Rumania Goditet Nga Nje Krize Politike E Pa Precedent

Pasi ka mbijetuar gjate nje viti demonstratash te dhuneshme anti qeveritare, kryeministri i Rumanise eshte larguar nga posti pikerisht ndersa administrata e tij do te merrte cmimin per fillimin e bisedimeve per pranimin ne BE.

Rumania Goditet Nga Nje Krize Politike E Pa Precedent

Pasi ka mbijetuar gjate nje viti demonstratash te dhuneshme anti qeveritare, kryeministri i Rumanise eshte larguar nga posti pikerisht ndersa administrata e tij do te merrte cmimin per fillimin e bisedimeve per pranimin ne BE.

Thursday, 10 November, 2005

Here pas here Rumania vihet ne vemendje te medias nderkombetare. Dhe pothuajse gjithnje titujt jane te mbushur me fjale per kaos dhe pakenaqesi.


Ne Janar mijera minatore te zhgenjyer, te armatosur me gure dhe shkopinj, u perleshen dhunshem me policine e papajisur te Bukureshtit. Mbi 100 police dhe dhjetra minatore u shtruan ne spitale.


Minatoret, te perkrahur nga opinioni publik, kerkonin shkarkimin e qeverise dhe protestat e tyre ne rruge u nderprene vetem pas arritjes se nje kompromisi me autoritetet.


Demonstratat e minatoreve ne Janar - e pesta ne nente vjet - kane qene baza e shkarkimit te Kryeministrit Radu Vasile kete Dhjetor, i cili eshte larguar nga posti pas nje revolte te brendeshme ne partine e tij.


Natyrisht, kjo ishte nje histori e ashper konfrontimesh dhe krize politike. Presidenti Rumun Emil Costantinescu i sapo kthyer nga takimi i Helsinkit ne 12 Dhjetor, ku ishte arritur nje ftese nga Bashkimi Europian per fillimin e bisedimeve per anetaresim, e shkarkoi kryeministrin.


"Ministrat kane punuar mire... por ka munguar, dhe gjerat nuk mund te vazhdojne keshtu, nje koordinim i perpjekjeve te tyre," tha Costantinescu ne nje fjalim ne televizion te Djelen ne mbremje.


Barka e Vasiles po mbytej ne detin e ankesave rreth deshtimit te qeverise se tij per te cuar perpara reformat e qarta ekonomike. Shume njerez e prisnin nje ndryshim ne qeveri pas takimit te Helsinkit por pjesa me e madhe e tyre u gjenden te papergatitur nga shpejtesia dhe egersia e shkarkimit te Vasile.


Pas daljes se tij ne TV te Djelen, Costantinescu u takua me udheheqesit e partive te koalicionit per te diskutuar shkarkimin e Vasiles. Nje komitet mbikqyres i partise kryesore ne koalicion, Kristian Demokratet e qendres (PNTCD) terhoqen mbeshtetjen e tyre per Vasile dhe te shtate ministrat e PNTCD dhane doreheqjen. Menjehere pas kesaj, shembullin e tyre e ndoqen edhe anetare te tjere te koalicionit. Pavaresisht ketij presioni Vasile nuk pranoi te largohej dhe te Henen doli ne televizion ku njoftoi se ai nuk do te dorezohej perpara komplotit qe po i behej "nga disa forca te brendeshme". Ai ja drejtoi deklaraten e tij "qytetareve, dhe jo ndonje institucioni, perfshire edhe presidencen".


Vasile citoi Kryeministrin Britanik Tony Blair i cili kishte perkrahur qeverine e tij duke bere qe te merrej vendimi ne Helsinki per fillimin e bisedimeve te anetaresimit ne BE. Vasile shfrytezoi kete rast per tu kujtuar shikuesve se ai kishte pesuar nje atak ne zemer me heret kete vit por kishte vazhduar te punonte per vendin e tij. "Une nuk do te jape doreheqjen, per aresye te thjeshte, ate morale", perfundoi Vasile.


Por te Marten ne mengjes, zedhenesi presidentit njoftoi se Constantinescu kishte vendosur te shkarkonte kryeministrin per shka se "ai nuk eshte ne gjendje te permbushe detyrat e tij pas doreheqjes se shumices se anetareve te kabinetit te tij". Alexandru Athanasiu, ish minister i punes dhe ceshtjeve sociale, ishte emeruar kryeminister i perkoheshem, lajmeroi zedhenesi.


Vendimi i Constantinescut per te shkarkuar Vasile ka krijuar shqetesim se nuk ekziston asnje baze kushtetuese per kete veprim. Kushtetuta Rumune, e aprovuar ne 1991, nuk e percakton qarte bazen ligjore per shkarkimin e kryeministrit, por edhe nuk ja jep kete autoritet presidentit.


Shume eksperte kushtetues ne Rumani argumentojne se vetem parlamenti ka te drejten te zevendesoje Vasile me ane te nje mocioni mosbesimi. Por te Marten Vasile beri te ditur se ai do ti bindej vendimit te Presidentit sepse nuk deshironte te zhyste Rumanine ne nje krize politike te paprecedent.


Megjithate, Vasile, theksoi se ai perseri e konsideronte veten "si kryeminister te vertete te qeverise Rumune".


Shkarkimi i Vasile vjen pas nje periudhe pakenaqesie ne rritje me problemet sociale dhe ekonomike te vendit. Levizjet civile ne 1999, duke filluar me protestat e minatoreve per te perfunduar me nje sere protestash nga studentet dhe punetoret, i kane shkaktuar qeverise me teper probleme se zakonisht. I vetmi lajm i mire ne muajt e fundit ka qene lajmi per fillimin e bisedimeve per pranim te plote ne BE ne fillim te Shkurtit 2000.


Perfshirja e Rumanise ne listen e integrimit ka me teper te beje me qendrimin e saj pro-Perendimor gjate krizes ne Kosove dhe presionin e bere nga disa vende te BE ndaj komisionit Europian se sa me arritjet pozitive ekonomike te vendit. Zyrtare ne Bruksel e kane paralajmeruar disa here Rumanine per gabimet e bera ne sektoret ekonomike dhe social, duke cituar nje ekonomi ne gjendje te rende, mungesen e ligjeve dhe ristrukturimin e ngadalte te kompanive shteterore qe dalin me humbje. Brukseli ka kerkuar edhe reforma strukturale te institucioneve per kujdesin per femijet.


Por tani duket se Europa Perendimore ka nje interes politik per integrimin e Rumanise. "BE beson se Rumania eshte nje vend kyc per stabilitetin rajonal," ka theksuar komisioneri i BE Gunter Verheugen ne fillim te Nentorit.


Por cdo qeveri qe do te pasoje do te gjendet me shpatulla pas murit brenda nje kohe te shkurter, duke u perballur me nje presion ekonomik dhe social ne rritje. Donatoret nderkombetare kane kritikuar Bukureshtin per ritmin e ngadalte te reformes dhe investitoret e huaj ankohen per paqartesine e ligjeve te shkaktuar nga ndryshimet e shpeshta te tyre.


Zgjedhjet e vitit 2000 nuk jane edhe aq larg dhe partia kryesore e opozites, Social Demokratet (ish Partia Komuniste), ka nisur nje fushate ku ben thirrje per zgjedhje te reja te parakoheshme duke theksuar se koalicioni i tanishem Kristian Demokrat-Liberal nuk mund te garantoje me as standartet minimale te jeteses per shumicen e 22 milione banoreve te Rumanise.


Por pavaresisht se kush do te fitoje zgjedhjet e vitit te ardheshem, askush nuk beson ne permiresimin e shpejte te situates se rende ekonomike ne vend.


Marian Chiriac eshte redaktor i lajmeve ne Agjensine e Lajmeve MediaFax ne Bukuresht dhe redaktor i Politikes se Jashteme, nje reviste e botuar nje here ne tre muaj nga Shoqata Akademike Rumune.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists