RUMANI: BLLOKOHEN EMIGRANTET E PALIGJSHEM

Nje operacion i perbashket i qeverive Rumune dhe Britanike ka shkaterruar nje rrjet te trafikimit te qenieve njerezore.

RUMANI: BLLOKOHEN EMIGRANTET E PALIGJSHEM

Nje operacion i perbashket i qeverive Rumune dhe Britanike ka shkaterruar nje rrjet te trafikimit te qenieve njerezore.

Tuesday, 6 September, 2005

Policia Rumune me ndihmen e diplomateve Britanik ne vend ka arritur nje sukses tjeter ne luften e saj ndaj trafikut te qenieve njerezore. Javen e kaluar jane arrestuar shtate Rumune te dyshuar se kishin ngritur nje agjensi te rreme udhetimesh me qellim trafikimin e emigranteve illegal ne Britanine e Madhe.


Sipas burimeve te policise, agjensia u jepte klienteve te saj dokumenta te fallsifikuara si, letra punesimi, llogari bankare, dokumente pronesie dhe viza Britanike te fallsifikuara per nje shume ndermjet 2,500 dhe 3,000 dollare Amerikan. Me pas ajo i ka derguar rreth 100 emigrante ne Londer ku ata jane zhdukur menjehere.


Nuk eshte e qarte se si kane arritur kaq shume njerez te sigurojne dokumenta te rreme dhe se si ata kane arritur te shmangin rregullat e rrepta te ambasades per dhenien e vizave.


"Ka filluar nje hetim," ka thene Ambasadori Britanik Quinton Quayle per IWPR. "Do te ishte gabim te spekuloja ne kete faze rreth menyres se sigurimit te dokumentave. Megjithate, ne nuk kemi asnje aresye te besojme qe anetare te stafit tone jane te perfshire ne kete ngjarje.


"Ne fakt, ekipi i punonjesve te sektorit te vizave ka dhene nje ndihmese temadhe ne zbulimin e ketij rrjeti, duke treguar vemendjen e stafit tone ndaj rasteve te dokumentave te fallsifikuara".


Ky ka qene suksesi me i fundit i Projektit Refleks - nje njesi e perbashket informative e organizuar nga qeverite Rumune dhe Britanike. E krijuar ne Prill te ketij viti, kjo njesi perbehet nga nje oficer i larte i policise Britanike me eksperience nderkombetare, nje oficer i emigracionit dhe pesembedhjete oficere Rumun.


Detyra e tyre eshte te ndalojne emigracionin illegal jo vetem te Rumuneve por edhe te nenshtetasve te tjere te cilet perdorin Rumanine si pike kalimi per ne Britanine e Madhe.


Qe prej muajit Prill, ky projekt i perbashket ka ndihmuar ne zbulimin nga polica Rumune te 65 bandave dhe arrestimin e 22 njerezve te cilet merreshin me trafikun e qenieve njerezore.


Britania e Madhe ka zhvilluar projekte te ngjashme edhe ne vende te tjera me synim luften ndaj trafikut te droges. Kjo eshte e para here qe perdoren struktura te tilla ne luften ndaj emigracionin te paligjshem.


Autoritetet Britanike jane te kenaqura me nivelin e bashkepunimit me qeverine e Bukureshtit. "Oficeret Britanik kane nje marredhenie teper produktive me autoritetet politike dhe ato operacionale ne nivel lokal," ka thene Ambasadori Quayle per IWPR.


Ne te kaluaren, numri i Rumuneve te cilet kane udhetuar ne Britani per te punuar si prostituta, lypsa dhe profesione te tjera te paligjeshme ka qene nje burim i perhershem tensioni ndermjet dy vendeve.


Trafiku i qenieve njerezore eshte nje dukuri e vjeter ne Rumani, e shkaktuar kryesisht nga niveli i larte i papunesise ne vend. Mbi 50 grupe kriminale dhe 260 persona jane arrestuar gjate vitit te kaluar sepse jane perpjekur te dergojne emigrante te paligjshem ne pjese te tjera te Ballkanit dhe ne Itali, destinacioni i tyre i preferuar.


Qeveria Rumune ka pranuar vetem kohet e fundit ekzistencen e trafikut te qenieve njerezore. Alexandra Fracas, zevendes ministre e brendeshme, ka thene kohet e fundit, se "Duke filluar nga kjo vere, ne kemi arritur rezultatet e para ne perpjekjet tona per te ndaluar valen e emigranteve te paligjshem ne drejtim te Europes Perendimore. Projekti Refleks eshte pjese e perpjekjeve te pergjitheshme te Rumanise ne kete drejtim".


Londra dhe Bukureshti jane prane nenshkrimit te nje Marreveshjeje Pranimi, e cila do ti hapte rrugen rikthimit te Rumuneve te cilet qendrojne ilegalisht ne Britanine e Madhe.


Gjate muajve te fundit, shtrengimi i kontrolleve per hyrjen ne Britani kane bere qe shume emigrante ekonomik te drejtohen Frances, Italise dhe vendeve Skandinave, ka thene per IWPR, nje oficer i larte i policise Rumune, i cili deshiron te mbetet anonim.


Nje tjeter aresye eshte qe Britania ende ka ne fuqi nje regjim vizash per Rumunet dhe kjo i largon shume emigrante nga ky vend.


Londra thote se nuk ka plane ne kete moment per te hequr regjimin e vizave per qytetaret Rumune. "Per fat te keq," thote Ambasadori Quayle, "per momentin, vizat jane te nevojeshme per shkak te numrit te madh te Rumuneve te cilet perpiqen te shkojne ilegalisht ne Britanine e Madhe".


Marian Chiriac eshte nje gazetar i pavarur ne Bukuresht.


Frontline Updates
Support local journalists