RREZIKU I BERRETAVE TE KUQE

Autoritetet jane te shqetesuara se anetare te njesise famekeqe do te mbeshtesin ish komandantin e tyre te dyshuar per vrasjen e Gjingjiq.

RREZIKU I BERRETAVE TE KUQE

Autoritetet jane te shqetesuara se anetare te njesise famekeqe do te mbeshtesin ish komandantin e tyre te dyshuar per vrasjen e Gjingjiq.

Avione MIG 21 te ushtrise Jugosllave kane fluturuar prej disa ditesh mbi shtabin e Njesise se Operacioneve Speciale, JSO, te njohur si Berretat e Kuqe, ne qytetin Kula ne veri te Serbise.


Kazerma Stolc ne rrethinat e qytetit, 150 km ne veri te Beogradit, eshte baza e nje njesie dikur te frikeshme, te cilen autoritetet Serbe tani e shohin me shume dyshim si qendren e nje revolte te mundeshme.


Kula eshte shnderruar ne qender te spekulimeve, te cilat perqendrohen kryesisht ne temen nese anetaret e kesaj njesie speciale mund te ngrihen ne mbeshtetje te ish komandantit Milorad "Legija" Lukoviq, njeriu i cili sipas qeverise eshte i implikuar ne vrasjen e kryeministrit Serb, Zoran Gjingjiq.


Nuk ka ende asnje shenje te qarte qe te tregoje se njesite ushtarake apo policore po pergatiten per veprime te armatosura. Ne kete qytet prej 20,000 banore, jeta vazhdon normalisht. Kazerma Stolc duket gjithashtu e qete. Makinat e furnizimit dhe autobotet e karburantit hyjne dhe dalin nga kazerma dhe ne nje moment rreth 30 anetare te Berretave te Kuqe jane pare te largohen nga baza me mjete civile, duke fshehur fytyrat e tyre nga fotografet dhe kameramanet e pranishem.


Por, sipas burimeve nga policia dhe ushtria ata jane ndaluar te largohen nga baza me pajisjet e tyre ushtarake dhe me makinat e tyre te blinduara qe prej vrasjes se kryeministrit me 12 Mars. Po sipas ketyre burimeve, policia dhe ushtria kontrollojne te gjitha rruget qe lidhen me qytetin e Kula.


Autoritetet natyrisht kane frike se keta veterane te sprovuar te lufterave mund te organizojne ndonje veprim ne mbeshtetje te ish komandantit te tyre, i cili tani eshte nje nga figurat me te rendesishme te bandes se Zemun, e cila konsiderohet prej autoriteteve si organizatorja e vrasjes se Gjingjiq, dhe akuzohet edhe per shume krime te tjera.


Vezhguesit thone se rreziku i konfliktit te armatosur me JSO eshte ende present per sa kohe qe kjo njesi zoteron mjetet e blinduara dhe armatime te renda. Autoritetet nuk do te mund te jene te qeta deri sa kjo njesi te jete carmatosur.


Nje numer incidentesh gjate muajve te fundit ka treguar qarte se sa jashte kontrollit jane njesite e Berretave te Kuqe. Ato kane organizuar nje revolte ne dimrin e vitit 2001, nen drejtimin e komandantit te tanishem, Dushan "Gumar" Mariciq, duke perdorur makinat e tyre te blinduara te prodhimit Amerikan Hummer per te bllokuar autostraden qe te con ne Beograd ne shenje proteste ndaj politikes se qeverise per bashkepunim me gjykaten e krimeve te luftes ne Hage. Duke bere nje gje te tille, ata kane kercenuar te destabilizojne seriozisht qeverine e Gjingjiq.


Kjo revolte perfundoi me sukses, por autoritetet nuk e kane shperbere kete njesi. Ne fakt autoritetet vendosen ta zhvendosnin njesine nga urdherat e Sherbimit te Sigurimit te Serbise, RDB, nen urdherat e departamentit te sigurise publike ne ministrine e policise.


Pak dite perpara vrasjes se Gjingjiq, deshmitare okulare i kane thene IWPR se mjetet Hummer te Berretave te Kuqe jane pare ne lagjen rezidenciale te Dedinje, ne Beograd, ku jetonte edhe Gjingjiq. Ky fakt ka qene shume i pazakonte, sepse keto mjete rralle here jane larguar nga baza e tyre ne Stolc pervec rasteve kur jane perdorur ne luftime. Aresyeja me e mundeshme per kete levizje te tyre mund te kete qene tregimi i forces ne nje kohe kur banda e Zemun dhe vete Legija kishin filluar te perlaseshin haptazi me autoritetet.


Pas vrasjes se kryeministrit, qeveria Serbe ka humbur cdo besim ndaj JSO, e cila ne kete moment te rrezikshem dhe situate konfuze kercenonte te shnderrohej ne nje rrezik serioz per rendin dhe ligjin. Per kete aresye, ministria e policise, megjithese kontrollon kete njesi, nuk e ka dislokuar ate ne luften e tanishme ndaj forcave te krimit te organizuar. Perkundrazi, autoritetet kane vendosur te perdorin nje tjeter formacion elite, ate te Xhandarmerise, dhe njesite speciale anti-terror, SAJ, si edhe njesi te tjera te policise.


Ne arrestimin e disa qindra krimineleve qe pasoi, jane arrestuar gjithashtu edhe ish shefi i RDB, Jovica Stanishiq dhe kolegu i tij i afert, Franko "Frenki" Simatoviq, themeluesi i Berretave te Kuqe. Te dy keta persona jane permendur me pare gjate proceseve gjyqesore ne Gjykaten e Hages si personat qendrore te zbatimit te planeve te Millosheviqit ne lufterat ne Kroaci dhe Bosnje, dhe se ne zbatimin e ketyre planeve jane perdorur edhe forcat e Berretave te Kuqe.


Analistet tani thone se per shkak te lidhjeve me keto figura te sherbimeve sekrete te Millosheviqit dhe per aresye se ish komandanti ka qene nje drejtues i nje bande kriminale, JSO ndoshta do te shperbehet.


Pjesa me e madhe e anetareve aktiv do te transferohen ne njesi te tjera te policise, pasi te shmanget rreziku qe keta te krijojne celula te ish Berretave te Kuqe ne njesite e reja te policise. Shumica e vezhguesve mendojne se autoritetet nuk do te guxojne ti lene pa pune anetaret e JSO, edhe per faktin se ne nje rast te tille ata do te rekrutoheshin menjehere nga bandat kriminale.


JSO dhe ish komandanti i saj Legija kane pasur lidhje te ngushta me qeverine e re demokratike te Serbise dhe me Zoran Gjingjiq, te cilat kane ndryshuar gradualisht nga bashkepunim ne nje konflikt te hapur.


Kjo njesi ka luajtur nje rol te rendesishem ne rrezimin e regjimit te Millosheviqit. Legija eshte takuar me drejtuesin e opozites, Gjingjiq, dhe ka pranuar qe njerezit e tij te mos mbeshtesnin me regjimin e Millosheviqit.


Marreveshja me Gjingjiq i ka garantuar Legija dhe JSO nje te ardhme nen rendin e ri te vendosur pas rrezimit te Millosheviqit. Brenda njesise nuk ka pasur shume ndryshime. Si rezultat, kjo njesi ka vazhduar te mbetej kryesisht nen influencen e njerezve te kompromentuar nga koha e Millosheviqit.


Me urdher te qeverise se re, Berretat e Kuqe, ne fund te vitit 2000 dhe fillim te vitit 2001, kane marre pjese ne shtypjen e luftetareve Shqiptare etnik ne zonen e Presheves ne jug te Serbise. Duke vepruar ne krah te ushtrise dhe policise, JSO ndihmoi ne vendosjen e rendit dhe rregullit ne zonen e demilitarizuar ndermjet Serbise dhe Kosoves.


Autoritetet gjithashtu e kane perdorur njesine ne arrestimin e Millosheviqit ne shtepine e tij ne Dedinje. Aksioni per arrestimin e tij, i cili nuk ishte organizuar si duhet pati probleme, por me ne fund ish presidenti pranoi te dorezohej autoriteteve. Akti i fundit i drames - dorezimi i Millosheviqit gjykates me 28 Qershor, 2001 - gjithashtu i eshte lene ne dore JSO, e cila e ka transportuar te akuzuarin e Hages me nje helikopter te saj ne bazen e NATO-s ne aeroportin e Tuzlas.


Megjithate, ne ate kohe Legija kishte filluar te tregonte shenja se po dilte jashte kontrollit. Media ka njoftuar se ne nje rast, ndersa ishte ne gjendje krejtesisht i dehur, ai kishte vene flaken nje diskoje ne Kula ne afersi te bazes se JSO. Pas nje incidenti me arme ne nje klub ne qender te Beogradit, shtypi kishte njoftuar se ai kishte dhene doreheqjen nga posti i drejtuesit te JSO, dhe ishte zevendesuar nga Mariciq.


Burime te policise kane thene per IWPR se Mariciq ka vazhduar te jete i afert me Lukoviq, dhe per rrjedhim, ky i fundit vazhdon te ushtroje nje pushtet te madh ndaj njesise se tij.


Berretat e Kuqe kane kryer veprime te shumta ne lufterat ne Kroaci, Bosnje dhe Kosove duke filluar qe prej vitit 1991, kur Stanishiq ishte drejtuesi i RDB-se. Prokuroret e Hages kane permendur disa raste gjate procesit gjyqesor ndaj Millosheviqit, rolin e tyre, megjithese njesia e ka marre emrin dhe formen qe ka tani vetem ne vitin 1996.


Sipas burimeve te policise, per nje kohe te gjate Berretat e Kuqe nuk kane vepruar si nje njesi e vetme. Ato kane vepruar si nje numer grupesh te vogla te cilat kryenin operacione speciale ne front ne lufterat ne ish Jugosllavi si pjese e grupit te operacioneve speciale te RDB-se.


Vezhguesit, mendimet e te cileve mbeshteten edhe nga dokumenta te siguruara nga gjykata e Hages, thone se grupi perbehej nga njesi elite te policise, formacione paraushtarake te drejtuara nga Zeljko "Arkan" Raznatoviq, forca te Serbeve te Krajinas dhe nje numer fraksionesh te tjera me te vogla te armatosura.


Sipas disa ish anetareve te Berretave te Kuqe, shtabi i tyre operativ, ka qene ajo ku sot ndodhet qendra e trajnimit te policise ne Fruska Gora ne veri te Serbise.


TV Serb ne pranveren e vitit 1992 ka transmetuar pamje te forcave te Berretave te Kuqe me veshje kamuflazhi ne kufirin me Bosnjen.


Sipas burimeve nga Haga, njesite kane qene me active nga viti 1991 deri ne vitin 1995 brenda shtetit te veteshpallur Serb ne Kroaci - Republika Srpska Krajina, RSK - ne Sllavonine lindore dhe ne Knin, ku ata kane organizuar rezistencen e Serbeve lokal ndaj policise dhe paraushtarakeve Kroate.


RDB ka pasur nje prezence teper te dukeshme ne RSK, ku disa prej skuadrave te saj kane drejtuar nje numer operacionesh ushtarake. Gjate muajve te fundit te ekzistences se entitetit ne vitin 1995, keto forca jane shfaqur vazhdimisht ne pamjet televizive, dhe disa prej anetareve te JSO te ardheshme jane identifikuar lehtesisht nga stemat e RDB-se ne berretat e kuqe. Nje nder keta njerez ka qene edhe Lukoviq, i cili ne ate kohe njohej si Milorad Ulemek.


Prezenca e Berretave te Kuqe ka qene e dukeshme edhe ne zonat e Srem dhe Baranja ne Kroacine lindore ne te ashtuquajturen periudhe tranzicioni kur territoret i kane kthyer Kroacise nga kontrolli i RSK ne vitet 1995 dhe 1996. Duke filluar nga viti 1991, kjo zone ka qene qendra operative e Gardes se Vullnetareve Serbe te Arkanit, disa prej te cileve me pas jane anetaresuar ne JSO ne vitin 1996.


Sipas burimeve te Serbeve te Bosnjes, anetaret e njesise jane pare gjithashtu edhe ne Bosnjen lindore, ne zonen e Posavina ne veri dhe ne zona te tjera.


Roli i tyre kryesor ka qene te ndihmonin forcat lokale te Serbeve dhe krahun e armatosur te Partise Demokratike Serbe, SDS, te merrnin pushtetin ne zonat e banuara kryesisht nga Muslimanet. Ne disa raste veprimet e ketij grupi kane qene teper te rendesishme dhe decisive ne perpjekjet e kesaj partie per te fituar me teper pushtet nga autoritetet e Sarajevos. Ata gjithashtu kane luajtur nje rol aktiv ne betejen ndermjet forcave rebele te Fikret Abdiq dhe Korpusit te 5 te Ushtrise se Bosnjes, duke veshur edhe uniformat e forcave te Abdiq.


Sipas burimeve te policise, JSO ka qene gjithashtu active ne periudhen qe ka cuar ne acarimin perfundimtar te krizes ne Kosove, ne vitet 1998 dhe 1999.


Pjestare te JSO kane marre pjese ne luftimet ne Drenice, ne fshatin Prekaz, ndermjet fundit te Shkurtit dhe fillimit te Marsit ne vitin 1998, te cilat kane perfunduar me masakrimin e drejtuesit te luftetareve Shqiptare etnik Adem Jasharit dhe familjes se tij - veprime te cilat jane filmuar nga nje ekip gazetaresh televiziv Britanike pa dijenine e Serbeve.


Gjate fazes se ardheshme te konfliktit ne vitin 1998 dhe luftes me NATO-n nje vit me pas, njesia eshte dislokuar me njesi te tjera te policise ne Kosove, dhe eshte perdorur sipas nevojave te drejtuesve te operacioneve ushtarake.


NATO ka sulmuar qendren e tyre ne Kula gjate nates se pare te bombardimeve me 24 Mars, 1999. Pas perfundimit te luftes, disa prej forcave te JSO kane qendruar ne baze, ndersa te tjeret jane dislokuar ne Beograd, prane residences se Millosheviqit.


JSO ka marre formen qe ka sot vetem pas rrezimit te RSK dhe terheqjes se grupeve te RDB ne vitin 1996.


Sot, Berretat e Kuqe kane ne rradhet e tyre shume prej luftetareve me me eksperience te njesive paraushtarake dhe policore te cilat luftuan ne lufterat ne Jugosllavi, dhe kane ne perdorim pajisjet me te sofistikuara luftarake.


Qe prej fillimit te krizes ne Kosove, njesia eshte konsideruar si me e rendesishmja e policise kur ka qene fjala per pajisjen dhe financimin e saj - dhe kjo ceshtje nuk ka kaluar pa u vene re edhe nga gjykata e Hages.


Ne kete menyre JSO eshte bere njesia me me eksperience dhe me e pajisur e llojit te saj ne Europen jug lindore, duke pasur ne perdorim helikoptere ushtarak MI-24, makina Hummer dhe armet e zjarrit me moderne te kohes.


Pervec veprimeve te tyre ne fushen e betejes, mendohet se anetare te JSO jane perdorur gjate periudhes se sundimit te Millosheviqit edhe per te vrare kundershtaret e tij politik. Njesia eshte implikuar ne nje komplot per te vrare Vuk Drashkoviq, kryetar i partise se opozites, Levizja per Rimekembjen Serbe, SPO, ne Tetor 1999.


Ne Janar te vitit 2003, pjestare te Berretave te Kuqe, Nenad Iliq dhe Nenad Bujoseviq jane denuar me nga 15 vjet burgim per vrasjen e kater zyrtareve te SPO te cilet humben jeten kur makina me te cilen udhetonin te akuzuarit eshte perplasur me nje grup makinash ne te cilen udhetonte edhe Drashkoviq. Radomir Markoviq, shefi i RDB-se ne ate kohe, eshte denuar me shtate vjet burgim per organizimin e kesaj perpjekjeje per vrasje.


Fati i Berretave te Kuqe do te varet nga sjellja e tyre gjate javeve te ardheshme. Nese ata qendrojne te qete, ndoshta njesia e tyre do te shperbehet dhe ata do te transferohen ne njesi te tjera te policise.


Por nese bashkohen ne mbeshtetje te Lukoviq, konflikti eshte i pashmangshem dhe mund te shkaktoje shume viktima.


Aleksandar Radiq eshte nje analist ushtarak me qender ne Beograd. Bojan Dimitrijeviq eshte nje bashkepunetor i Institutit te Historise Moderne ne Beograd. Vladimir Jesiq eshte nje gazetar i pavarur.


Frontline Updates
Support local journalists