RRJEDHJA E TRURIT NGA SHQIPERIA

Shqiperia po vuan dramen e saj me te rende qe pas rrezimit te komunizmit ndersa inteligjencia po largohet ne mase nga vendi.

RRJEDHJA E TRURIT NGA SHQIPERIA

Shqiperia po vuan dramen e saj me te rende qe pas rrezimit te komunizmit ndersa inteligjencia po largohet ne mase nga vendi.

IWPR

Institute for War & Peace Reporting
Friday, 9 November, 2001

Se bashku me pese shoke te tij, Altini eshte diplomuar ne nje universitet ne Hollande me rezultate te larta. Megjithate asnje prej tyre nuk mendon te kthehet ne Shqiperi: kjo do t'u rrezikonte karrieren.


Altini eshte diplomuar ne drejtesi dhe thote se eshte e veshtire qe ai te kthehet ne Shqiperi: "M" diplomen time mund te gjej nje pune te mire ne Hollande por kam shume pak mundesi ne vendin tim. Kjo eshte pengesa me e madhe per te ardhmen time".


Pas Luftes se Dyte Boterore, Shqiperia u be vendi me i izoluar komunist ne Europen Lindore. Por gjate procesit te veshtire te tranzicionit per ne demokraci, ne fillim te viteve nentedhjete, nje numer i madh Shqiptaresh jane larguar nga vendi, ne kerkim te nje jete me te mire. Cdo dite, para ambasadave te huaja ne Tirane ka rradha te gjata njerezish ne pritje per nje vize.


Inteligjencia eshte ajo qe vuan me teper. Te rinjte e sapo diplomuar, zyrtaret dhe ata qe kane kryer studime dhe trainime jashte vendit, shfrytezojne cdo mundesi per t'u larguar.


Gjendja e rende ekonomike dhe sociale dhe vleresimi i paket per intelektualet, bejne qe shume njerez te arsimuar te largohen nga vendi. Mendohet se rreth 600,000-700,000 Shqiptare gjenden tanime jashte vendit, kryesisht ne Greqi dhe Itali.


Sipas Drejtorise se Migracionit ne Ministrine e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, rreth 67 perqind e Shqiptareve te arsimuar jane larguar nga vendi gjate dekades se fundit. Rreth dy te tretat e kesaj shifre jane profesore universiteti dhe kerkues nga institucionet shkencore.


Kjo tendence po vazhdon. Deshira per t'u larguar nga vendi po behet gjithnje e me e madhe sepse Shqiptaret nuk po shohin permiresime te ndjeshme ne jeten e tyre. Nese eshte e mundur, ata shfrytezojne cdo lidhje qe kane me nje personalitet te huaj apo institucion per te gjetur nje menyre per "t'u larguar" nga vendi.


Por edhe atje ku shkojne jo cdo gje shkon mire. Shume intelektuale Shqiptare te cilet punojne jashte Shqiperise nuk gjejne dot nje pune ne profesionin e tyre.


Universitetet jane demtuar me rende. Gjate dhjete vjeteve te fundit, rreth 60 perqind e profesoreve jane larguar. Shume prej tyre fillimisht gjejne nje pune me organizatat jo qeveritare, sepse ato u ofrojne me teper mundesi per te punuar jashte vendit.


Ministria e Arsimit thote se rrjedhja me e madhe e trurit ka ndodhur ne vitet 1992 - 1993, pas renies se komunizmit, dhe ndermjet viteve 1997 dhe 1998, pas rrezimit te skemave piramidale te investimit kur shume Shqiptare humben kursimet e jetes se tyre.


"Faktoret ekonomik dhe social kane qene aresyet e nje largimi te tille ne mase," thote Valer Peshkepia, nje zyrtar ne ministrine e arsimit, duke shtuar se kjo ka ndikuar edhe ne uljen e cilesise se mesimdhenies ne shkollat Shqiptare, sepse eshte e veshtire te zevendesohen mesuesit qe jane larguar.


Shume profesore shkojne jashte vendit per te kryer studime pasuniversitare apo doktoratura dhe nuk kthehen me. "Une jam larguar nga Shqiperia ne vitin 1996 per nje kurs pasuniversitar. Pasi e mbarova ate, nuk u ktheva me sepse gjeta nje pune ne nje universitet ne Itali," thote Artan Malaj, i cili jeton ne Itali me familjen e tij prej pese vjetesh.


Por fenomeni i largimit te trurit ka edhe nje faktor kompensimi. Shqiptaret qe jetojne jashte vendit, ne Europen perendimore po ndihmojne tani ekonomine duke derguar para ne familjet e tyre. Te ardhurat variojne nga 300 milion deri gjysem miliard dollare Amerikan ne vit, gje e cila perben nje ndihme te madhe jo vetem per familjet e tyre por edhe per vendin ne pergjithesi.


Mirvjena Dizdari eshte nje gazetare e se perditeshmes Republika ne Shqiperi.


Albania
Frontline Updates
Support local journalists