Institute for War and Peace Reporting | Giving Voice, Driving Change

RUMANIA LUAN KARTEN STRATEGJIKE

Rendesia strategjike e vendit ne luften ndaj terrorizmit ka mbeshtetur perpjekjet e tij per t'u anetaresuar ne aleance.
By Marian Chiriac

Mundesia dikur e pamendueshme per anetaresimin e Rumanise ne NATO tani eshte prane berjes realitet, kryesisht per shkak te luftes se Perendimit ndaj ekstremisteve Islamike pas sulmeve te 11 Shtatorit te vitit te kaluar ne SHBA.


Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera aleate te NATO-s me pare kane ndjekur me shqetesim kapacitetin ushtarak te Rumanise dhe ritmin e ngadalte te vendit ne ndermarrjen e reformave demokratike dhe ekonomike.


Por pas 11 Shtatorit, ato kane filluar te mendojne ndryshe per shkak te rendesise strategjike qe mund te kete Rumania ne luften ndaj terrorizmit - afersia e saj me Detin e Zi dhe Kaukazin mund te ofroje nje platforme ushtarake per ndonje zgjerim te mundeshem te fushates ndaj militanteve Islamik.


Bukureshti ka nxituar te ofroje perdorimin e lehtesirave aeroportuale SHBA-se, dhe ka ofruar perdorimin e hapesires ajrore per ndonje sulm te mundeshem ndaj Irakut. Rumania ka tre fishuar gjithashtu prezencen e saj ne misionet nderkombetare paqeruajtese ne Ballkan per te lejuar ne kete menyre perdorimin e trupave aleate ne Afganistan. Dhe nje baze ushtarake Rumune ne qytetin Konstanca ne Detin e Zi do te shnderrohet se shpejti ne nje baze per nderrimin e trupave Amerikane ne ish Jugosllavi dhe ndoshta edhe ne zona te tjera.


Zyrtaret ne Bukuresht zemerohen prej zerave se forcat e armatosura Rumune jane zakonisht jo efektive dhe jo ne lartesine e duhur. Ata thone se perpjekjet e tyre per te reformuar ushtrine e ish periudhes Sovietike ne nje makine ushtarake te zhdervjellet, nuk vleresohen sa duhet. Bukureshti po planifikon te ofroje njesi te specializuara per aleancen ne formen e trupave Alpine dhe po trajnon oficeret e saj te flasin Anglisht. Se fundi ne nje perpjekje per te impresionuar administraten e presidentit Bush, Rumania ka qene edhe vendi i pare i cili ka nenshkruar nje marreveshje me SHBA ku ka premtuar se nuk do te dorezoje ushtare Amerikan ne Gjykaten Nderkombetare Kriminale, ICC, te cilen Washingtoni e kundershton.


E gjithe kjo eshte nje ndryshim teper i madh ne krahasim me ditet e ish drejtuesit Komunist Nicolae Caushesku i cili moralizonte urrejtje ndaj te huajve - vecanerisht perenidmoreve. Ekzekutimi i tij dhe fundi i Luftes se Ftohte 12 vjet me pare e vendosi Rumanine perballe nje sere sfidash te rendesishme.


Ne Veri dhe ne Lindje u krijuan shtete te reja - Ukraina dhe Republika e Moldavise - me lidhje historike me Rumanine dhe te pergatitura per te ripercaktuar marredheniet e tyre me vendet fqinje. Shperthimi i konfliktit ne Ballkan ka pasur gjithashtu nje efekt te madh mbi Rumanine.


Ne vitet Nentedhjete, Rumania ka filluar reforma te rendesishme dhe eshte perpjekur te adaptohet me ndryshimin e klimes nderkombetare me shprese se do te anetaresohet ne NATO. Disa qeveri me rradhe kane punuar per anetaresimin e vendit ne Bashkimin Europian, te cilin ato e kane konsideruara si synimin perfundimtar per zhvillimin e vendit ne nje demokraci te ekonomise se tregut me stabilitet dhe prosperitet. Por reformat e BE jane konsideruar si shume te kushtueshme ne planin afatshkurter. Zgjerimi i NATO-s eshte konsideruar si nje proces politik i cili do ti siguronte vendit nje mase te madhe sigurie.


Per habine e shume njerezve, pas disa dekada sundimi komunist, anketimet e kryera gjate viteve Nentedhjete kane treguar nje mbeshtetje te gjere te Rumuneve per anetaresim ne BE dhe ne NATO. Gjate vitit 1997, viti i zgjerimit te pare te NATO-s drejt lindjes, ish qeveria e atehereshme e qendres se djathte ka zhvilluar nje fushate te gjere publicitare te planifikuar per te siguruar mbeshtetje per anetaresimin e vendit ne aleance.


Media i ka kushtuar nje vemendje te madhe kesaj teme. Nje stacion televiziv shume popullor i pavarur ka zhvilluar nje konkurs ne te cilin Rumunet kane derguar kartolina pro NATO-s ne baze te te cilave do te hidhej nje llotari. Anketimet kane treguar se ndersa vetem 59 perqind e Hungarezeve ishin ne favor te anetaresimit ne aleance, ne Rumani kjo shifer ishte mbi 90 perqind. Por pavaresisht vendosmerise se qeverise dhe mbeshtetjes se disa vendeve Europiane, Bukureshti nuk u ftua per te filluar bisedimet per anetaresim ne takimin e Madridit ne Korrik 1997. Ne ate kohe, gjendja ekonomike ne vend ishte shume e rende me nje papunesi te madhe, krim te organizuar dhe korrupsion.


Aftesia ushtarake e vendit ishte ne pikpyetje - per shkak te se kaluares ne Traktatin e Varshaves dhe gjendjes se veshtire te forcave te armatosura te cilat kishin nevoje urgjente per modernizim.


Dy vjet me pas, kriza ne Kosove dhe Operacioni i Forcave Aleate te NATO-s ne Jugosllavi kane sjelle nje ndryshim rrenjesor ne qendrimet e aleateve. Megjithese Rumania nuk u perfshi direct ne veprimet ushtarake, ajo ka bere shume per te ndihmuar aleancen. Bukureshti jo vetem qe pranoi refugjate nga Kosova, por edhe i lejoi Aleances perdorimin pa kufizim te hapesires ajrore.


Bukureshti ka punuar prej kohesh gjithashtu edhe per reformat e kushtueshme te paracaktuara ne planin e veprimeve per anetaresim, i cili parashikon shtimin e kontrollit civil ndaj ushtrise. Qeveria tani po perpiqet te beje nje ulje drastike te numrit te oficereve dhe te ndaloje perfundimisht sherbimin e detyruar ushtarak ne fund te dhjetevjecarit. Buxheti per mbrojtjen eshte shtuar ne 2.4 perqind te prodhiumit te pergjitheshem bruto te vendit - rreth nje miliard dollare Amerikan - per pese vitet e ardheshme, qe perben nje shifer me te larte sesa minimumi i vendeve te NATO-s prej dy perqind. Kete muaj, numri i ushtareve do te ulet nga 400,000 ne rreth 140,000. Mendohet qe deri ne vitin 2007 ky numer te ulet perseri ne 90,000.


Por shqetesime ne lidhje me korrupsionin, mungesen e eficiences dhe gjendjen e rende ekonomike te cilat kane bllokuar anetaresimin e Rumanise ne vitin 1997 nuk jane zhdukur ende. Mungesa e nje sistemi te pavarur gjyqesor eshte nje tjeter pengese e madhe. Prezenca e shume ish agjenteve te ish policise sekrete te komunizmit, Securitate, ne sherbimet e reja sekrete te Rumanise eshte nje tjeter aresye per shqetesim. Jane ngritur pikpyetje rreth faktit nese agjensite e reja te sherbimeve sekrete mund te jene te besueshme per tu besuar informacione te rendesishme sekrete te NATO-s. Me ne fund, pavaresisht faktit se gjendja politike eshte me e stabilizuar sesa ne fillim te viteve Nentedhjete, Rumania mund te perballet me rrezikun e nacionalizmit ekstrem.


Partia e dyte me e madhe ne parlament eshte tani Partia e Rumanise se Madhe, PRM, kryetari i se ciles Corneliu Vadim Tudor eshte krahasuar shpesh me Vladimir Zhirinovsky ne Rusi apo me Jean-Marie Le Pen ne Rumani. Tudor ka fituar nje numer te madh votash nga njerezit e varfer te cilet besojne ne disa teori krejtesisht paranoiake sipas te cilave ekziston nje plan kunder Rumanise dhe te gjitha problemet e vendit jane si pasoje e pakicave dhe te huajve.


Kolapsi i komunizmit ka bere qe Rumunet te ndjekin me deshire idealet perendimore te prosperitetit, lirise dhe te gjitha ato ideale te cilat ishin shtypur nen regjimin e vjeter. Problemi tani qendron ne faktin se shume njerez presin nje permiresim te menjehereshem te standarteve te jeteses sapo vendi te anetaresohet ne NATO.


Marian Chiriac eshte nje gazetar i pavarur ne Bukuresht.