RUMANIA DRUAN NGA EMIGRIMI I TË RINJËVE TË SHKOLLUAR

Shumë të rinjë janë duke udhëtuar në perëndim në kërkim të vendeve më të mira të punës.

RUMANIA DRUAN NGA EMIGRIMI I TË RINJËVE TË SHKOLLUAR

Shumë të rinjë janë duke udhëtuar në perëndim në kërkim të vendeve më të mira të punës.

Mihai Mateescu diplomoj nga shkolla mjekësore rumune para shtate viteve. I shkolluar si praktikant i përgjithshëm, ai punon në klinikën e Bukureshtit por gjithashtu privatisht viziton pacientët në shtëpi. Përkundër dy punëve, ai fiton vetëm rreth 360 dollarë amerikan në muaj.

“Është gati e pamundur të arrihet diçka në Rumani, ku sistemi i shëndetësisë është rrëmujë dhe gjërat po përkeqësohen,” i tha ai IWPR. “Jam lodhur nga kjo.”

Por jo edhe shumë gjatë. Deri në fund të korrikut, Mihai do të udhëtoj në Kanadë, ku ka gjetur punë në një klinikë. “Jam shumë më i kualifikuar se çkërkon pozita por rroga ime do të jetë katër herë më e lartë,” thotë ai.

Stefan, jë doktor tjetër i kualifikuar, ndjehet po aq i dëshpëruar. “Gati çdo doktor rumun ëndërron për të emigruar,” thotë ai. Për momentin, ai ka ndaluar planet e karrierës së tij mjekësore dhe ka nisur një biznes tjetër për të fituar të holla.

“Është posaçërisht vështirë për doktorët e rinjë të mbijetojnë,” thotë ai. “Ata kalojnë gjithë kohën e tyre duke u munduar të mbijetojnë, kur ata në fakt duhet të pushojnë, lexojnë dhe studiojnë.”

Pagat e ulta dhe mungesa e mundësive janë vetëm disa nga faktorët të cilat shtyejnë shumë rumunë të rinjë të lëshojnë vendin. Ky numër i emigrantëve rrezikon të shëndërrohet në vërshim derisa të diplomuarit shohin mundësi më të mira tjetërkund.

Më shumë se 15,000 të diplomuar tani lëshojnë vendin çdo vit, numër i cili ka mbetur i rregullt për pesë apo gjashtë vitet e kaluara, sipas një studimi këtë muaj nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Për më shumë, një e katërta e të diplomuarve nga shkollat e mesme ëndërrojnë të lëshojnë vendin, sipas studimit të njejtë.

Që nga fundi i perdiudhës së komunizmit në vitin 1989, qindra mijëra rumunë kanë udhëtuar jashtë vendit në kërkim të pagave dhe mundësive më të mira. Destinacionet më të popullarizuara janë Shtetet e Bashkuara, Evropa perëndimore dhe Izraeli. Megjithate, shumica e emigrantëve të tillë janë punëtorë fizik.

Qeveria pranon se humbja e të rinjëvë “më të menqur dhe më të mirë” është duke penguar tentimet për të nxjerrur vendin jashtë varfërisë.

“Humbja e potencialit është realitet dhe për një kohë nuk kemi ndonjë zgjidhje,” thotë Nicolae Idu, drejtor i Institutit të Evropës në Rumani.

“Por ne nuk duhet të ekzagjerojmë. Më saktë, ne duhet të flasim për qarkullimin e lirë të elitës rumune, e cila po na afron më afër perëndimit.”

Idu shton se problemi nuk është thjeshtë se të rinjët po lëshojnë vendin, por se Rumania nuk po iu ofron shumë arsye për tu kthyer.

Ndryshe nga vendet fqinje, Rumunia nuk ka një strategji bindëse për t’i tërhequr mërgimtarët që të kthehen në vend.

Programet e nisura në vitet e fundit, si “Kthimi në Rumani,” të mbështetura nga IREX dhe Ambasada Amerikane në Bukuresht, treguan shkallë të kufizuar të suksesit.

“Kur specialistët e rinjë kthehen, ata nuk kanë shpërblime financiare apo profesionale dhe gjithashtu e kanë vështirë të integrohen,” thotë Idu.

”Disa të rinjë të cilët fitojnë grante nga qeveria nënshkruajnë kontrata se do të kthehen, por kur ata kthehen, nuk ka vende pune për ta, dhë kështu ata duhët të punojnë punë për të cilat janë shumë më të kualifikuar.”

Derisa udhëheqësit e vendit shpresojnë se zhvillimi i teknologjisë në Rumani do të ngadalsoj eksodin e profesionistëve të teknologjisë informative, kompanitë vendore duhet të luftojnë shumë për tu ballafaquar me vështirësitë e krijuara nga taksat e larta.

Taksa prej 19 përqind është e ulët në krahasim me standardet evropiane, por kompanitë e teknologjisë informative pohojnë se ajo duhet të jetë edhe më e ulët nëse profesionistët do të kthehen në vend dhe punojnë për rroga të ulta.

Edhe pozitat më të mira në tregun vendor të punës nuk mund të tërheqin ekspertët kompjuterik të Rumanisë. Shumë qëndrojnë vetëm disa vite sa për të fituar përvojë. “Ne jemi në pozitë edhe të zgjedhim,” thotë një programer i kompjutorëve i cili punon për një kompani amerikane në Bukuresht, dhe fiton rreth 1000 dollarë në muaj.

“Me kualifikimin dhe aftësitë e mia unë do të paguhesha më shumë se dyfish në një vend perëndimor,” shtoj ai.

Mirian Chiriac është drejtues i projektit IWPR/BIRN në Bukuresht.

Israel
Frontline Updates
Support local journalists