RUMANI: PIKPYETJE NE LIDHJE ME PERPJEKJET PER PERMBUSHJEN E NORMAVE TE BE

Zvogelimi i qeverise per te shpejtuar mundesine e anetaresimit ne BE eshte pritur me kritika te shumta.

RUMANI: PIKPYETJE NE LIDHJE ME PERPJEKJET PER PERMBUSHJEN E NORMAVE TE BE

Zvogelimi i qeverise per te shpejtuar mundesine e anetaresimit ne BE eshte pritur me kritika te shumta.

Tuesday, 6 September, 2005

Rumania ka shkurtuar nje numer ministrish te qeverise ne perpjekje per te permbushur normat e Bashkimit Europian dhe per te shtuar efikasitetin e saj, por disa thone se i gjithe ky ndryshim eshte shume siperfaqesor dhe nuk mund te zgjidhe asnje prej problemeve strukturore te vendit.


Kryeministri Adrian Nastase ka njoftuar ndryshimet me 16 Qershor ne nje fjalim televiziv prej gjysem ore. Shkurtimi i ministrive nga 23 ne 14, ka thene ai do te beje qe administrata te jete ne nje pozite me te mire per te zgjidhur problemet e mireqenies sociale, shendetesise dhe te gjitha te tjerat me te cilat perballet vendi momentalisht.


"Ristrukturimi eshte i rendesishem per vleresimin qe do te jepet ne raportin e BE kete vit," ka thene Nastase, i cili drejton partine me te madhe ne qeverine e majte, Partia Social Demokrate, PSD. "Eshte e qarte se ne duhet ta bejme kete ekip qeveritar me fleksibel, me te vogel dhe me efficient".


Disa ministry jane shkrire me njera tjetren ndersa te tjerat thjesht jane shperbere. Postet e rendesishme te puneve te jashteme, te brendeshme, financave, drejtesise dhe integrimit Europian nuk jane prekur.


Ndersa analistet kane mirepritur vendimin per te shkurtuar kabinetin e madh te Rumanise, ne te cilin pergjegjesite e disa ministrive binin ne kundershtim me njera tjetren, ata gjithashtu kane ngritur pikpyetje edhe mbi perfitimet afatgjata qe do te sjelle ky ndryshim.


"Ky eshte nje vendim shume i vonuar, sepse Rumania ka pasur nje nder qeverite me te fryra ne Europe," ka thene Cristian Ghinea, i organizates se pavarur, Shoqata Akademike e Rumanise, SAR. "Por puna me e veshtire ende mbetet per tu bere, ndersa Bukureshti do te shpejtoje bisedimet me BE. Per mendimin tim, ndryshimet ne qeveri jane thjesht nje rishperndarje e burokracise".


Kryeministri natyrisht ka qene me entuziast, duke pershendetur qeverine per arritjen e ketij synimi per reformimin e ushtrise ne perputhje me kerkesat e NATO-s dhe per arritjen e marreveshjes me BE per caktimin e vitit 2007 si afati fillestar per anetaresimin e plote te Rumanise ne BE.


"Kabineti i ri qeveritar do te jete ne nje pozicion me te mire per te zbatuar reformat e veshtira ekonomike dhe ne fusha te tjera te cilat kerkohen per te permbushur afatin e vitit 2007," ka thene Nastase.


Por Rumania, kandidati i dyte me i madh per anetaresim ne BE pas Polonise, ka qene edhe vendi me i ngadalte ne reforma. Ajo ka perfunduar vetem 19 nga 30 kapitujt, sic quhen fushat e politikes, te nevojshme per bisedimet me bashkimin. Rumania eshte i vetmi vend kandidat i cili nuk e ka merituar ende pershkrimin e Brukselit si nje "ekonomi tregu funksionale".


Bukureshti ka rrezikuar gjithashtu nje carje te thelle me partneret e tij ne BE per shkak te qendrimit te forte pro NATO dhe politikes se jashteme Amerikane. Ne muajin Gusht, Rumania ka qene vendi i pare i cili ka pranuar te perjashtoje trupat Amerikane nga ndjekja penale nga ana e Gjykates Kriminale Nderkombetare. BE ka kritikuar Bukureshtin se nuk ka pritur deri sa Europa te vendoste per nje qendrim te caktuar te perbashket per kete ceshtje.


Nderkohe, zyrtaret Europiane kane kritikuar Rumanine per ritmin e ulet te reformave te saj dhe kane kerkuar ndermarrjen e hapave te medhenj gjate ketij viti nese Bukureshti deshiron te anetaresohet ne BE brenda afatit te percaktuar.


BE, Banka Boterore dhe Fondi Monetar Nderkombetar kane monitoruar vazhdimisht progresin. Brukseli ka theksuar vecanerisht nevojen per nje reforme te qarte strukturore te administrates dhe sistemit te drejtesise per te ulur nivelin e korrupsionit dhe per te krijuar kushte per rritjen ekonomike.


"Korrupsioni eshte nje rezultat i deshtimit te sistemit. Sa me i dobet te jete sistemi i drejtesise dhe administrata, aq me i prekshem eshte vendi nga korrupsioni," ka thene se fundi, Jonathan Scheele, kryetari i delegacionit te Komisionit Europian ne Rumani.


Vendi ka ende shume rruge per te bere per sa i perket ndryshimit te imazhit te tij. Vitin e kaluar, Rumania eshte klasifikuar e 77nder 102 vende ne Indeksin e Korrupsionit te Transparences Nderkombetare - dhe pothuajse ka qene vendi me i korruptuar nder vendet kandidate per anetaresim ne BE.


Zyrtaret fajesojne per ritmin e ulet te reformave ne dekaden e fundit pas rezimit te komunizmit ne vitin 1989 te kaluaren e ish diktatorit Nikolae Caushesku. Ish drejtuesi komunist ka cuar miliona njerez ne prag te vdekjes nga uria me planet e tij per te krijuar nje ekonomi te vete mbajtur duke eksportuar ushqime per te paguar borxhin e huaj dhe per te ndertuar industri te cilat kane dale me humbje.


Sherbimet civile shume jo kompetente permenden gjithashtu si nje faktor i progresit te ulet te vendit krahasuar me vendet e tjera ish komuniste.


"Disa qeveri te kontrolluara nga parti te plotfuqishme dhe sindikatat kane qene te paafta per te zbatuar reformat e nevojeshme," ka thene Cornel Nistorescu, redaktor i gazetes kryesore te perditeshme Evenimentul Zilei.


Nistorescu ka thene se ndryshimet me te fundit kane te bejne me teper me permiresimin e imazhit te qeverise 18 muaj perpara zgjedhjeve te pergjitheshme.


Redaktori thekson se shumica e Rumuneve jane skeptik ne lidhje me integrimin e vendit ne BE, ndersa numri i njerezve te cilet mendojne se vendi po shkon ne drejtim te gabuar eshte ne rritje.


"PSD ne pushtet kishte nevoje te ristrukturoje qeverine per ti dhene nje shtytje te re besimit te publikut," ka thene ai.


Marian Chiriac eshte nje gazetar i pavarur me qender ne Bukuresht.


Frontline Updates
Support local journalists