RUMANI: SHTOHEN SHQETESIME NE LIDHJE ME PRESIONET NDAJ SHTYPIT

Organizatat nderkombetare po behen gjithnje e me te shqetesuara ne lidhje me gjendjen e rende te lirise se shtypit ne vend.

RUMANI: SHTOHEN SHQETESIME NE LIDHJE ME PRESIONET NDAJ SHTYPIT

Organizatat nderkombetare po behen gjithnje e me te shqetesuara ne lidhje me gjendjen e rende te lirise se shtypit ne vend.

Tuesday, 6 September, 2005

Kur gazetarja Silvia Vrinceanu ka shkruajtur disa artikuj per nje gazete te pavarur me qender ne Focsani vitin e kaluar, ajo nuk mendonte se ato do te shkaktonin nje zhurme kaq te madhe.


Artikujt, te botuar ne te perditeshmen Ziaru de Vrancea ne muajin Gusht 2002, kishin ngritur pikpyetje ne lidhje me drejtuesit lokale te Partise Social Demokrate ne pushtet.


Keto artikuj kane shkaktuar nje fushate kercenimesh - perfshire edhe kercenime per jeten - te cilat kane arritur kulmin kur stacioni televiziv OTV ka transmetuar nje video ku tregohej gazetarja duke kercyer pothuajse e zhveshur gjate nje mbremjeje te Vitit te Ri tete vjet me pare.


"Kur autoriteteteve nuk u pelqejne ato qe shkruhen per ta, ata mund ta shkaterrojne jeten e nje gazetari - te sajojne histori, te prekin ndjenjat, dhe perpiqen me sa munden te te cmendin," ka thene ajo per IWPR.


"Autoritetet jane perpjekur te shkaterrojne reputacionin tim, karrieren dhe martesen time. Une kam jetuar nje tmerr por kam pasur mbeshtetjen e familjes, miqve dhe gazetes per te cilen kam punuar. Te gjithe me kane mbeshtetur, dhe per fat historia ime ka pasur nje fund te bukur.


"Kur autoritetet e kuptuan qe nuk mund te me mbyllnin gojen, ato kane botuar nje reklame ne nje gazete tjeter ku ofronin nje shperblim prej 500 dollare Amerikan per ndonje 'material kompromentues' ndaj meje. Por une kam refuzuar te mbyll gojen ne kete menyre te poshtet".


Vrinceanu eshte vetem nje nder shume gazetare Rumun te cilet kane pasur presione ndaj politikanet gjate koheve te fundit - taktika te cilat po shkaktojne gjithnje e me teper kritika nga Perendimi.


Disa organizata te rendesishme nderkombetare kane denuar fushaten kunder Vrinceanu, perfshire Organizaten e Mediave te Europes Juglindore, SEEMO, dhe Gazetaret Pa Kufi.


Mebert Menard, sekretari i pergjitheshem i organizates Gazetaret Pa Kufi, ka shkruajtur nje leter kryeministrit Rumun Adrian Nastase, ku thuhej se "eshte e palejueshme qe nje gazetar i opozites te sulmohet personalisht per shkak te asaj qe boton gazeta e saj, vecanerisht kur preket edhe jeta private e saj".


Ne raportin me te fundit te saj, Amnesty International ka goditur shtimin e presioneve dhe kercenimin e autoriteteve ndaj mediave gjate vitit te kaluar.


Ndersa Bukureshti i eshte pergjigjur kritikave duke ndryshuar kodin penal, keto ndryshime sipas Amnesty, perseri nuk i permbushin standartet nderkombetare. Amnesty ka thene se ligji Rumun perseri ka nje sere masash shtrenguese ndaj lirise se shprehjes: "Rishikimi i Kodit Penal nuk ka sjelle ndryshimin e nenit 168 - komunikimi i lajmeve te paverteta - apo neni 236, i cili percakton fyerjen e nje shteti apo kombi".


Kjo gje mund te perbeje probleme per gazetaret te cilet mbulojne histori te cilat mund te kritikojne autoritetet, ka thene Vrinceanu, duke shtuar se vetem ne Ziarul de Vrancea ka momentalisht me teper se 140 ceshtje penale te ngritura ndaj gazetareve dhe drejtuesve te gazetes.


Gjate vitit te kaluar, ne Rumani, jane ngritur mbi 400 padi kriminale ndaj mediave, pjesa me e madhe e te cilave kane pasur te bejne me shpifje. Pjesa me e madhe e akuzave kane perfunduar me denime financiare apo denime te tjera.


Shkrimtari Ovidiu Cristian Iane, i cili merret me ceshtje te informatikes, eshte arrestuar ne fillim te vitit 2002 i dyshuar se ka krijuar te ashtuquajturen dosje Armageddon II - nje email i cili akuzon Nastase per korrupsionin - dhe eshte akuzuar se ka shperndare informacion fals.


Ndersa ka qene i arrestuar, Iane ka pranuar se ai kishte derguar kete email pas kerkeses se mikut te tij, Mugur Ciuvica, ish shef i kabinetit te ish presidentit Emil Costantinescu. Me pas edhe Ciuvica, eshte vendosur nen hetim me te njejtat akuza. Pak dite me vone, pas nje proteste te madhe nga disa organizata nderkombetare te te drejtave te njeriut, akuzat jane hedhur poshte dhe te dy te akuzuarit jane liruar.


Pavaresisht ketyre nderhyrjeve ne nivel te larte nga komuniteti nderkombetar, kercenimet ndaj gazetareve vazhdojne.


Per shembull, Sergiu Poliopol - drejtor i nje rrjeti radiofonik rajonal ne qytetin Petrosani, ne qender te vendit - ka qene duke transmetuar direkt nje bisede ne lidhje me nje fushate anti korrupsion te sponsorizuar nga autoritetet kur makines se tij i eshte vene zjarri nga persona te panjohur.


Incidente si ky, kane krijuar nje atmosfere frike e cila prek jo vetem gazetaret.


"Tani ka disa drejtues te cilet punojne per institucionet shteterore te cilet kane frike te flasin me median sepse ata mund te persekutohen politikisht," ka thene Vrinceanu.


"Disa njerez nuk pranojne te flasin me gazetaret ne telefon, sepse ata kane frike se bisedat mund te pergjohen. Ata me mire preferojne te na dergojne mesazhe te shkurtra ne telefonat celulare".


Daniela Tuchel punon per gazeten Libertatea me qender ne Bukuresht.


Frontline Updates
Support local journalists