RUMANIA KUNDER EKSTREMISTEVE

Bukureshti po shpreson qe mbeshtetja e tij e vendosur per veprimet e SHBA ndaj Irakut dhe nje qendrim i vendosur ndaj grupeve te dyshuare ekstremiste do te lehtesojne rrugen per anetaresimin e vendit ne NATO.

RUMANIA KUNDER EKSTREMISTEVE

Bukureshti po shpreson qe mbeshtetja e tij e vendosur per veprimet e SHBA ndaj Irakut dhe nje qendrim i vendosur ndaj grupeve te dyshuare ekstremiste do te lehtesojne rrugen per anetaresimin e vendit ne NATO.

Wednesday, 28 August, 2002

Zyrtaret Rumune kane njoftuar se vendi eshte i pergatitur te zgjeroje rolin e tij ne mbeshtetje te "luftes anti terrorizem" te drejtuar nga SHBA ne nje perpjekje per te shtuar shpresat e vendin per anetaresim ne NATO.


Ministri i mbrojtjes George Maior ka njoftuar javen e kaluar se Bukureshti mund te marre pjese ne cdo veprim kunder regjimit te Sadam Husein ne Irak.


Kjo deklarate behet pothuajse nje vit pasi Rumania ka kontribuar me trupa per operacionin nderkombetar ne Afganistan, dhe i ka dhene Washingtonit informacione dhe ka lejuar akses ne bazat e saj ushtarake per operacionet ne Azine Qendrore.


Qeveria ka miratuar gjithashtu nje ligj me 23 Gusht per te ratifikuar konventen nderkombetare per ndalimin e financimeve te grupeve ekstremiste, e cila e detyron Rumanine te identifikoje dhe bllokoje fondet e destinuara per organizata te tilla.


Ky ligj pason masa te ngjashme, si per shembull denime me te gjata me burgim per ata te cilet denohen per aktivitete terroriste apo te cilet alarmojne popullsine nepermjet kercenimeve apo mashtrimeve. Krimet e para tani denohen me deri 30 vjet burgim ndersa ky i fundit me burgim nga tre muaj deri ne tre vjet.


"Rumania ka ndermarre me shpejtesi masat ligjore te duhura per te luftuar terrorizmin pas sulmeve te 11 Shtatorit ne SHBA," thote analisti ushtarak Radu Tudor per IWPR-ne. "Megjithate, per shkak te varferise se madhe dhe mungeses se stabiliteti politik, vendi mbetet nje terren ideal per terrorizmin".


Kete mendim e kane edhe Sherbimet Sekrete Rumune, SRI. Ne raportin e saj per vitin 2001, agjensia ka thene se disa celula ekstremistesh te huaj kane qene aktive ne vend, perfshire ato te grupit militant Palestinez Hamas, Hezbullah, Vellazerimi Musliman, dhe krahu radikal i Partise Punetore te Kurdistanit.


Shume prej ketyre mendohet te jene pasoja te regjimit shtypes te Nikolae Causheskut. Oficeri nderlidhes i Udheheqesit Palestinez ne Rumani, Ali Hasan Salameh, ka drejtuar ekipin e Organizates per Clirimin e Palestines, OCP, i cili ka marre peng atletet Izraelit ne Lojrat Olimpike te Mynihut ne vitin 1974.


Regjimi i Causheskut gjithashtu ka strehuar per disa vjet Ilic Ramirez Sanchez, ose te quajturin ndryshe Karlos, Cakalli, duke e furnizuar ate me arme dhe municione.


Gjate kesaj kohe, qindra perfaqesues te grupeve militante thuhet se kane hyre ne vend per te mbledhur fonde nepermjet aktiviteteve te paligjeshme si fallsifikimi, vjedhjet, trafiku i droges dhe kontrabanda e armeve.


Ion Stan, deputeti i cili drejton komisionin parlamentar te mbikqyrjes se aktivitetit te SRI, ka thene se ndermjet viteve 1999 dhe 2001, rreth 323 milion dollare Amerikan jane transferuar ne menyre ilegale nga Rumania ne llogari te huaja bankare ne pronesi te njerezve te biznesit te njohur per lidhjet e tyre me grupet Islamiste radikale.


Sipas raportit te vitit 2001, disa perpjekje per te regjistruar ligjerisht organizata te tilla jane zbuluar dhe ndaluar.


Vitin e kaluar, nje hetim i urdheruar nga Kryeministri Adrian Nastase ka nxjerre ne drite se njerezit e biznesit me origjine Arabe ne Rumani kane kanalizuar disa qindra milione dollare per grupet militante nepermjet kompanive te krijuara ne menyre te ligjeshme.


Nje tregtar Egjiptian thuhet se ka transferuar rreth 150 milion dollare per bashkepunetore ne vendin e tij te lindjes te cilet jane te lidhur ngushte me ekstremistet Islamik. Keto shuma parash jane regjistruar si "pagese paradhenie" per mallra te cilat nuk kane mberritur kurre. Zyrtaret ne Bukuresht thone se te gjitja keto transferta parash jane bere nga nenshtetas Arabe ne Rumani.


Megjithate, SRI ka theksuar se nuk ka asnje prove per ndonje lidhje ndermjet rrjetit te al-Qaeda dhe Rumanise, dhe se drejtuesi i ketij rrjeti Osama bin Laden nuk ka llogari bankare ne kete vend.


Qe prej sulmeve te 11 Shtatorit, disa qytetare Arabe jane konsideruar si te dyshimte. Attala Mohamed Attala, nje Palestinez, eshte arrestuar pasi ka vjedhur disa studente te huaj ne fakultetin e mjeksise ne Konstance ne Rumanine lindore, dhe me pas eshte akuzuar se i perket nje "rrjeti terrorist".


Nje rast tjeter edhe me i diskutueshem ka pasur te beje me debimin ne Tetor 2001 te nje diplomati Iraken te perfshire ne "aktivitete te papajtueshme me statusin e tij diplomatic". Shtypi vendas ka thene se ai ka qene nje agjent i sherbimeve sekrete Irakene, i cili punonte ne fshehtesi ne Bukuresht. Burimet diplomatike Irakene e kane pershkruar kete akuze si "te pabaze".


Disa parlamentare jane ankuar se sherbimet sekrete Rumune po shtojne aktivitetet e tyre ndaj grupeve ekstremiste ne vend ne perpjekje per te forcuar imazhin e qeverise ne Perendim perpara takimit te NATO-s ne Prage te caktuar per ne muajin Nentor te ketij viti.


Daniela Tuchel eshte nje gazetare ne Bukuresht per gazeten e perditeshme Libertatea.


Frontline Updates
Support local journalists