SËRBIA BALLAFAQOHET ME BETEJA LIDHUR ME REFORMIMIN E KOMPANIVE PUBLIKE

Qeveria rrezikon të konfrontohet me punëtorë derisa vazhdon me planet që t’i zvogëlojë dhe t’i shesë disa nga kopanitë e mëdha shtetërore

SËRBIA BALLAFAQOHET ME BETEJA LIDHUR ME REFORMIMIN E KOMPANIVE PUBLIKE

Qeveria rrezikon të konfrontohet me punëtorë derisa vazhdon me planet që t’i zvogëlojë dhe t’i shesë disa nga kopanitë e mëdha shtetërore

Qeveria e Sërbisë po ballafaqohet me provën e parë lidhur me planet e saj që t’i reformojë kompanitë publike me rastin e kompanisë kombëtare ajrore, Vija Ajrore Jugosllave, JAT.


Derisa orari i fluturimeve të JAT-it është reduktuar mjaft, duke i’u falenderuar grevave të vazhdueshme, askush s’mund të parashikojë se si do të jetë fati përfundimtar i kompanisë e cila po pëson humbje të mëdha vjetore.


Ka tre javë që aeroplanët nuk aterojnë për shkak të grevës së mekanikëve dhe inxhinierëve të aviacionit të cilët kërkojnë rrogat e tyre të vonuara. Punëtorët i lëshuan veglat e tyre pasi që kompania nuk u pagoi një pjesë të rrogave të nëntorit dhe dhjetorit. Ministria e Financave e Serbisë refuzoi t’i transferojë paratë, duke thënë që kompania e kishte harxhuar buxhetin për rroga në pjesën e parë të nëntorit.


Refuzimi i ministrisë që t’i thej rregullat ishte shenjë i një qendrimi më të rreptë ndaj shpenzimit të tepërt në sektorin publik.


E vendosur për t’i ristrukturuar kompanitë publike dhe për t’iu rritur efikasitetin dhe përmirësuar relacion çmim-investim, qeveria imponoi një kufi përj 7 përqind në çdo rritje në rrogë.


Kjo efektivisht do të thotë ulje e rrogave në realitet, ngase kufiri 7 përqind është 2.6 përqind më i ulët se që pritet të jetë kursi i inflacionit këtë vit.


Shumica e ekonomistëve përkrahin këtë qëndrim të rreptë, ngase rrogat e sektorit publik janë dy ose tri herë më të mëdha se rrogat mujore mesatare që janë diku 185 euro. Në të njejtën kohë, shumica e këtyre kompanive mbahen në humbje.


Derisa kompanitë publike ballafaqohen me probleme të panumërta në ristrukturim, siç është fuqia e madhë punëtore, borxhet dhe mjetet e demoduara, mungesa e qeverisë që nga rrëzimi i Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000 ka pasur ndikim të madh, me frikë nga vala e pakënaqësisë sociale.


Por është bërë më se e qartë që asnjë reformë e përgjithshme e ekonomnisë nuk do të jetë e mundshme po që se nuk aplikohet principi i tregut në këto kompani.


Një jomotivim për të ndërmarrë reforma serioze ka të bëjë me, thjesht, madhësinë e këtyre kompanive. Firmat shtetërore punësojnë vetëm 10 përqind të fuqisë punëtore të Serbisë por gjenerojnë një të pestën e të ardhurave të shtetit në 2003 dhe 27 përqind të humbjes totale të ekonomisë.


Sipas analizës së ish ministrit të financave, Bozhidar Djelic, borxhet e huaja i bartin më së shumti tri kompanitë më të mëdha publike – EPS, kompania publike e rrymës elektrike, NIS, kompania e naftës, ZTP, hekurudhat, dhe JAT-i – borxhe këto që arrijnë krejtësisht deri në 2.3 bilion euro.


Prej kësaj shifre, 747 milion euro i janë borxh Klubit të Parisit dhe 536 milion Korporatës Ndërkombëtare të Financave.


Institucionet finaciare ndërkombtare, duke filluar me IMF-in, me të cilin Serbia ka nënshkruar marrëveshje tre-vjeçare në vitin 2002, insistojnë në ristrikturimin e kompanive publike si kusht për bashkëpunim të mëtutjeshëm.


Raporti i fundit i IMF-it në fillim të këtij viti tha që ekonomia, mes tjerash, po pëson vështirësi për shkak se kompanitë e sektorit publik kanë një përbërje të madhe në ndarjen e Produktit Kombëtar Bruto, GDP.


E tronditur nga këto të dhëna, qeveria e Serbisë ka thënë që sivjet planifikon t’i transformojë tetë gjigandët e sektorit publik: EPS-në; NIS; ZTP-në; JAT-in; Telekom-in, kompanisë së telekomunikacionit; PTT, Zyra postale, Aeroporti i Beogradit; dhe Srbijasume, kompania e pyjëtarisë.


Të tetat së bashku i punësojnë 135,000 punëtorë dhe në bazë të planeve për ristrikturim, qeveria do të duhej t’i pushojë nga puna më shumë se 18,000 nga këta.


Edhepse qeveria ka hasur në rezistencë nga JAT-i, e cila është kompania e parë që ballafaqohet me reformë, ministri i financave të Serbisë Mlladen Xhinkiq është i bindur që reformat do të zbatohen më shpejtë dhe më lehtë nga shtatë gjigandët tjerë.


Në rastin e JAT-it, Xhinkiq thotë që fuqia e madhe punëtore është problemi më i madh.


“Një fuqi punëtore prej 1,500 vetë do të ishte e mjaftueshme për madhësinë e një kompanie si kjo, por JAT-i tash i ka më shume se 3,700 punëtorë,” tha ai për IWPR.


Xhinkiq pret që opozita më e rreptë në ristrikturim do të vijë nga sektoret administrative joefikase të EPS-së dhe NIS-it.


Shifrat nga prilli i hershëm thonë që 8,573 punëtorë në tetë kompani kanë aplikuar me vetëvullnet për paketën e tepricës teknologjike.


Plani i qeverisë gjithashtu parashikon ripunësimin e 9,800 punëtorëve të pushuar nga puna në kompanitë e reja që do të formohen pasiqë aktivitetet e kompanive publike do të ndahen në aktivitete kryesore dhe anësore.


Disa nga këto biznise anësore janë hotelet dhe restoranet. Për shembull, JAT-i posedon hotele në Beograd, në pushimore dimrore në Kopaonik dhe bregdet të Malit të Zi. Këto kanë të bëjnë shumë pak ose fare hiç me aktivitetet kryesore të biznisit. Qeveria shpreson të krijojë 9,800 punë të reja nga privatizimi i këtyre entiteteve anësore të biznisit.


Shumë ekonomistë besojnë që qeveria po nënvlerëson se sa punëtorë në fakt duhet të pushohen nga puna. Ata thonë që një e treta e 135,000 punëtorëve në kompani publike duhet të pushohet nga puna por qeveria nuk guxon ta pranojë këtë, për shkak se frigohet nga grevat e përgjithshme industriale.


Punëtorët e rafinerisë së naftës në Panqevë veç kanë filluar akcionin industrial në prill në shenjë proteste ndaj zbritjeve që do të bëhen në NIS. Pasi që rafineria është njëra nga dy rafineritë e NIS-it në Serbi, mungesa e benzinës është bërë e dukshme.


Përkundër gjithë këtyre problemeve fillestare, qeveria insiston që nuk ka ndonjë alternativë përveç programit të ristrukturimit.


Xhinkiq i tha IWPR-së se qeveria ka pasur qëllim që deri në vitin 2006 t’i privatizojë të gjitha kompanitë të cilat momentalisht janë duke kaluar nëpër ristrukturim dhe nuk do të ketë lehtësim për ato kompani që dështojnë në tërheqjen e blerësve.


“Kompanitë për të cilat nuk ka ndonjë interesim … nga ofertuesit potencial do të vihen në administrim gjyësor,” tha ai.


Megjithatë, strategjinë e qeverisë nuk e përkrahin gjithë ekonomistët. Vladana Hamoviq, ekonomiste në Institutin e Hulumtimeve të Tregut, thotë që qeveria ka bërë disa poteza “pa takt e shkel-e-shko”, sidomos duke mos marrur parasysh përvojat e vendeve tjera në tranzicion.


Hamoviq thotë që strategjia e qeverisë për t’i shitur blerësve të huaj të gjitha kompanitë e ristrukturuara ishte e gabuar.


Ajo e citoi Slloveninë si shembull tjetër. Atje, qeveria e ka mbajtur pronësinë e sektorëve themelorë në ekonomi përmes një konsorciumi apo parteriteti i të punësuarve me shtetin. Punëtorët i posedojnë kompanitë, duke përdorur kështu kapitalin e furnizuar dhe të poseduar nga shteti. “Sllovenia ka mbajtur çdo gjë që është themelore për ekonominë e vendit, derisa ne po i shesim të gjitha mjetet më vitale ekonomike,” tha Hamovic.


Aleksandar Vllahoviq, ish-ministër i privatizimit dhe nënkryetar i partisë opozitare në parlamentin e Serbisë Parita Demokratike, DS, i tha IWPR-së se ai gjithashtu ishte skeptik lidhur me strategjinë e qeverisë.


Vllahoviq tha që qeveria që është e formuar nga disa parti politike heterogjene nuk do të jetë në gjendje t’ia dal në krye me ristrikturimin e kompanive të mëdha publike si EPS, NIS dhe ZTP.


“Qeveria e ka zvarritur fillimin e këtij procesi prej fillimit të vitit dhe viti 2004 është humbur plotësisht,” tha ai.


“Është e qartë që ajo nuk ka një plan të qartë dhe të përbashkët për ristrukturim dhe mu për këtë vazhdon të bëjë gabime dhe ministrat japin deklarata kundërshtuese.”


Ekonomisti Sasa Gjogovic tha që edhe një gabim i madh është bërë me vendimin e qeverisë që të vazhdohet vënia e menaxherëve dhe drejtorëve të bordeve nëpër kompani publike në bazë të simpative politike.


Sikurse parardhësit e tyre, koalicioni i partive në pushtet – Partia Demokratike e Serbisë, DSS, G17 Plus, lëvizja Serbe e Ripërtrirjes, SPO dhe Serbia e Re, NS – kanë arritur një marrëveshje që specifikon se cila parti i vë drejtorët e lartë ekzekutiv në cilat kompani publike.


Xhojkoviq tha që pozicionimi i menagjmentit kryesor vetëm në bazë të kualiteteve profesionale do t’i ndihmonte qeverisë që të ristruktojë kompanitë publike në mënyrë më të suksesshme.


Gjinkiq thotë, megjithatë, që qeveria ka arritur një konsensus në ristrikturimin e kompanive publike.


“Të gjithë ministrat e kanë kuptuar megjithatë që kjo punë duhet të bëhet, dhe nuk kemi probleme me strategjinë dhe jemi të qartë se në cilën rrugë të shkojmë,” tha ai.


“Pas kompletimit të ristrikturimit dhe privatizimit të kompanive shtetërore dhe publike, më në fund duhet të dilet nga ky qorrsokak në të cilën na ka sjellur regjimi i kaluar në të nëntëdhjetat. Unë pres që dy vitet e ardhshme të jenë më të lehta se ky.”


Shumë ekonomistë janë më pak të sigurtë për këtë. Ata theksojnë që sfida e vërtetë nuk do të vijë nga transformimi i JAT-it i cili është relativisht i vogël dhe potencialisht profitabil, por ballafaqimi me firmat tjera shtetërore.


Vetëm atëherë do të bëhet e qartë se a do të ekzistojë rreziku për qeverinë për një pakënaqësi të madhe sociale.


Ai tha që është gabim të thuhet se punëtorët janë duke i ngadalësuar reformat, “Ka mjaft njerëz në qeverinë serbe që janë duke e ngadalësuar këtë proces, dhe shumë nga ta janë në fushën e bizniseve dhe kapitalit të dyshimtë.”


“Janë punëtorët ata që mbesin pa asgjë në fund dhe janë mu ata që e kanë paguar çmimin [e procesit të reformimit] në 15 vjetët e fundit.” Milan Qulibrk është korrespodent për gazetën Dnevnik në Novi Sad.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists