RUMANI: LUFTE NDAJ TRAFIKANTEVE

Policia ka marre ne pyetje nje bande te dyshuar si te perfshire ne rastin e nje vajze te re te blere per 400 dollare ne rruget e Bukureshtit.

RUMANI: LUFTE NDAJ TRAFIKANTEVE

Policia ka marre ne pyetje nje bande te dyshuar si te perfshire ne rastin e nje vajze te re te blere per 400 dollare ne rruget e Bukureshtit.

Tuesday, 6 September, 2005

Ajo ende nuk ka mesuar te gjitha germat e alfabetit, por eshte e lumtur dhe krenare qe eshte ne gjendje te shkruaje emrin e saj ne nje kartoline - Diana.


Vetem nje muaj me pare, ajo shitej e blihej si nje kafshe ne rruget e errta te Bukureshtit. Ajo eshte rrahur, perdhunuar dhe abuzuar nga shume burra, dhe eshte detyruar te kaloje nete te tera e lidhur me zinxhir ne nje kolibe qensh ne te ftohtin e padurueshem te dimrit.


Ajo eshte shpetuar kur disa gazetare te Qendres Rumune per Gazetarine Investigative u kane paguar trafikanteve 400 dollare Amerikan - te dhena nga gazeta e perditeshme Evenimentul Zilei - dhe e morren ate duke e cuar ne nje qender per vajzat e trafikuara ne Pitesti.


Drejtoresha e qendres Iana Matei i ka thene IWPR se vajza, e cila ka probleme te medha dhe veshtiresi per te mesuar, po mesohet ne qender, ku me ne fund mund te haje dhe te fleje sa te doje. "Diana po meson te shkruaje. Asaj i pelqen te pergatise dhe te prese kartolinat ne forma te bukura me ndihmen e nje pale gershereve speciale," thote ajo.


Qekur ky hetim dhe dokumentari i xhiruar jane bere te njohur ne te gjithe Europen, rasti i Dianes eshte bere nje ceshtje e madhe kombetare. Autoritetet Rumune dhe shoqeria civile kane reaguar me zemerim ndaj provave kaq te qarta per trafikun e qenieve njerezore ne kryeqytetin e tyre.


Duke perdorur materialet e mbledhura gjate ketij hetimi gazetaresk, policia ka vepruar me shpejtesi dhe ka arrestuar nje grup njerezish me 12 Shkurt, te cilet jane akuzuar per trafikim te vajzave dhe tani jane ne gjendje arresti.


Makthi i Dianes ka bere qe autoritetet te reagojne me force duke krijuar nje force speciale per luften ndaj trafikut te vajzave per prostitucion. Krye inspektori i policise se Bukureshtit, Gelu Drajneanu ka thene se oficeret "do te shtojne perpjekjet e tyre per te luftuar kete fenomen".


Ne fkat, si rezultat i perpjekjeve me te medha te policise, nje vajze tjeter eshte liruar pasi ishte shitur nga nje trafikant tek nje tjeter - ne te njejten zone ku eshte shpetuar Diana - per 100 dollare Amerikan.


Megjithate, Matei mendon se permiresimet e verteta ne planin afatgjate do te ishin te mundeshme vetem nese ndryshojne qendrimet e shoqerise ndaj prostitucionit dhe trafikimit.


Matei e di se nje ushqim i ngrohte dhe nje krevat i rehatshem jane vetem nje pjese e vogel e zgjidhjes: "Ne duhet te kuptojme qe keto vajza shkojne drejt prostitucionit dhe trafikohen sepse ato vijne nga familje me probleme - varferia ne Rumani i con ato ne kete rruge".


Pa mbeshtetjen afat gjate, ekziston reziku, thote ajo, qe vajzat te cilat tani gjenden ne qendrat tona te kthehen ne familjet e tyre dhe te bien perseri ne duart e bandave kriminale: "Ambjenti i ketyre vajzave duhet te ndryshoje dhe per kete aresye ne duhet te ndertojme qendra per viktimat ku ato mund te qendrojne per rreth nje vit, dhe te mesohen me nje menyre tjeter jetese".


Deri sa rasti i Dianes eshte bere publik nga media, autoritetet Rumune kane folur per ngritjen e me teper qendrave per viktimat e trafikut dhe per ligje me te ashpra ndaj ketij krimi - por praktikisht kane bere shume pak.


"Autoritetet lokale e kane bere veshin te shurdher rreth plages se trafikut te qenieve njerezore. Ata duan te fshehin realitetin e rende," ka thene Matei.


Grate e shpetuara nga trafikantet perballen me nje tjeter pengese ne perpjekjet e tyre per te zhvilluar nje jete normale - ato nuk pranohen nga sistemi arsimor ne Rumani dhe nuk kane shanse te kthehen ne shkolla ku te mund te marrin arsimin e nevojshem.


"Nese jane me fat ato pranohen nga ndonje shkolle profesionale ku ato mesojne profesione te tilla si ndertimi - dhe kjo konsiderohet nje favor i madh," thote Matei per IWPR.


"Nuk ka rendesi fakti qe vajzes nuk i pelqen te ndertoje mure. Sistemi thote se ajo duhet te jete e kenaqur".


Si rezultat, Matei mendon se e vetmja menyre per te ecur perpara eshte qe vajzat te mesojne njohuri ne fushen e biznesit me idene qe ato te jene te afta te mbajne veten ne te ardhmen.


"Ne po ndertojme nje qender te re ku do te kemi nje vend ku vajzat mund te mesojne ne fushen e menaxhimit te biznesit dhe si llogaritare," thote ajo per IWPR. "Ne kete menyre, une shpresoj se ato do te jene ne gjendje qe nje dite te drejtojne kompanite e tyre".


Per momentin, Diana vetem pret kartolina - por me pak ndihme nga shoqeria - ajo mund te ndertoje nje te ardhme per veten e saj e cila do te ndihmonte ne sherimin e plageve te se kaluares se saj.


Paul Cristian Radu eshte nje anetar i Qendres Rumune per Gazetari Investigative.


Frontline Updates
Support local journalists