Rreziqet e Bisedimeve

Luftetaret e UCK kane pak besim ne bisedimet e Rambouillet. Te bindur qe mosmarreveshjet jane shume te medha, ata presin qe procesi te deshtoje, dhe te shperthejne luftime te reja.

Rreziqet e Bisedimeve

Luftetaret e UCK kane pak besim ne bisedimet e Rambouillet. Te bindur qe mosmarreveshjet jane shume te medha, ata presin qe procesi te deshtoje, dhe te shperthejne luftime te reja.

Friday, 12 February, 1999

Ne nje kafene te mbushur plote ne qender te Tiranes, dy perfaqesues te Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK) jane te ulur qetesisht ne nje tavoline ne ane te lokalit. Te veshur sportiv me pantallona te gjera ngjyre te erret dhe xhaketa te gjata, duke pire cigare, eshte e veshtire t`i dallosh ata nga njerezit e tjere. Ndersa njerezit e tjere, Shqiptare nga Shqiperia, diskutojne per veshtiresite e perditeshme te jetes ne Shqiperi-nderprerje te vazhdueshme te energjise elektrike, mungesa e ujit te pijshem, korrupsioni i qeverise-vetem njerezit e UCK-se diskutojne me zjarr rreth rezultateve te bisedimeve per Kosoven ne Rambouillet.

Ne Shqiperi, provinca Jugosllave nuk eshte nje ceshtje teper e rendesishme. Njerezit nuk debatojne shume rreth saj, megjithese ajo ze nje hapesire shume te madhe ne media. Ne menyre konfidenciale, shume udheheqes politik Shqiptare edhe e pranojne se ata nuk mund te bejne shume per kete ceshtje. Tirana mundet dhe po kerkon me force vet-vendosjen e Shqiptareve te Kosoves para organizatave nderkombetare si OKB dhe BE, dhe figura te rendesishme politike here pas here bejne deklarata rreth te drejtes se Shqiptareve per vetembrojtje. Por pervec ketyre, ka pasur shume pak influence politike direkte si mbi UCK-ne ashtu edhe mbi Lidhjen Demokratike te Kosoves, te drejtuar nga Ibrahim Rugova.

Per shkak te gjendjes se veshtire ne Shqiperi, perfaqesuesit lokale te UCK thone se menyra me e mire per te ndihmuar eshte ajo qe ka bere Tirana :mosperfshirja. Ne kete menyre si Tirana ashtu edhe UCK kane pare punen e tyre, pa shume probleme dhe komplikacione qe mund te krijoheshin ne mes tyre. Nje problem i mundshem do te ishte shqetesimi nderkombetar mbi te ashtuquajturen "Shqiperi te Madhe", ose pakenaqesia ne vend ne rast se Tirana do t`u kushtonte me shume vemendje Shqiptareve ne Jugosllavi se atyre brenda vendit. Pozicioni i terhequr i Tiranes i kombinuar me nivelin e ulet te UCK brenda Shqiperise, duket se kane ndihmuar ne krijimin e nje mbeshtetjeje morale per Kosoven ne gjirin e shume Shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi. Kjo gje reflektohet edhe ne artikujt dhe ne programet e dala si ne shtypin e partive politike ashtu edhe ne median e pavarur.

Perfaqesuesit e UCK shprehin kenaqesi te vecante per vendosjen e Hashim Thacit, nje komandant i UCK ne Kosove, ne krye te delegacionit te Shqiptareve te Kosoves ne Rambouillet se bashku me Rugoven dhe Rexhep Qosen, kryetarin e Lidhjes se Bashkuar Demokratike. Sipas nje oficeri ne terren, " emerimi i Thacit ishte nje sinjal i qarte per Kosovaret dhe Perendimin se UCK ka ne dore percaktimin e te ardhmes se Kosoves. "

Ky emerim gjithsesi mund te jete edhe nje Kal Troje per UCK-ne. Si Europa Perendimore ashtu edhe SHBA e kane bere mjaft te qarte se pavaresia e Kosoves nuk shtrohet as si alternative per diskutim. Si rrjedhim, pranimi i cdo zgjidhjeje tjeter pervec pavaresise nga ana e delegacionit te drejtuar nga Thaci, do ta implikonte drejt per se drejti UCK-ne ne " shitjen " e Kosoves.

Ne te vertete, shume vezhgues nuk e prisnin vendimin e UCK-se per te marre pjese ne bisedime. Duket se UCK-ja mund te dale e humbur nga nje proces bisedimesh i cili jo vetem qe nuk do te ofronte si zgjidhje pavaresine por do te conte ne dislokimin e trupave te NATO-s ne mbeshtetje te nje strukture politike e cila ka shume mundesi te drejtohet prej Rugoves. Por sipas dy perfaqesuesve ne Tirane, UCK pranoi te marre pjese ne bisedime per dy aresye kryesore. Se pari, duke treguar gadishmeri per te hyre ne dialog, ajo deshironte t`u jepte fund nje here e pergjithmone krahasimeve qe i beheshin asaj me forcat Serbe, te cilat ata i konsiderojne si nje force kriminale. Se dyti, duke treguar gatishmeri per te punuar se bashku me fuqite Perendimore, UCK shpresonte te tregonte se sa e aresyeshme (dhe po te ishte e mundur edhe te arrinte pranimin) eshte pozita e saj, pra qe e vetmja zgjidhje per ceshtjen e Kosoves eshte pavaresia e plote.

Pavaresisht nga strategjite e momentit, perfaqesuesit e UCK jane te bindur se takimet ne Rambouillet nuk do te japin nje zgjidhje afatgjate. Ata besojne se diferencat e thella ne mes te Serbeve dhe Shqiptareve per kontrollin mbi provincen jane shume te medha per tu zgjidhur me ane te nje formule te ngaterruar te projektuar nga Amerikanet.

Ne fakt, shqetesimi i tyre kryesor per momentin duket se eshte i drejtuar ndaj asaj qe ata e shikojne si nje deshtim te mundshem te bisedimeve, dhe pastaj Perendimi i cili do te perpiqet te gjeje fajtoret per kete deshtim. Perendimi ka kercenuar Beogradin

me ane te sulmeve ajrore te NATO-s, ne se ai refuzon te mbaje premtimet per dhenien fund te luftimeve. Por edhe nese NATO-ja sulmon, e shumta qe mund ti ndodhe Miloshevicit eshte humbja e pak instalimeve ushtarake, por ai do te perfitonte nje vale te re mbeshtetje nga ana e nacionalisteve. Ne se UCK-ja shihet si pengese, Perendimi mund te hakmerret duke ngrire llogarite bankare te UCK, duke ndaluar ardhjen e armeve nga Shqiperia, apo nje mase ekstreme duke i dhene drite jeshile Beogradit per te sulmuar pozicionet e UCK-se ne Kosove.

Se fundi, problemi kryesor per UCK-ne mund te jete dilema klasike per cdo "ushtri clirimtare" qe pranon nje kompromis. Me vone duke biseduar ne nje shtepi private ne Tirane te kthyer ne nje pavion spitali, nje komandant i UCK-se tha, " Eshte derdhur tashme shume gjak Shqiptar per te pranuar nje zgjidhje me te paket se pavaresia ".

Njezet djem te rinj, luftetare te UCK ne kete pavion, kane humbur te gjithe te pakten nga nje prej anetareve te familjeve te tyre, te vrare nga Serbet. Shumica e te plagosurve kane demtime ne pjeset e gjymtyreve te poshtme, te marra nga shperthimet e minave, zjarrit te snajpereve dhe bombardimeve. Ata vete i thone komandantit kur gjendja e tyre eshte permiresuar, dhe kur ata mendojne se mund te kthehen ne front. Komandanti shpjegon se atyre u jepet nje periudhe leje, dhe ata qe jane meshkuj te vetem ne familje nuk lejohen te kthehen ne front. Por 90 perqind e tyre e nderpresin lejen ne mes dhe kerkojne per tu kthyer ne front.

Diskutimi ne spital nderpritet vazhdimisht nga zilja e telefonit celular te komandantit, te cilit i telefonojne nga Franca dhe nga trupat ne terren ne Kosove. Ai jep vetem shpjegime te shkurtera me nje fjali : " Delegacioni [ne Rambouillet] e ka bere te qarte se ata nuk do te pranojne asgje me pak se pavaresia ." " Forcat Serbe vazhdojne te sulmojne popullsine civile, dhe kemi pasur shkembimne zjarri. " Ushtaret e UCK-se nuk presin qe bisedimet ne Rambouillet t`u japin fund luftimeve, dhe ne fakt ata presin nje ashpersim te konfliktit pas deshtimit te bisedimeve.

Fron Nazi eshte redaktor i vjeter i IWPR.

Albania, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists