RUMANIA SHEH ROLIN E SAJ VENDIMTAR NË DETIN E ZI

Kritikët brengosen se planet e Rumanisë për të shërbyer si aleati kryesor i Amerikës në rajonin e Detit të Zi mund të ndërlikojë planet për anëtarësim në BE.

RUMANIA SHEH ROLIN E SAJ VENDIMTAR NË DETIN E ZI

Kritikët brengosen se planet e Rumanisë për të shërbyer si aleati kryesor i Amerikës në rajonin e Detit të Zi mund të ndërlikojë planet për anëtarësim në BE.

Presidenti i ri i Rumanisë thotë se afërsia e vendit të tij me Detin e Zi dhe Kaukazet mund ti ofrojnë perëndimit një platformë të rëndësishme ushtarake në operacionet e ardhshme kundër militantëve islamik dhe krimit të organizuar.


Por të gjithë nuk janë të kënaqur me theksimin e lindjes në politikën e re të jashtme. Disa ankohen se kjo mund të komplikoj anëtarësimin në BE në vitin 2007 derisa të tjerët thonë se Bukureshti është vetëm duke luajtur lojë me fjalë.


Traian Basescu, 53 vjeç, ish kapiten deti, thotë se theksimi i strategjisë së re në Detin e Zi ishte i pashmangshëm nëse Rumania planifikonte të ushtronte rol të rëndësishëm në betejat e ardhshme rreth sigurisë, naftës, emigracionit dhe, natyrisht, luftës kundër terrorizmit.


Së bashku me këtë, Bukureshti është duke promovuar idenë e udhëkryqit i cili lidh Uashingtonin, Londrën, Bukureshtin, dhe Lindjen e Afërt me Moskë.


“Ne mund të ballafaqohemi me rreziqe të përbashkëta të sigurisë derisa Deti i Zi shëndërrohet në një urë për terroristët dhe trafikuesit e drogës dhe njerëzve në BE,” tha Basescu.


“Këto të gjitha janë rreziqe për anëtarët e NATO-s dhe BE-së si dhe vendet në rajon.”


Derisa strategjia e Basescut gëzon mbështetje të gjërë në Rumani, të gjitha kundërshtimet nuk janë shuar.


Për më tepër, qeveria është ballafaquar me kritika nga jashtë për mbështetjen e saj për luftën e SHBA-ve në Irak, posaqërisht nga Franca dhe Gjermania.


Ish kryeministri Adrian Nastase, thotë se përdorimi i fjalës së Basescut “udhëkryq” në referim të planeve për bashkëpunim në mes Uashingtonit, Londër dhe Bukureshtit ishte “fatkeq”.


“I përkujton shumë njerëz në Evropë në Luftën e Dytë Botërore,” ankohet Nastase. Ish kryeministri thotë se tentimi për të riorientuar politikën e jashtme të vendit rreth udhëkryqit të tillë po krijonte brengosje të panevojshme.


Disa analistë politikë janë skeptikë rreth planeve te reja strategjike të Rumanisë në lindje, duke u frikuar se kjo mund të pengoj anëtarësimin ne BE.


“Para se të drejtohemi nga Lindja, Basescu duhet të kujtohet se anëtarësimi në BE është qëllimi më i rëndësishëm i këtij vendi,” tha Bogdan Chireac, editor i të përditshmes Adevarul.


“Rumania nuk duhet të vihet në pozitë ku duhet të zgjedh në mes të NATO-s dhe BE-së,” shton ai. “Interesi i vendit qëndron në përforcimin e lidhjeve me të gjitha demokracitë perëndimore.”


Megjithate, agjenda pro-Amerikane e presidentit të ri nuk ka hasur në shumë kritika në Rumani. Nuk ka mospajtime të rëndësishme politike rreth kësaj.


Mbështetja për koalicionin e udhëhequr nga SHBA kundër terrorizmit global ndahet nga i gjithë spektri politik dhe për dallim nga shumë vende në Evropën qendrore dhe lindore, Rumania nuk ballafaqohet me kundërshime qytetare rreth luftës në Iraq dhe dëshirës për të mbajtur marrëdhënie të mira me Uashingtonin.


Pas anëtarësimit në NATO në vitin e kaluar, Rumania ofroj mbështjen për misionin e udhëhequr nga SHBA në Irak duke dërguar forcat e saja ushtarake. Tani ka rreth 739 ushtarë në këtë vend dhe rreth 500 në Avganistan.


Në kontrast me vendet e tjera evropiane, të cilat kanë filluar tërheqjen e trupave të tyre, Bukureshti ka përforcuar prezencën në këto vende problematike, duke dërguar edhe 100 ushtarë në Irak.


Gjithashtu nuk ka shumë kundërshtime rreth vendimit të Rumanisë (së bashku me Bullgarinë) për të dhënë objeketet e saja ushtarake dhe detare në shfrytëzim të armatës amerikane.


Bukureshti ishte i kënaqur kur SHBA pranuan ofertën. “Armata amerikane është e gatshme të marrë me qira disa objekte ushtarake në Evropen Lindore, me gjasë në fund të viti,” tha gjenerali James Johns, komandant i trupave amerikanë dhe të NATO-s në Evropë, gjatë vizitës së tij në Rumani në janar.


Johnes, i cili po inspektonte pozitat ushtarake ku forcat amerikane do të vendoseshin si pjesë e planit të Pentagonit për krijimin e bazave të reja fleksibile në Evropën Lindore, falenderojë Rumaninë në mbështetje të ushtrisë amerikane në Afganistan dhe Irak, si dhe për ofertën për mikëpritje të njësiteve ushtrake amerikane. “Kjo do të konsolidonte forcat e NATO-s në Detin e Zi,” Johnes tha.


“Si anëtare e NATO-s, Rumania... vetëm ka treguar se është partner i besueshëm në vende të ndryshme problematike nëpër botë,” ambasadori i Britanisë në Bukuresht, Quinton Quayle, i tha IWPR-së.


“Aleanca mbështetet në aftësitë dhe gjeo-strategjitë specifike ushtarake të anëtarëve të saj,” shtoj ai, “ dhe në këtë kontekst, pozita e Rumanisë në Detin e Zi është përfitim për ne.”


Kjo është porosia që Basescu është duke promovuar. “Derisa NATO po merr rol më të madh në çështjet e sigurisë globale, Rumania është shëndrruar në aleatë të rëndësishme për kufirin lindor të aleancës,” tha presidenti në një samit të fundit të NATO-s në Bruksel.


Megjithate, Vladimir Socor, analist me Fonacionin Jamestown, thotë se fokusi i ri i Rumanisë në rajonin e Detit të Zi në mënyrë të paqëllimshme mund të përputhet me synimet e Rusisë në rajon, e jo me ato të NATO-s.


“Propozimi i Basescut për Detin e Zi... siguria, me krijimin e një grupi operacional për të luftuar trafikime ilegale të armëve, drogës dhe njerëzve dhe përhapjen e armëve të shkatërrimit të gjërë, mund në fakt të përjashtojë NATO-n nga këto misione,” shkroi Socor në Eurasia Daily monitor, “dhe mund të mbajë forcat detare të aleancës jashtë Detit të Zi.”


Sipas Socorit, grupi i propozuar i cili do të bashkëpunonte në rajonin e Detit të Zi – tri anëtarët e NATO-s (Ruqia, Rumania dhe Bullgaria) dhe Rusia – ishte në përputhje me idetë sovietike dhe ato ruse pas 1991 për të “regjionalizuar” çështjet e sigurisë në Evropë.


“Oferta tipike për të krijuar grupe të vendeve të anëtarësuara në NATO dhe atyre jashtë aleancës në këto vende strategjike, gjithmonë duke përfshirë Rusinë si anëtare më të rëndësishme, dhe gjithmonë duke përjashtuar NATO-n nga arranzhime të tilla të propozuara,” ai tha.


Victor Roncea është editor i jashtëm për të përditshmen Ziua.


Iraqi Kurdistan, Iraq
Frontline Updates
Support local journalists