Rilind Kultura Urbane në Serbi

Përfundimi i erës së Millosheviqit shënon edhe rilindjen e skenës së rinisë të Serbisë.

Rilind Kultura Urbane në Serbi

Përfundimi i erës së Millosheviqit shënon edhe rilindjen e skenës së rinisë të Serbisë.

Tuesday, 6 September, 2005

Të ngjitura përkrah disa shtresave të posterave të zgjedhjeve të dëmtuara nga shiu dhe era, posterat e klubeve të natës promovojnë KUD Idioti, Haustor dhe Laibah, emrat më të mëdhenj të lëvizjes së Valës së Re të viteve 1980 në Jugosllavi.


Deri më tani, jo vetëm kitarat por edhe shpirti i të gjithë skenës kulturore urbane në Serbi ka qenë i ndrydhur - dhe pothuajse i heshtur me përjashtim të qyteteve të mëdha. Sot urbanizmi i vendit po shtrihet në mënyrë spontane në klube, në art, kulturën rinore, media dhe politikë.


Në Serbinë e Sllobodan Millosheviqit, ritmi i tmerrshëm përsëritës i "turbofolkut" - një përzierje artificiale e muzikës tekno me atë popullore - ka shurdhuar lirikën dhe meloditë e kitarrave të grupeve rrok të cilat dhjetë vjet më parë kishin dalë në skenë në të gjithë Jugosllavinë.


Në Beograd, grupet e rrokut alternativ nuk janë transmetuar në valët e stacioneve shtetërore dhe skenat e klubeve dikur tepër të gjalla filluan të vdisnin. Grupet si pankët KUD Idioti nga Kroacia apo eklektikët Laibah nga Sllovenia nuk kanë ardhur prej vitesh në Serbi, dhe jo vetëm për shkak të vizave por edhe sepse ishte e vështirë të jepeshin më koncerte aty. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me artistë të ndryshëm, grupe teatrore dhe kompani të filmave.


Turbofolk ka qeë më tepër se një sulm nga timpanëve të veshëve. Ajo ka qenë një përbërëse e ideologjisë politike të Serbisë, me anë të së cilës Millosheviqi qëndroi 14 vjet në pushtet. Me anë të videove të lira, mbretëreshat e mbushura nga silikoni kanë ngritur në mit jetën e elitës së gangsterëve Serb të etur për para.


Për të rinjtë, veçanërisht nga fshati, ikonat e turbofolkut janë shndërruar në modele kryesore për të arritur suksesin në Serbi. Ylli i njohur i turbofolkut, Ceca, u martua me kriminelin e luftës dhe gangsterin e njohur Arkan, i cili është vrarë vitin e kaluar në një hotel të Beogradit.


"Për sa i përket kulturës, asgjë e re nuk ka lindur gjatë shtatë vjetëve të fundit," shpjegon Natasha Milojeviq, një gazetare profesioniste dhe aktiviste e Partisë Social Demokrate progresiste. "Por tani mendjet dhe idetë janë përsëri të lira për t'u shprehur në publik. Ndërmjet muzikantëve, artistëve, piktorëve, kultura jonë e rrok end rollit po rilind."


Sot, përgjat rrugës Knez Mihailova në Beograd, Iggy Pop dhe REM konkurojnë me njëri tjetrin nga altoparlantët e stendave rivale. Galeri të reja arti, një festival i filmit Danez dhe ekspozita anë ndriçuar Dhjetorin e mërzitëshëm në Beograd.


Një nxitës i rëndësishëm i rilindjes urbane, dhe një faktor i rëndësishëm i rrëzimit të Millosheviqit, ka qenë një lëvizje studentore, pjesa më e madhe e anëtarëve të së cilës kanë qenë ende në pelena kur Laibah incizonin albumet e tyre të para. Otpor ka kombinuar kulturën pop me politikën, taktikat e guerriljes me aftësinë e rinisë për të mobilizuar mijëra njerëz, të rinjë dhe të moshuar, në të gjithë Serbinë.


Parrullat agresive anti rregjimit të Otpor-it dhe teoritë e jo dhunës, të rezistencës e çuan opozitën nga qytetet në fshatra, ku ishte edhe baza e mbështetjes së Millosheviqit. Nën ikonën e tij provokuese, një grusht i zi i thjeshtë, grupi dha mesazhin se çdo veprim individual i qëndresës ishte pjesë e një lëvizje mbarë kombëtare.


"Vetë simboli i grushtit është pop," thotë Marija Baraliq, 25 vjeçare, një aktiviste e Otpor-it e cila mban veshur një shall Palestinez. Grupet e rrokut kanë kënduar në mitingjet e para të Otpor-it. "Ne i promovuam ata sepse ata kishin gjëra subversive në muzikën e tyre dhe ata tërhiqnin njerëz të cilët ishin të ngopur me politikë."


Ka gjithashtu edhe një dozë të mirë të anarkisë, energjisë rebele të rrokut pank tek Otpor. Por pa një Malkolm MekLaren, Otpor është pa drejtues dhe pa hierarki - dhe kjo është arësyeja kryesore që ajo mundi të shmangë kontrollin e policisë sekrete të Millosheviqit.


Otpor është padyshim lëvizja civile më e madhe në Ballkan dhe një model i mundëshëm për ndryshime demokratike edhe në pjesë të tjera të rajonit. Të paktën, për momentin, mendimet e tyre civile - dhe vdekja e menjëherëshme e makinës propagandistiketë Millosheviqit - praktikisht kanë fshirë ksenofobinë nacionaliste e cila kishte helmuar atmosferën e këtushme prej shumë kohësh.


Nëpër rrugët e Beogradit, sot, bombardimet e NATO-s, Bosnja dhe humbja e Kosovës nuk ekzistojnë. Otpor po sheh drejt së ardhmes dhe jo së kaluarës.


Me largimin e Millosheviqit, Otpor po rikonsideron strategjinë dhe prioritetet e tij. Vëzhguesit pranojnë se lëvizja mund të ketë humbur pak entusiazmin. "Tani ekziston një nivel i lartë i vetëdijes," thotë Marija Baraliq. "Njerëzit e kanë kuptuar se pushteti dhe politika nuk janë ekskluzive. Por ne duhet të luftojmë kundër inercisë dhe vendosjes së apatisë." Fushata më e fundit e Otpor-it është një prezervativ i futur në kuti me ilustrimin e një truri mbi të. Sllogani mbi kutinë lexon: Përdore atë!


Gjatë periudhës së fushatës elektorale, Otpor ka mobilizuar njerëzit që të shkojnë për të votuar për opozitën demokratike, DOS. Posterat dhe grafitet e tij në ngjyrë bardhë e zi kanë mbuluar Beogradin.


Koalicioni 18 anëtarësh i DOS-it duket se do të fitojë mbi dy të tretat e votave. "Mbështetja jonë për DOS-in është pa kushte," thotë Milja Jovanoviq, e cila ka veshur një palë rroba ushtarake të ushtrisë shumë të mëdha për trupin e saj. "Ne nuk dëshirojmë një sundim tjetër një partiak. Në të ardhmen ne do të jemi përsëri opozita."


Otpor po kërkon gjithashtu reduktimin e shërbimit ushtarak të detyruar në gjashtë muaj dhe një amnisti për të gjithë ata të cilët nuk iu përgjigjën thirrjes për t'u rekrutuar në ushtri gjatë viteve 1990.


Koncerti i Laibah është vetëm njëri nga disa dhjetra që po mbahen me sponsorizimin e Otpor-it në të gjithë Serbinë. "Ne e dimë se Laibah paraqet disa pyetje vërtet kritike për Serbinë," thotë Milja, duke iu referuar kryesisht përdorimit të imazheve dhe shenjave fashiste dhe kryqit të thyer nazist nga ana e grupit për të vënë në lojë ideologjitë autoritariste. "Por ne nuk kemi frikë nga këto pyetje. Nëse Serbia dëshiron të shërohet, ajo nuk mund të ketë frikë."


Pol Hokenhos është një bashkëpunëtor i rregullt i IWPR-së.


Frontline Updates
Support local journalists