RUMANI: KRITIKOHET PLANI I KRYETARIT TE BASHKISE PER LYERJET
Plani i fundit i kryetarit nacionalist eksentrik te bashkise se Kluzhit nuk mund te largoje vemendjen nga akuzat per drejtim te keq te qytetit.
RUMANI: KRITIKOHET PLANI I KRYETARIT TE BASHKISE PER LYERJET
Plani i fundit i kryetarit nacionalist eksentrik te bashkise se Kluzhit nuk mund te largoje vemendjen nga akuzat per drejtim te keq te qytetit.
Fati i kryeqytetit historik te Transilvanise, Kluzh, eshte i ngjashem me ate te qyteteve te tjera ne Rumani, te cilat ish udheheqesi komunist Nicolae Caushesku eshte perpjekur ti shnderroje ne bastione te industrializuara.
Kluzh eshte nje qytet akademik, ne te cilin kane jetuar shume nga figurat e Hungarezeve etnik te Transilvanise dhe te elites Rumune. Por zemra e vjeter e qytetit eshte shkaterruar. Blloqe apartamentesh moderne dhe fabrika te errta jane ndertuar shume prane disa prej shembujve me te mrekullueshem te arkitektures Habsburge, te ndertuara perpara Luftes se Pare Boterore kur ky rajon ka qene pjese e Hungarise. Keto ndertesa te shemtuara jane nje kujtese e planit te Causheskut per ta bere Rumanine nje vend te industrializuar dhe per te shkaterruar te kaluaren e saj te pasur.
Keto dite qyteti i Kluzhit njihet me teper per bemat e kryetarit nacionalist te bashkise se tij Gheorghe Funar, i cili eshte zgjedhur ne kete post ne vitin 1992. i njohur per retoriken e tij anti Hungareze ne nje qytet ku rreth nje e pesta e popullsise prej 330,000 banoresh eshte Hungareze, ai ka konfirmuar reputacionin e tij eksentrik javen e kaluar kur ka urdheruar qe te gjitha kazanet e plehrave ne qytet te lyhen me ngjyra blu, te verdhe dhe te kuqe, ngjyrat e flamurit Rumun.
"Njerezve do t'u pelqejne ngjyrat sepse ata jane te lodhur me te njejtat ngjyra grit e erret te rrugeve," ka thene Funar, duke njoftuar planet per projektin e tij te ri per te "zbukuruar" qytetin.
Duket se ai e ka marre kete frymezim pas nje vizite ne Korene e Jugut, ku ai ka pare qe disa rruge kane qene te lyera me te njejten menyre patriotike. Kryetari i bashkise ka urdheruar me pare qe stolat dhe bordurat e rrugeve te lyhen ne te njejten menyre, duke perforcuar keshtu numrin e madh te flamujve kombetar qe valeviten ne te gjithe ndertesat e bashkise ne te gjithe gjytetin.
Por jot e gjithe jane te kenaqur me inisiativat e tij patriotike. Policia e Kluzhit ka ndermarre nje veprim gjyqesor ndaj Funar, duke e akuzuar ate se "po ofendon simbolet kombetare". Zedhenesi i policise Adrian Marian ka thene se sjellja e kryetarit te bashkise tregon "mungese respekti" per flamurin tre ngjyresh, duke shtuar se ai mund te denohet deri me tre vjet burgim.
Funar i ka hedhur poshte keto akuza. Se fundi ai ka thene se policia do te bente me mire te hetonte rreth historive per shfaqjen e UFO-ve, te cilat sipas kryetarit te bashkise, kane qene te lyera me ngjyrat e flamurit Rumun.
Kjo nuk eshte perplasja e pare e tij me policine lokale. Ai eshte ndaluar per pak kohe Qershorin e kaluar pasi kishte vendosur kockat e nje lope me kruajtee dhembesh me ngjyra blu, te verdha dhe te kuqe ne tavolinat e keshilltareve bashkiak. Kryetari ne ate kohe ka thene se ai kishte organizuar nje ekspozite te artit bashkekohor.
Banoret vendas jane mesuar me keto veprime por po behen gjithnje e me kundershtues ndaj tyre. "Funar me teper harxhon kohe per te lyer rruget sesa per te permiresuar ekonomine, megjithe papunesine teper te larte," thote nje doktor nga Kluzhi.
Shume politikan lokal e akuzuojne kryetarin e bashkise per keqperdorim te fondeve dhe thone se ai ka arritur te ruaje postin e tij vetem duke shfrytezuar ndjenjat nacionaliste ndaj pakices Hungareze.
"Shumica e njerezve ketu jane te zhgenjyer nga standarti i jeteses, dhe gjendja eshte keqesuar keto 12 vjetet e fundit," thote gazetari Hungarez Ambrus Bela. "Kjo gjendje ushqen qendrimet ultra-nacionaliste. Ekziston nje ndjenje se nese Funar eshte ne krye, ai do te mbaje nen kontroll Hungarezet".
Kryetari i bashkise eshte perpjekur me te gjitha forcat per t'u mohuar Hungarezeve te drejtat e tyre ligjore. Kohet e fundit, ai nuk ka pranuar te zbatoje nje ligj te ri i cili u lejon pakicave perdorimin e gjuhes se tyre ne qeverine lokale ne zonat ku ata perbejne te pakten 20 perqind te popullsise.
Funar ka thene se Hungarezet perbejne me pak se 20 perqind te popullsise ne Kluzh - duke injoruar nje regjistrim zyrtar te popullsise te vitit 1992 i cili ka dhene shifren prej 23 perqind.
Federata Demokratike Hungareze e Rumanise, UMR, ka kerkuar vazhdimisht qe kryetari i bashkise te penalizohet per mos respektimin e urdherit. Por asgje nuk eshte bere, pavaresisht shqetesimeve se retorika e tij ultra nacionaliste mund te demtoje perfshirjen e mundeshme te Rumanise ne organizmat nderkombetare si Bashkimi Europian dhe NATO.
Funar eshte zevendes kryetar i Partise per Rumanine e Madhe, nje parti nacionaliste, e cila ka dale e dyta ne zgjedhjet e pergjitheshme te vitit 2000. Ne Rumani, nacionalizmi ekstrem perben ende nje menyre per te fituar votat dhe te pakten per momentin, kryetari i bashkise duket se do te vazhdoje te ruaje postin e tij.
Marian Chiriac eshte nje gazetar i pavarur ne Bukuresht.