Rikthimi i Tugjmanit

Djali i ish presidentit po nderton nje aleance te re te krahut te djathte ndermjet Kroateve te zemeruar nga Haga. Por edhe gjykata mund te jete vene ne gjurme te tij.

Rikthimi i Tugjmanit

Djali i ish presidentit po nderton nje aleance te re te krahut te djathte ndermjet Kroateve te zemeruar nga Haga. Por edhe gjykata mund te jete vene ne gjurme te tij.

Miroslav Tugjman, djali 52 vjecar i ish presidentit, po pergatitet te drejtoje nje koalicion te krahut te djathte per te shfrytezuar dobesine ne rritje te qeverise se qendres se majte te drejtuar nga Kryeministri Ivica Racan.


Per disa muaj pas vdekjes se Franjo Tugjmanit me 10 Dhjetor, 1999, djali i ish presidentit ka mbetur jo aktiv politikisht. Me pas ai u afrua me ish ministrin e mbrojtjes Andrija Hebrang, me te cilin ai ka punuar ngushte kur drejtonte Sherbimin Sekret Kroat.


Per me teper se nje vit, Tugjmani i ri ka drejtuar Levizjen per Identitet dhe Prosperitet Kroat, ne te cilen jane anetaresuar shume nga ish zyrtaret e larte te periudhes se babait te tij ne ushtri, polici dhe sherbimet sekrete. Ai se fundi ka njoftuar se levizja do te shnderrohet ne nje parti te vertete politike, te quajtur Rilindja e Vertete e Kroacise, CTR, ndersa Tugjman do te jete presidenti i saj.


"Tugjman eshte Coca-Cola jone," ka shpjeguar Nenad Ivankoviq, nje aleat i Tugjmanit dhe redaktor i se perditeshmes Vjesnik gjate sundimit te babait te tij. Tugjman eshte nje marke e njohur dhe, Ivankoviq mendon se ai do te kete sukses ne tregun politik.


Per momentin, tregu po kthehet nga e djathta per shkak te kundershtimit te publikut per ekstradimin e te dyshuarve Kroate per krime lufte ne gjykaten e Hages. Ky ndryshim ka qene evident ne zgjedhjet lokale te muajit Maj, kur levizja e Tugjmanit morri shtate perqind te votave, megjithese ajo nuk ishte rregjistruar si parti.


Qe prej asaj kohe, ambicjet e Tugjmanit jane shtuar shume. CTR kerkon te drejtoje nje "bllok Kroat" te se djathtes ekstreme, parti nacionaliste si Partia Kroate e te Drejtave dhe Bashkimi Demokristian Kroat, te cilat kontrollojne rreth pese perqind te elektoratit.


Thuhet se Tugjmani i ri ka vendosur te mos perpiqet te zevendesoje te jati ne krye te Bashkimit Demokratik Kroat, HDZ, sepse ai nuk mendonte se mund te zgjidhej kryetar i kesaj partie. Por shume anetare radikal te HDZ-se kane gjithashtu simpati per Tugjmanin dhe partine e tij.


I mbeshtetur nga ish anetare te HDZ-se dhe nje pjese e rendesishme e drejtuesve Katolik, Tugjman ka bere nje fushate te madhe kunder bashkepunimit me gjykaten nderkombetare ne Hage dhe ekstradimin e ndonje gjenerali tjeter ne Hollande.


Pasi Presidenti Kroat Stjepan Mesiq "nxorri ne pension" shtate gjenerale vitin e kaluar, Tugjman ka shkruajtur nje leter te hapur ku paralajmeronte se qeveria po e conte vendin ne "prag te kaosit dhe konfliktit". Ndermjet gjeneraleve eshte edhe Mirko Norac, i cili per momentin eshte i burgosur ne burgun e Rijekes, ku eshte ne pritje te gjykimit per akuza se ka kryer krime lufte ndaj civileve Serbe ne dimrin e vitit 1991.


Nje tjeter perkrahes i Tugjmanit eshte Gjenerali Ante Gotovina, i cili qendron i fshehur qe prej momentit kur policia Kroate ka leshuar nje urdher arresti pas akuzave te ngritura ndaj tij nga Haga.


Antipatia e Tugjmanit ndaj Hages eshte e kuptueshme. Ne akuzat e ngritura ndaj Gotovinas, emri i babait te tij eshte permendur si "bashke fajtor" per krimet e kryera kunder Serbeve ne Kroaci.


Megjithate, ambicjet e tij gjithashtu mund te pesojne nje shkaterrim pikerisht si rezultat i akuzave te gjykates. Si kreytar i agjensise me te fuqishme te spiunazhit ne Kroaci gjate gjithe kohes se sundimit te babait te tij, Tugjman konsiderohet nga shume njerez si pergjegjes per operacionet e Ushtrise Kroate gjate luftes ne Bosnje dhe Herzegovine. Ai u largua nga posti i tij vetem pas humbjes se HDZ-se ne zgjedhjet e Janarit 2000.


Personeli i agjensise se spiunazhit dhe njerez te tjere mendohet se kane luajtur nje rol te rendesishem ne mbulimin e aktiviteteve te forcave Kroate ne fshatrat Boshnjake ne Ahmici, prane Vitezit, ne Prill 1993, kur mbi 100 Boshnjake u vrane brutalisht. Sipas se perjaveshmes se Zagrebit Nacional, te dyshuarit - Ante Sliskoviq, Pasko Ljubiciq, Miroslav Bralo Cicko dhe Vlado Cosiq - kane marre dokumente fallso nga agjensia e Miroslav Tugjmanit, dhe tani jetojne haptazi ne Zadar.


E njohur per lidhjet e saj te ngushta me komunitetin e sherbimeve sekrete, Nacional ka njoftuar ne numrin e saj te fundit se ne Korrik, Haga ka nisur nje hetim ndaj Miroslav Tugjmanit dhe 30 njerezve te tjere te rendesishem.


Hetimet e gjykates deri tani, kane shkaktuar probleme politike per Kryeministrin Racan. Per cdo hetim te nisur, e djathta gjithnje prezente e Kroacise ka marre nje mbeshtetje te madhe ne publik. Ne Shkurt, e djathta ka organizuar demonstrata te medha ne mbeshtetje te Gjeneralit Norac, per te cilin ishte kerkuar ekstradimi per vrasjet e Serbeve ne fshatin Gospiq ne vitin 1991. E djathta ka premtuar se do te organizonte protesta te tjera nese Gjenerali Gotovina do te ekstradohet per vrasjet ne vitin 1995 ne Knin.


Racan ka hedhur poshte artikullin e botuar ne Nacional, por ka pranuar se Haga kishte kerkuar disa dokumente qe kishin te benin me operacionet Kroate ne Bosnje. Megjithate, nje vit me pare, ai kishte deklaruar per Radio 101 te Zagrebit se Miroslav Tugjman ndoshta nje dite do te gjendej para gjykates.


Kryeministri eshte shume me i dobet tani sesa nje vit me pare. Ndersa gjendja ekonomike vazhdon te rendohet dhe gjithnje e me teper njerez humbasin shpresat se aleanca Social-Demokrate do te arrije te mbaje pushtetin, opinioni publik duket se po kthehet ne favor te se djathtes.


Tugjmani i ri e di shume mire kete gje, dhe po perdor kete hapesire frymemarrje per te pergatitur kandidaturen e tij per president. Kjo mund te ndodhe, vetem nese ajo gjykate te cilen tani po e shfrytezon per ngritjen e tij nuk arrin ta rrezoje me pare.


Dragutin Hedl, redaktor i projektit te IWPR-se ne Kroaci, eshte nje gazetar i Feral Tribune.


Frontline Updates
Support local journalists