RUMANI: MOSMARREVESHJE RRETH MINIERES SE ARIT

Nje projekt Kanadez per te ndertuar nje minierre gjigande siperfaqesore per nxjerrjen e arit duket se po perballet me pengesa.

RUMANI: MOSMARREVESHJE RRETH MINIERES SE ARIT

Nje projekt Kanadez per te ndertuar nje minierre gjigande siperfaqesore per nxjerrjen e arit duket se po perballet me pengesa.

Tuesday, 6 September, 2005

Ne Rumani po shtohet kundershtimi ndaj projektit me te madh te investimeve te huaja ne vend - nje plani per nje miniere te hapur gjigande ari ne Transilvani per te cilen ambjentalistet po thone se do te jete nje katastrofe ambientaliste.


Banka Boterore nuk ka pranuar javen e kaluar nje kerkese per nje kredi prej 100 milion dollare Amerikan per te mbuluar nje pjese te kostos se projektit prej 400 milion dollare i cili menaxhohet nga kompania Kanadeze Gabriel Resources.


"Ne jemi shume te lumtur," ka thene Eugen David, president i nje grupi lokal i cili kundershton minieren e propozuar, ne luginen Rosa Montana. "Ne shpresojme qe edhe bankat dhe institucionet e tjera financiare te bejne te njejten gje".


Ai e ka quajtur projektin, i cili parashikon germimin e nje grope te madhe ne nje zone me bukuri te pamase natyrore, si "spekulativ, pa perfitim dhe te paqendrueshem nga ana ekonomike," dhe ka thene se miniera do te "shtoje ndotjen e ambjentit dhe varferine".


Kompania Kanadeze, Rosa Montana Gold Corporation, mendon ndryshe: ajo po kembengul ne planet e saj per ate qe do te jete miniera me e madhe e hapur ne Europe.


Ambjentalistet e kundershtojne projektin sepse miniera do te shkaterronte nje pjese te ndertimeve te vjetra qe nga koha e Romakeve ne ate zone - te cilat jane disa nga me te ruajturat te zbuluara ndonjehere - si edhe disa fshatra te cilat do te duhet te shkaterrohen krejtesisht.


Njoftimet e Greenpeace dhe Miqve te Tokes thone se lugina do te transformohet jo vetem nga germimet por edhe nga sasite e medha te cianidit te cilat perdoren ne minierat e arit.


"Banoret e Rosia Montana kane nevoje me teper se per cdo gje per solidaritet," thote gazetarja Horia Turcanu. "Ata kane nevoje qe njerezit te protestojne, te shkruajne, te bejne fushate kunder ketij kercenimi ndaj tyre. Ata duhet te dine se nuk jane vetem".


Gabriel Resources synon te prodhoje mbi 3,000 kg ar gjate 15 vjeteve te ardheshem ne Rosia Montana. Kompania premton se miniera do te siguroje 15,000 vende pune.


Megjithate, pjesa me e madhe e banoreve thone se ata nuk besojne ketyre premtimeve dhe se kane frike se projekti mund te shkaterroje fshatrat e tyre dhe te ndose ambjentin dhe ujin e pijshem. Per me teper, ata nuk duan te largohen nga zona.


"Njerezit ose do te marrin para per te blere shtepi te tjera, ose do te marrin nje shtepi te re te cilat ne do ti ndertojme ne fshatrat aty prane. Ata nuk duhet te shqetesohen per asgje," thote zedhenesja e Rosia, Dana Golea. "Askush nuk do te humbase asgje, ne do te kujdesemi qe nje gje e tille te mos ndodhe".


Por Rumania ka perjetuar nje sere aksidentesh me cianid gjate ketyre dy vjeteve te fundit, te cilat kane bere qe njerezit te jene shume dyshues ndaj ketij projekti te ri.


Nje rrjedhje cianidi ne Baia Mare ne Rumanine vitin 2000 ka ndotur ujin e pijshem per 2,5 milion njerez dhe ka ngordhur mijera peshq.


Qindra njerez jane semurur sepse autoritetet nuk kane informuar banoret e fshatrave aty prane se uji ishte ndotur, deri dy jave pas ngjarjes.


Qeveria ka fajesuar per incidentin kushtet e renda te motit dhe ka thene se aksidenti ne Baia Mare ka qene nje katastrofe natyrore.


Nje rrjedhje tjeter cianidi ka ndodhur ne vend ne mesin e Janarit te vitit te kaluar, dhe pothuajse 100 njerez, kryesisht femij, jane trajtuar ne spital pasi kane konsumuar peshk te semure nga lumi Siret.


Aksidenti eshte shkaktuar nga punetore te cilet kane zbrazur solucion cianidi nga rezervuaret e nje fabrike te falimentuar e cila prodhonte detergjent ne lumin Siret, nje dege e Danubit.


Vetem nje person eshte arrestuar dhe kompania eshte gjobitur me 800 dollare per neglizhence. Vitin e kaluar, kompania ka falimentuar.


Zyrtaret e ambjentit kane thene se ne lumin Siret niveli i perqendrimit te kimikateve eshte 128 here me i larte se ai i lejuari.


Gjate ketij viti kane ndodhur aksidente te tjere, me i fundit ne rajonin e Bistrita, ne Transilvani, Gushtin e kaluar.


Nje fabrike industriale ka derdhur aksidentalisht substanca toksike ne uje, duke infektuar me teper se gjysmen e puseve ne kete zone dhe duke semurur shume njerez.


Zyrtaret lokal te shendetesise thone se puset nuk mund te mbyllen sepse asnje prej fshatrave ne zone nuk jane te lidhura me ujesejllesin publik. Njerezit ne keto rajone nuk kane burime te tjera per ujin.


Ndotja e ambjentit, pjesa me e madhe e se ciles eshte nje pasoje e pasionit te periudhes se komunizmit per industrine e rende, eshte nje problem i vazhdueshem per Rumanine. Qe prej 20 vjetesh komunitetet te cilat jetojnene brigjet e lumit Ampoi kane pasur probleme per shkak te perqendrimit te acidit ne ujerat e lumit.


Edhe uji i pijshem ne Bukuresht eshte aq i ndotur saqe i tejkalon limitet e sigurise te percaktuara nga Bashkimi Europian. Ky fakt eshte bere publik ne nje raport te publikuar nga Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve ne Rumani, OPC.


Inspektoret fajesojne per kete gjendje rrjetin e vjeteruar te shperndarjes se ujit i cili lejon filtrimin e ndotjes ne furnizimin e ujit te pijshem.


Daniela Tuchel punon per gazeten Libertatea ne Bukuresht.


Frontline Updates
Support local journalists