtë u rritë për edhe 6 bilion dollarë.


“Kroacia do të pësoj nëse investimet e huaja do të shtirren. Dhe kjo mund të ndodhë nëse vendi zgjedh izolimin në vend të përmbushjes së parakushteve për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE.”


“Sanader është duke kaluar nëpër kohën më të vështirë, që nga koha e ardhjes së tij në qeverisje,” një burim afër kryeministrit i tha IWPR-së.


“Nëse ai i humb zgjedhjet lokale gjatë majit, gjë që sipas disa studimeve mund të ndodh, ai do të ballafaqohet me shumë presione nga radikalë brenda partisë e tij të cilët do të merrnin drejtimin e partisë. Kjo do të ishte shkatërruese në aspektin afatgjatë pasi mund vendosin vendin në të ftohtë, jashtë Bashkimit Evropian, për një kohë të gjatë.”


Disa vëzhgues besojnë se këto zhvillime do të kenë ndikim të madh jo vetëm në Kroaci. Nëse e djathta politike dhe nacionalismi rriten në Kroaci, ata thonë, jehonat do të ndien edhe në Bosne dhe Hercegovinë si dhe në Serbi dhe Mal të Zi.


Drago Hedl është bashkëpunëtor i rregullt i IWPR


Frontline Updates
Support local journalists