RUMUNËT MUND TË MOS MARRIN PJESË NË REFERENDUMIN PËR EUROPËN

Qeveria ka bërë sa ka mundur për të shpjeguar ndryshimet kushtetuese që nevojiten për anëtarësimin e vendit në BE, por përsëri mund të humbasë referendumin për shkak të mungesës së interesimit të votuesve.

RUMUNËT MUND TË MOS MARRIN PJESË NË REFERENDUMIN PËR EUROPËN

Qeveria ka bërë sa ka mundur për të shpjeguar ndryshimet kushtetuese që nevojiten për anëtarësimin e vendit në BE, por përsëri mund të humbasë referendumin për shkak të mungesës së interesimit të votuesve.

Tuesday, 6 September, 2005

Mungesa e interesit nga votuesit dhe një bojkot i partive nacionaliste mund të rrezikojë një referendum kushtetues i cili është jetësor për pranimin e Rumanisë në Bashkimin Europian.


Rumunët do të votojnë më 18 dhe 19 Tetor për të aprovuar - apo rrëzuar - ndryshimet në kushtetutën e tanishme të vendit për ta bërë atë në përputhje me legjislacionin e BE, një parakusht për anëtarësimin e vendit në bashkim.


Rishikimi i kushtetutës është një hap i madh drejt anëtarësimit në BE. Disa prej ndryshimeve kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërkombëtare - duke lejuar Rumunët të zdjidhen në parlamentin Europian, dhe lejuar shtetasit e vendeve të BE të blenë tokë në Rumani. Të tjerat do të kenë pasoja vetëm brenda vendit, si për shembull zgjatja e periudhës së qëndrimit të presidentit në post nga katër në pesë vjet, ndërprerja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, dhe lejimi i njerëzve për të kërkuar kompensim nëse shteti dhunon të drejtat e tyre njerëzore.


Qeveria është përpjekur shumë të fitojë mbështetjen e publikut në këto votime, duke përfshirë në fushatë edhe futbollistë e yje të muzikës pop. Qeveria ka përdoru edhe policët të cilët ndalojnë shoferët jo për shpejtësi të madhe, por për ti pyetur se sa dinë rreth referendumit, dhe më pas u japin atyre një letër e cila përmban informacione në lidhje me të.


Kryeministri Adrian Nastase ka thënë së fundi se mbështetja për ndryshimet do të jetë "një votë për të modernizuar shoqërinë Rumune, forcuar demokracionë dhe respektimin e të drejtave të njeriut".


Rreth 80 deri 90 përqind e Rumunëve mendohet se e përkrahin idenë e anëtarësimit në BE, dhe për rrjedhim duket se nuk do të ketë probleme për të miratuar ndryshimet e nevojëshme.


Por problemet kronike ekonomike dhe sociale të Rumanisë, si edhe zhgënjimi e mungesa e interesimit ndaj reformave të qeverisë së qendrës së majtë, kanë bërë që shumë njerëz të ndjehen të lënë më një anë nga debati kushtetues.


Pothuajse një e treta e popullsisë jeton nën nivelin e varfërisë. Rumunët mund të jenë të interesuar për tu anëtarësuar në Europë, por reformat e ndërmarra nga qeveritë në vend gjatë dekadës së fundit për të përmirësuar gjendjen e vendit, në fakt kanë dëmtuar rëndë një pjesë të madhe të popullsisë. Disiplina e ashpër në fushën e taksave e kërkuar nga BE, e cila kërkon shkurtimin e subvencioneve shtetërore për kompanitë të cilat dalin me humbje, ka shtuar shumëpapunësinë dhe ka pakësuar shërbimet sociale.


Të gjitha këto masa kanë zemëruar publikun dhe kanë bërë që ai të zhgënjehet nga qeveritë në atë masë saqë sipas një anketimi më të fundit, pothuajse gjysma e elektoratit mund të mos marrë pjesë në zgjedhje. Në mënyrë që referendumi të konsiderohet i ligjshëm, kërkohet një pjesëmarrje të paktën 50 përqind.


"Anketimet tregojnë se pakënaqësia është në rritje," thuhet në një raport të kohëve të fundit të Shoqatës Akademike të Rumanisë. "Numri i njerëzve të cilët mendojnë se qeveria nuk është e aftë të drejtojë vendin po rritet, dhe shum shpejt mund të jetë mbi gjysma e popullsisë. Ka shumë mundësi që këta njerëz të mos marrin pjesë në votim për kushtetutën".


Pikërisht në këtë frymë, një pensionist ka thënë për IWPR se "Unë nuk jamë shumë i shqetësuar për kushtetutën. Për mendimin tim, Rumania ka nevojë për politikanë të cilët janë të interesuar të përmirësojnë kushtet e vështira të jetesës këtu".


Duke pranuar në një farë mënyre se ndryshimet kushtetuese mund të mos miratohen, qeveria ka lëshuar një urdhër urgjent më 9 tetor sipas të cilit votimet për referendumin duhet të zhvillohen në dy ditë, dhe jo vetëm brenda një ditë.


Fushata "Po Europës" kërcënon të ketë një efekt të kundërt për qeverinë, sepse ka zëra të cilat e kritikojnë atë se ka shpenzuar mbi një milion euro për këtë fushatë, në një kohë kur njerëzit jetojnë në kushte të rënda ekonomike. Ekziston gjithashtu shqetësimi se qeveria po mbeshtet miratimin e ndryshimeve në vend që thjesht të nxisë lirinë e mendimit për të votuar.


"Në një votim ku qytetarët mund të votojnë po ose jo, është shkelje që qeveria të përdorë paratë e buxhetit publik për të promovuar vetëm votimin pro," ka thënë historiani Serban Radulescu-Zoner. "Është një gjë të shtrosh para njerëzve cështjet Europiane, por dicka krejt tjetër të përpiqesh ti bindësh ata ti pranojnë ato".


Fushata është shoqëruar edhe nga akuza për parregullsi në mënyrën e dhënies së kontratave nga qeveria për zhvillimin e fushatës promocionale. Gazetat lokale kanë njoftuar se nuk janë kryer proceset e tenderit, dicka që kërkohet nga ligji. Në përgjigje, një zyrtar, i cili ka kërkuar të mos përmendet me emër, ka thënë për IWPR se qeveria ka vepruar me sipas ligjit i cili lejon atë të shmangë procedurat e tenderit në disa raste.


Nacionalistët rumunë pritet të mos marrin pjesë në referendum, në përgjigje ndaj një thirrjeje për bojkot nga partia më e madhe e opozitës Partia Rumania e Madhe, PRM, javën e kaluar.


PRM ultra nacionaliste, e cila ka fituar 21 përqind të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2000, dhe ka shënuar rritje në anketimet e opinionit publik të kryera në vitin 2003, është e vetmja parti e cila nuk ka mbështetur ndryshimet kushtetuese. Ajo kundërshton me forcë ndryshime të cilat do ti japin pakicave kombëtare të drejtën të përdorin gjuhën e tyre në gjykata dhe në institucionet publike - një ndryshim i cili do të përbënte një fitore për pakicën e konsiderueshme Hungareze në vend - dhe lejimin e shitjes së tokës nënshtetasve të huaj.


"Ky bojkot është e vetmja mënyrë për të ndaluar një hybrid legjislativ i cili është kërkuar nga disa grupime të huaja të cilat bëjnë presion, synimi kryesor i të cilave është të bëjnë gjuhën Hungareze zyrtare në Rumani, dhe të shesin tokën rumunë të huajve," ka thënë drejtuesi i PRM, Corneliu Vadim Tudor.


Megjithatë, vëzhguesit vendas thonë se cështja e cila rrezikon të dëmtojë përpjekjet e qeverisë për miratimin e referendumit nuk është ksenofobia, por dëmtimi i besimit të publikut ndaj politikanëve dhe proceseve politike të zbatuara prej tyre.


"Ky votim do të jetë një provë e rëndësishme për aftësinë e klasës së tanishme politike për të kuptuar nevojat e vërteta të popullit," ka thënë analisti politik Cristian Pirvulescu për IWPR. "Gjithashtu është e rëndësishme edhe për të parë aftësinë e tyre për të bindur njerëzit të marrin pjesë në një debat të mirëfilltë në lidhje me Europën".


"Nëse rumunët bojkotojnë referendumin, kjo do të jetë një shenjë e qartë se njerëzit po humbasin besimin tek politikanët demokratikë".


Marian Chiriac është një gazetar i pavarur në Bukuresht.


Frontline Updates
Support local journalists